Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23 prill 2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj personave L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në një komunikatë për media thuhet se Prokurori i Shtetit, më datë 17.04.2019, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimit, me ç’ rast i ka zhvilluar të gjitha hetimet lidhur me këtë rast, ka dëgjuar të gjithë të pandehurit veç e veç, (më datë 05.08.2019 është dëgjuar i pandehuri L.A.) dhe në bazë të provave dhe dëshmive të ...
Komentet te Prokuroria deklarohet rreth aktakuzës ndaj Liburn Aliut Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ish-kreu i Kushtetueses Enver Hasani deklaroi sot se vendi duhet të bëhet me president deri më 5 maj, kur bëhen gjashtë muaj nga dorëheqja e Hashim Thaçit nga kjo pozitë, përndryshe sipas tij vendi do të kthehet më 17 shkurt 2008. Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se Kushtetuta e përcakton që pas Vjosa Osmanit s’mund të ketë edhe një ushtrues të detyrës së presidentit. “S’mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtruesit të detyrës. Shkatërrohet institucioni i presidentit [nëse nuk zgjedhjet presidenti]. S’ka presidencë dhe kapërcehet në vitin zero – në ditën e shpalljes së pavarësisë. Sot nuk ke president. Kushtetuta nuk e thotë që ushtruesi i detyrës ...
Komentet te Hasani: Nëse deri më 5 maj nuk zgjidhet presidenti, kthehemi në ditën e shpalljes së pavarësisë Janë të Mbyllura
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Xhafer Tahiri deklaroi sot se qëndrimi i kësaj partie për zgjedhjen e presidentit të ri do të qartësohet pas takimit që do të ketë kryetari Lumir Abdixhiku me Vjosa Osmanin. Ai në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini tha se personalisht mendon se deputetët e LDK-së duhet të votojnë pro Vjosa Osmanit si presidente, por për një gjë të tillë do të vendosin organet drejtuese të partisë. “Në radhë të parë unë mendoj se LDK s’duhet të ketë votë kundër Vjosa Osmanit”, tha Tahiri./KP ...
Komentet te Tahiri: LDK s’duhet të ketë votë kundër Vjosa Osmanit Janë të Mbyllura
Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll Bernard Challandes dhe futbollisti Valon Berisha kanë folur në një konferencë për media, para miqësores kundër Lituanisë nesër në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45. Challandes shfrytëzoi rastin të tregojë rëndësinë e ndeshjes së nesërme kundër një kundërshtari të fortë, përcjell KosovaPress. Challandes: Do ta fillojmë këtë kampanjë me një miqësore të rëndësishme kundër Lituanisë “Jemi para një kampanje të re kualifikuese për botërorin 2022, megjithatë para se të fillojmë këtë kampanjë, ne kemi një miqësore me rëndësi kundër Lituanisë. Besoj që është ndeshje që vjen në kohë goxha të mirë për ne, është ndaj një kundërshtari të fortë, dhe besoj që ...
Komentet te Challandes: Rrahmani vështirë se do të paraqitet kundër Suedisë, ja pse nuk u ftua Daku Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka njoftuar sot gjatë një takimi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde rreth zhvillimeve në këtë parti, platformën e tij politike dhe qëndrimet e LDK-së rreth proceseve politike në të cilat po kalon vendi ynë. Abdixhiku me këtë rast falënderoi diplomatin Rohde për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve. Ndërsa, ambasadori Rohde e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën dhe ofroi mbështetjen e tij në thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve. /KP ...
Komentet te Abdixhiku priti në takim ambasadorin Rohde Janë të Mbyllura
Kruajtja e lëkurës ndodh për një numër arsyesh. Përveç pickimit të insekteve, kruajtja mund të ndodhë edhe si një reaksion alergjik. Kjo gjendje mund të ndodhë në zona të vogla të trupit, siç është krahu ose këmba, por gjithashtu mund të ndjeni kruajtje në të gjithë trupin tuaj. Ndonjëherë ajo zgjat për një kohë të gjatë dhe shkakton një ndjenjë shumë intensive. Ndërsa gërvishtni ose fërkoni zonën, vetëm intensifikoni kruajtjen. Nëse kruajtja zgjat më shumë se dy javë dhe pavarësisht nga gjithçka që keni bërë, nuk ka ndonjë përmirësim, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun ose dermatologun. Por mund të përpiqeni të ndihmoni veten me disa mënyra natyrore për të ...
Komentet te Kruajtja e lëkurës: Ja se si ta zgjidhni problemin në mënyrë natyrale Janë të Mbyllura
Nuk është saktësisht një skenë nga seriali “Walking Dead”, por studiuesit në Universitetin Ilinois në Çikago (UIC) kanë zbuluar se, pak orë pas vdekjes, disa qeliza të trurit jo vetëm që mbeten aktive, por në të vërtetë rrisin aktivitetin. Në një studim të ri të botuar në Scientific Reports, studiuesit gjetën të ashtuquajturat “gjene zombie” madje “rriten në përmasa gjigande” pasi të vdesim, sipas UIC. Studiuesit analizuan shprehjen e gjenit në indet e freskëta të trurit të mbledhura gjatë operacionit rutinor të trurit për të simuluar intervalin pas vdekjes dhe vdekjen, dhe gjetën se shprehja e gjeneve në disa qeliza u rrit pasi një person vdes. “Gjenet zombie” ishin specifike ...
Komentet te “Gjenet e Zombit”? Studiuesit zbulojnë se disa qeliza të trurit rrisin aktivitetin pas vdekjes Janë të Mbyllura
Të gjitha këshillat për të cilat interesoheni mund t’i gjeni në internet ose në libra të shumtë, por ka disa këshilla që duhen shmangur me çdo kusht sepse ato vetëm mund t’ju dëmtojnë. Këta janë kryesisht ata që këshillojnë se si të jenë produktivë dhe të shëndetshëm, por shumica e këtyre këshillave u dedikohen disi grave. Në fakt, burrat mund të përsërisin vazhdimisht të njëjtat gjëra dhe të marrin të njëjtat rezultate, ndërsa te gratë ndikon cikli hormonal, sipas të cilit ato do të bëjnë një program të aktiviteteve fizike, vakteve dhe gjërave të tjera që janë më mirë të bëhen në një pjesë tjetër të muaj. Alisa Viti është ...
Komentet te Nëse dëshironi ta bëni jetën tuaj më të lehtë, shmangni këto tri këshilla me çdo kusht Janë të Mbyllura
Një lëng i fuqishëm për të përmirësuar imunitetin, i cili mund t’ju ndihmojë të mbani shëndetin në këto kohë sfiduese. Heq gjithçka që dëmton trupin! Përbërësit: – 4 karota të mesme; – 2.5 cm rrënjë xhenxhefili; – 2 limona (të qëruar); – 2 thelpinj hudhër; – 1 lugë gjelle uthull molle. Përgatitja: Vendosni përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh. Pini lëngun që merrni për dy ditë. Pihet tri herë në ditë. Ruajeni pjesën tjetër në frigorifer. Nuk duhet të qëndrojë më gjatë se 36 ditë. Ky lëng me sukses humbet peshë, ul presionin e gjakut dhe forcon imunitetin. Karotat forcojnë muret e enëve të gjakut dhe muskujt e zemrës, ...
Komentet te Një pije e fuqishme për imunitetin, por edhe për humbjen e peshës – largon gjithçka të dëmshme nga trupi! Janë të Mbyllura
Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (PAAC) ka përgëzuar popullin e Kosovës dhe krerët e institucioneve të reja me rastin e formimit të Qeverisë së re të drejtuar nga kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje. Në një komunikatë për media, Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan thekson rëndësinë e stabilitetit politik në Kosovë, duke kujtuar se Serbia po forcon pozitën teksa krimet e saj fillojnë të zbehen në histori, andaj partnerët perëndimorë, në veçanti SHBA kanë nevojë për një homolog të besueshëm në mënyrë që ta sjellin Kosovën më afër Evropës, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara. PAAC u bën thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku për të zgjedhur ...
Komentet te Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan uron Qeverinë Kurti, kërkon zgjedhjen e presidentit të ri Janë të Mbyllura