Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kurti e Osmani presin në takim Abdixhikun

Lajme
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe pretendentja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për t’u konsultuar rreth konstituimit të institucioneve. Ky është takimi i fundit, në kuadër të diskutimeve që kanë pasur fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit me partitë parlamentare. Kreu i LDK-së është shoqëruar në këtë takim nga Kujtim Shala./KP ...
Komentet te Kurti e Osmani presin në takim Abdixhikun Janë të Mbyllura

​Jasharaj: Java e ardhshme pushim i zorit

Lajme
Komiteti anti-COVID, pasditen e sotme do të vendos nëse institucionet në arsimin para-universitar do të hyjnë në pushim njëjavor, ashtu edhe siç ka propozuar MASh, udhëheqësit e IKShP-së, ShSKUK-së dhe SBAShK-ut. Të njëjtat po kërkojnë që në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë të rishikohet mundësia për mbajtjen e mësimit “online”. Ndërkohë, që një propozim të tillë nuk po e përkrah edhe Këshilli i Prindërve. SBAShk gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin nw detyrw, Avdullah Hoti, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKShP-së, Naser Ramadani, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, dhe me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tregon për KosovaPress, se ...
Komentet te ​Jasharaj: Java e ardhshme pushim i zorit Janë të Mbyllura

Gjenerallejtënant Rrahman Rama në vizitë zyrtare në Itali

Lajme
Me ftesë zyrtare të homologut të tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ishte në vizitë zyrtare katërditore në Republikën e Italisë. Me këtë rast, me nderimet më të larta ushtarake, ai u pritë nga autoritetet më të larta ushtarake italiane. Nëpërmjet një komunikate për media Ministria e Mbrojtjes, tregon se “Në takimet përkatëse u diskutua për format e implementimit të planit të veprimit në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të dy forcave. Nga ana e tij, gjeneral Rama, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë të shtetit dhe forcave italiane për rolin e tyre të madh në kuadër të misionit të KFOR-it në përgjithësi si dhe për kontributin e ...
Komentet te Gjenerallejtënant Rrahman Rama në vizitë zyrtare në Itali Janë të Mbyllura

Njoftim shtesë (Video)

Lajme
Mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, sallën P-38, ora 16:00) Do të ketë video-Live/KP/ DN ...
Komentet te Njoftim shtesë (Video) Janë të Mbyllura

​Osmani takim virtual me drejtoreshën e USAID: Prioritet sigurimi i vaksinës kundër COVID-19

Lajme
U.d. Presidentja Vjosa Osmani mbajti sot takim virtual me drejtoreshën e USAID-it, znj. Lisa Magno Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim virtual me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno. Magno, e uroi u.d.Presidenten Osmani për fitoren në zgjedhje, dhe duke i uruar sukses të mëtejmë në punën e saj. Ajo shprehu interesimin e saj për përgatitjet që janë duke u bërë për formimin e institucioneve të reja, dhe për prioritetet e qeverisjes së ardhshme. U.d presidentja Osmani theksoi se ndër prioritetet e para do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe i vaksinës kundër Covid-19, për ...
Komentet te ​Osmani takim virtual me drejtoreshën e USAID: Prioritet sigurimi i vaksinës kundër COVID-19 Janë të Mbyllura

Qeveria mund të formohet në të njëjtën ditë me Kuvendin

Lajme
Qeveria Kurti mund të formohet në të njëjtën ditë kur konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendin e Kosovës. Më 22 mars, kryetari i Kuvendit, i cili njëkohësisht bëhet edhe ushtrues detyre i presidentit ka kompetenca të plota ta dekretojë si mandatar për kryeministër, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Sipas Albert Krasniqit nga “Demokracia Plus”, të zgjedhurit e popullit nuk kanë ndonjë rregull kushtetues ose juridik që ia përcakton ta zgjedhin presidentin, para ekzekutivit. Krasniqi për KosovaPress thotë se kuorumi për zgjedhjen e presidentit bëhet vetëm në kutitë e votimit. Derisa shpreh mëdyshje rreth arritjes së konsensusit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente. Krasniqi: Nuk ka një rregull se ...
Komentet te Qeveria mund të formohet në të njëjtën ditë me Kuvendin Janë të Mbyllura

Qeveria miraton Koncept Dokumentin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore

Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese/elektronike, e 71-ta me radhë, në të cilën ka miratuar një vendim dhe një Koncept Dokument nga fusha e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore. Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar koncept dokumentin për kontrollin e ndihmës shtetërore. “Qeveria e Kosovës, sot po ashtu ka miratuar Koncept Dokumentin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, i cili synon të arrijë ndryshimin e politikave ekzistuese në përafrimin e legjislacionit të ndihmës shtetërore të Kosovës me Acquis të Ndihmës Shtetërore të BE-së në kontekstin e zotimeve për krijimin e një ...
Komentet te Qeveria miraton Koncept Dokumentin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore Janë të Mbyllura

​Nitaj, vendos pezullimin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës

Ekonomi
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se ka vendosur pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të “Postës së Kosovës” me arsyetimin se nuk është respektuar Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Në komunikatën për media nga MEA, thuhet se “Në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, e cila është aksionar në Ndërmarrjen Posta e Kosovës, dhe me rekomandim të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, kam kërkuar pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të ‘Posta e Kosovës’”. Ndër arsyet kryesore të kërkesës për pezullim ka qenë fakti se nuk është respektuar neni 15.1 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ku ...
Komentet te ​Nitaj, vendos pezullimin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës Janë të Mbyllura

KIPRED: Institucionet pa koordinim për t’iu kundërvë përpjekjeve malinje ruse kundër Kosovës

Lajme
KIPRED prezantoi sot raportin e politikave “Kundërvënia operacioneve malinje informative ruse: Kapacitetet dhe koordinimi institucional qeveritar i Kosovës”, ku thuhet se Zyra e Presidentit (ZP), Zyra e Kryeministrit (ZKM), dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), as nuk i kanë kapacitetet themelore, dhe as nuk janë të koordinuara lidhur me kundërvënien ndaj përpjekjeve malinje ruse kundër Kosovës. Ky raport i politikave i përkrahur nga Open Information Partnership me seli në Londër, i shqyrton dhe i vlerëson kapacitetet institucionale dhe koordinimin ndër-institucional të institucioneve të Qeverisë së Kosovës për t’i treguar dhe për t’iu kundërvënë operacioneve malinje informative ruse kundër Kosovës. “Gjetjet e hulumtimit japin dëshmi të mjaftueshme që ...
Komentet te KIPRED: Institucionet pa koordinim për t’iu kundërvë përpjekjeve malinje ruse kundër Kosovës Janë të Mbyllura

Kamberi: Provokimet e Vuçiqit çojnë Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve të reja

Lajme
Publikimi i fotografisë së hartës ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë po shihet si provokim i radhës nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Kështu thotë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi derisa thekson se i gjithë qëllimi i Vuçiqit është që të tensionojë situatën dhe të nxisë reagime të pamatura nga ana e Kosovës. Kamberi në intervistë për KosovaPress thotë se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian duhet të dërgojnë sinjale të qarta që Vuçiq të ndërpresë provokimet dhe se të tilla provokime çojnë Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve të reja. Kamberi: Vuçiqi ka për qëllim të provokoj situatën dhe të nxisë reagime të pamatura nga e Kosovës VIDEO ...
Komentet te Kamberi: Provokimet e Vuçiqit çojnë Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve të reja Janë të Mbyllura