Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Deputetja e LDK-së: Duhet ta votojmë Vjosën presidente

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente dhe u ka bërë thirrje kolegëve të saj që të qëndrojnë në sallë ditën kur zgjidhet presidenti. Bunjaku-Rexhepi këto komente i bëri në një prononcim përmes telefonit në televizionin Kanal 10, ku tha se ajo do ta votojë Osmanin ditën e zgjedhjes. “Tani për tani nuk kemi vendim të prerë si do të sillen deputetët e LDK-së kur të vije momenti i votimit të presidentes. Unë personalisht dua të rri në sallë dhe të votojë pro zonjës Osmani”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi, duke shtuar se LDK do të dalë me një qëndrim ...
Komentet te Deputetja e LDK-së: Duhet ta votojmë Vjosën presidente Janë të Mbyllura

​Më 30 mars, konferenca e tretë në rastin kundër Gucatit dhe Haradinajt

Lajme
Konferenca e tretë për ecurinë e çështjes kundër krerëve të UVL të UÇK-së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj do të mbahet më 30 mars, me fillim në ora 15:00, njoftoi sot Gjykata Speciale në Hagë. Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së, Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj u konfirmua më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca për media dhe aktivitete të tjera të ...
Komentet te ​Më 30 mars, konferenca e tretë në rastin kundër Gucatit dhe Haradinajt Janë të Mbyllura

Musliu: Kërcënimi se nëse s’zgjidhet Vjosa presidente shkojmë në zgjedhje të reja, është shantazh

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e ka konsideruar shantazh, siç u shpreh ajo, kërcënimin se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente, atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja. Ajo në një postim në Facebook ka thënë se PDK nuk ka asnjë përgjegjësi për krijimin e institucioneve të reja, pasi një gjë e tillë i takon shumicës parlamentare. “Partia Demokratike e Kosovës s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja. Është obligim i shumicës parlamentare që t’i zgjedhë kryeparlamentarin, kryeministrin dhe presidentin. Kërcënimi se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente shkojmë në zgjedhje të reja, është shantazh”, shkruan Musliu. Ndryshe, deputetja nga radhët e ...
Komentet te Musliu: Kërcënimi se nëse s’zgjidhet Vjosa presidente shkojmë në zgjedhje të reja, është shantazh Janë të Mbyllura

​Haradinaj nderon me medalje familjen Dervishaj nga Zabllaqi i Istogut

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka nderuar familjen Dervishaj nga Zabllaqi i Istogut me medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare. Ai në një postim në Facebook përkujton se familja Dervishaj gjatë luftës ka dhënë tre dëshmorë, Mentorin, Menderesin dhe Menhendin. “Shqiptarët janë shembull sakrifice për liri! Isa Jasiqi dhe Selami Çela, bashkatdhetarë që jetojnë në mërgim, veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare shqiptare për disa dekada”, shkruan Haradinaj.  /KP ...
Komentet te ​Haradinaj nderon me medalje familjen Dervishaj nga Zabllaqi i Istogut Janë të Mbyllura

Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri 11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, derisa dje ky numër ishte 8, njofton Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 3461 vaksinime, 2174 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 651 persona. Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin etj. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në ...
Komentet te Koronavirusi në Shqipëri, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

​Duka kërkon nga kryeministri Rama numër simbolik të tifozëve në stadium

Sport
Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë Armand Duka ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama, që në ndeshjen kundër Anglisë të lejohet një numër i reduktuar i tifozëve në stadium, siç e lejon edhe UEFA. Duka iu drejtua kryeministrit të Shqipërisë, pasi shumë kërkesa për lejimin e një numri simbolik të tifozëve në stadium drejt Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve ishin refuzuar, përcjell KosovaPress. Në fjalët drejtuar kryeministrit, Duka tregoi disa arsye se pse duhet të lejohen tifozët në stadium, ku përmendi bizneset e shumta të cilat në grupe masive me njerëz vazhdojnë aktivitetet e tyre. “Duke parë që në vendin tonë shumë biznese me grumbullime masive ...
Komentet te ​Duka kërkon nga kryeministri Rama numër simbolik të tifozëve në stadium Janë të Mbyllura

Dy persona dënohen me ​gjithsej 21 vjet e gjysmë burg për krime lufte në Kosovë

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Z.K.. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, vepër kjo e sanksionuar edhe sipas nenit 3 të Konventës së Gjenevës dhe Protokollit të dytë të saj, si dhe të akuzuarit D.SH. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 LP të RSFJ-së, në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës. Z.K. është shpallur fajtor dhe është dënuar ...
Komentet te Dy persona dënohen me ​gjithsej 21 vjet e gjysmë burg për krime lufte në Kosovë Janë të Mbyllura

Challandes flet për përjashtimin e Aro Muric

Sport
Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë, e cila zhvillohet nesër. Ndër të tjera ai ka folur edhe për përjashtimin e portierit Aro Muric nga kampi stërvitor i kombëtares. “Fillimisht raportimet se ka pasur përleshje fizike mes tij dhe Zhegrovës janë të gjitha false. Arsyeja e përjashtimit të Muric janë çështje disiplinore dhe unë nuk dua të jap më shumë detaje për shkak se do të ishte mos respekt për lojtarin”, tha Challandes./KP ...
Komentet te Challandes flet për përjashtimin e Aro Muric Janë të Mbyllura

​Xhafer Gashi dorëhiqet nga të gjitha strukturat e AAK-së

Lajme
Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Degës së AAK-së në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësit e tij brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si në nivel lokal po ashtu edhe atë qendror, ndërsa do të vazhdojë angazhimin si kryetar i komunës. Kjo dorëheqje, siç ka bërë të ditur vetë Gashi, vjen si rrjedhojë e zhvillimeve brenda strukturës së Aleancës në Obiliq, pas dorëheqjes se nëntë asamblistëve të Kuvendit Komunal, kryesisë së degës, forumit rinor dhe nga 21 nëndegë, 20 prej tyre iu kanë bashkuar kësaj dorëheqjeje dhe shumë aktivistë me të cilët rrugëtuam së bashku. Ai në një postim në ...
Komentet te ​Xhafer Gashi dorëhiqet nga të gjitha strukturat e AAK-së Janë të Mbyllura

​Batatina flet për ndeshjen kundër Prishtinës në Kupën e Kosovës

Sport
Sot është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, ku do të takohen Istogu-Dukagjini dhe Prishtina-Llapi, përcjell KosovaPress. Me këtë rast, trajneri i klubit të Llapit Tahir Batatina kërkoi vëmendje nga lojtarët e tij, pasi kjo ndeshje cilësohet si derbi lokal, por duke mos e nënvlerësuar një kundërshtar të fortë sikurse skuadra e Prishtinës. Batatina: Në Kupë duhet të jesh i vëmendshëm Video “Mendoj se gjithmonë në Kupë duhet të jesh i kujdesshëm dhe i vëmendshëm. Ne e dimë që na pret një ndeshje e vështirë, dy skuadra që ndoshta është dashur të jenë në finale, për arsye se është një derbi lokal ...
Komentet te ​Batatina flet për ndeshjen kundër Prishtinës në Kupën e Kosovës Janë të Mbyllura