Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Ja sa para u shpenzuan për përgatitjen e sportistëve në gara ndërkombëtare

Sport
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ciklit olimpik 2017 – 2020 për dërgimin e rreth 80 sportistëve në kampe përgatitore para garave ndërkombëtare, janë shpenzuar 222,297.86 euro. Sipas KOK, Përfituese ishin sportistët e federatave të xhudos, skitari, boks, shigjetari, shenjëtari sportive, atletikë, karate, not, mundje, pingpong, tenis, çiklizëm, gjimnastikë, peshëngritje, taekwondo, volejboll./KP ...
Komentet te ​Ja sa para u shpenzuan për përgatitjen e sportistëve në gara ndërkombëtare Janë të Mbyllura

​S’ka liberalizim të vizave, Von-Cramon i kërkon qeverisë së ardhshme t’i bindë vendet skeptike

Lajme
Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duket në horizont as këtë vit. Pandemia dhe zgjedhjet në disa shtete evropiane, pritet ta pamundësojnë vendimmarrjen e Këshillit të BE-së, për lëvizjen e lirshme të kosovarëve në zonën shengen. Megjithatë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon i kërkon qeverisë së ardhshme të punojë dhe përfshihet në dialog me vendet skeptike për t’i bindur se meriton liberalizimin e vizave. Në një përgjigje për KosovaPress, ajo thotë se më e rëndësishmja që të bindet është qeveria franceze. “Liberalizimi i vizave është në dorën e Këshillit: Janë vendet anëtare të BE-së ata që do të duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e ...
Komentet te ​S’ka liberalizim të vizave, Von-Cramon i kërkon qeverisë së ardhshme t’i bindë vendet skeptike Janë të Mbyllura

​“Vizitat e fëmijëve para moshës 3 vjeçare te dentisti të bëhen të detyrueshme”

Shqipëri
20 marsi është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Oral. Kjo është një ditë ndërkombëtare e përcaktuar nga Federata Dentare Botërore që nga viti 2013. Qëllimi i kësaj dite është për të promovuar ndërgjegjësimin botëror për çështjet rreth shëndetit oral dhe rëndësinë e higjienës së gojës. Dentisti i fëmijëve Xheladin Ujkani, njëherit udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral, kërkon nga qeveria në ardhje, përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, që vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme para moshës tre vjeçare. Duke marrë parasysh se dhëmbët e qumështit kompletohen para moshës tre vjeçare, nëse jo më herët, kjo ...
Komentet te ​“Vizitat e fëmijëve para moshës 3 vjeçare te dentisti të bëhen të detyrueshme” Janë të Mbyllura

​Dita ndërkombëtare e lumturisë

Lajme
Bota vërtet ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje dhe prandaj Kombet e Bashkuara e shpallën Ditën ndërkombëtare të Lumturisë. Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars./KP ...
Komentet te ​Dita ndërkombëtare e lumturisë Janë të Mbyllura

11.812 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 5.102 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 828 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 80.621 raste nga 375.967 persona të dyshimtë në ...
Komentet te 11.812 raste aktive me Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

​Parashikimi i motit për sot

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të përcjella edhe me rreze dielli. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, deri sa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi që dita e shtune parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet te ketë reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit!/KP ...
Komentet te ​Parashikimi i motit për sot Janë të Mbyllura

​Sot në Kukës vaksinohen 250 mjekë kosovarë

Shëndetësi
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë. FSSHK falenderon kryeministrin Rama, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani për angazhimin e pashoq./KP ...
Komentet te ​Sot në Kukës vaksinohen 250 mjekë kosovarë Janë të Mbyllura

LDK sot zgjedh kryesinë e re të partisë

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë për herë të parë Këshillin e ri Drejtues. Pikat e rendit të ditës do të jenë platforma e kryetarit të LDK-së dhe zgjedhja e kryesisë së re. Mbledhja do të mbahet në Emerald Hotel në ora 14:00. Kujtojmë se të dielën e kaluar Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së, ndërsa kundërkandidatë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa./KP ...
Komentet te LDK sot zgjedh kryesinë e re të partisë Janë të Mbyllura

USHQIMET QË NUK DUHET T’I KONSUMONI PARA GJUMIT

Lajme
Disa nga ushqimet, që ndoshta hyjnë në listën e më të preferuarave për ju, nuk duhet assesi të konsumohen para gjumit.   Në mënyrë që të bëni gjumë të rehatshëm dhe të ndjeheni të fuqishëm të nesërmen, disa ushqime duhet t’i shmangni, Ja lista e ushqimeve “të ndaluara” para gjumit: Brokoli Brokoli, lulelarka dhe lakrat e vogla (Brussels sprouts) hyjnë në listën e ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni para gjumit. Dietologia Elissa Goodman ka theksuar se këto perime mund të ndikojnë në pagjumësi, sepse hyjnë në familjen e ushqimeve që nuk treten shpejt. Këto ushqime preferohen të konsumohen gjatë ditë Djathi Mjeku Joseph Murray, ka deklaruar se djathi mund ...
Komentet te USHQIMET QË NUK DUHET T’I KONSUMONI PARA GJUMIT Janë të Mbyllura

Gjermania mund të rikthejë bllokimin total

Rajoni dhe Bota
Gjermania nuk duhet të ngurrojë të ndërmarrë masa urgjente dhe të kthehet në një bllokim të rreptë, nëse është e nevojshme, tha sot kancelarja Angela Merkel, pas një takimi të nivelit të lartë midis qeverisë federale dhe shteteve në lidhje me vaksinimin e ngadaltë të vendit. Përfaqësuesit shtetërorë dhe federalë kishin rënë dakord të vendosnin një bllokim të rreptë për të parandaluar përhapjen e virusit, nëse e ashtuquajtura shkallë e incidencës shtatëditore arrin sërish më shumë se 100 raste për 100 000 banorë, raporton ATSh. “Po shpresoja se do t’ia dilnim pa përdorur këtë frenë urgjence, por kjo nuk do të jetë e mundur, nëse shoh zhvillimin e ditëve të ...
Komentet te Gjermania mund të rikthejë bllokimin total Janë të Mbyllura