Me intensifikimin e reshjeve të borës këto ditë në vendin tonë, Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar në terren me njësitet e saj pavarësisht kushteve dhe rrethanave atmosferike që kanë mbretëruar. Njëkohësisht është kërkuar nga të gjithë që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit apo lëvizjes nëpër rrugë apo zona të ndryshme gjatë reshjeve atmosferike. Më datë 22.03.2021, rreth orës 11:40, në Policinë e Kosovës është pranuar një informatë se në Bjeshkët e Zhurit kishin mbetur të ngujuar nga bora dy persona, të cilët ishin nisur në këmbë rrugës malore, por që kishin vështirësi për të arritur në Zhur. Policia ka filluar organizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit të ...
Komentet te Në Bjeshkët e Zhurit disa persona shpëtohen nga Policia Kufitare e Kosovës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, priti në takimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kreut të ekzekutivit, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, ambasadorin Tomash Szunyog dhe zëvendës shefin e Zyrës së BE-së, Riccardo Serri. Ambasadori Szunyog përsëriti gatishmërinë dhe vullnetin e BE-së për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës në arritjen e synimeve të përbashkëta dhe për përfitimin e qytetarëve të vendit. Ndërsa, kryeministri Kurti informoi ambasadori Szunyog për synimet dhe prioritet e Qeverisë së re të Kosovës. Ambasadori Szunyog u shpreh se prioritetet e qeverisë së re janë edhe prioritetet e BE-së. Në takim ...
Komentet te Kurti priti në takim ambasadorin Szunyog Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, sot pranoi detyrën ministrore që iu dha një ditë më parë nga Kuvendi i Republikës, me votimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti. Gërvalla kërkoi nga zyrtarët e Ministrisë qasje bashkëpunimi dhe punë ekipore, me qëllim që të arriturat dhe suksesi i përbashkët t’i atribuohet shtetit të Kosovës. “Është nder i madh për mua të jem udhëheqëse e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, andaj do ta kisha lutur secilën dhe secilin nga ju, të trokitni pa hezitim në dyert e kabinetit tim, të ofroni eksperiencën dhe mbështetjen tuaj profesionale, në mënyrë që bashkë të mbrojmë sa më ...
Komentet te Donika Gërvalla merr detyrën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Janë të Mbyllura
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon nga Qeveria e re që paga minimale të ngritet në 350 euro. Kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi thotë për KosovaPress se buxheti për kompensimin e punëtorëve që kanë humbur punën gjatë pandemisë duhet të dyfishohet, pasi buxheti aktual kap shumën e përgjithshme 10 milionë euro dhe se kompensimi përfshinë vetëm 11.000 punëtorë. Ai gjithashtu kërkon përmirësimin e kushteve të punëtorëve të sektorit privat pasi mbi 50 për qind e tyre janë pa kontrata punë, gjë e cila i privon ata nga e drejta për benificione që ofron Ligji i punës dhe marrëveshja kolektive. Azemi: Mbi 50 për qind e punëtorëve ...
Komentet te Azemi kërkon nga Qeveria Kurti ngritjen e pagës minimale në 350 euro Janë të Mbyllura
Ministri i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ia dorëzoi sot detyrën ministres së re Arbërie Nagavci. Me këtë rast, Likaj uroi Nagavcin për detyrën e re në këtë sektor të rëndësishëm të jetës në Kosovë. Gjatë takimit, Likaj e informoi ministren Nagavci për punën që është bërë gjatë periudhës sa ka qenë në krye të MASh, me theks të veçantë organizimin e mësimit në kushte të pandemisë, por edhe për proceset që janë duke u zhvilluar. Ministrja Nagavci e falënderoi ministrin Likaj për punën që ka bërë në këtë ministri dhe theksoi se do të vazhdojë me përkushtim punën në institucionin më të lartë të arsimit në vend. ...
Komentet te Ministri Likaj ia dorëzoi detyrën ministres së re të Arsimit, Arbërie Nagavci Janë të Mbyllura
Gjithsej 12 deputetë që morën poste ekzekutive në Qeverinë Kurti 2 kanë humbur mandatet e tyre në Kuvend. Të njëjtit pritet të zëvendësohen nga kandidatët e radhës për t’u ulur në karriget e legjislativit. Prej tyre, nëntë janë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe tre nga komunitet jo shumicë. Ndërkohë, pasditen e sotme, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca ka dorëzuar kërkesën në KQZ për zëvendësimin e tyre. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë për KosovaPress se nesër pritet të mblidhen për të bërë rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësim në Kuvend. Elezi: KQZ ka pranuar kërkesën nga u.d. presidentit për zëvendësimin e deputetëve Video: “KQZ ka pranuar kërkesën nga ...
Komentet te Konjufca dërgon kërkesë për zëvendësimin e 12 deputetëve që humbën mandatet, KQZ nesër mblidhet Janë të Mbyllura
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Sipas komunikatës së lëshuar nga LDK-ja, gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë./KP ...
Komentet te Abdixhiku e njofton ambasadorin Kosnett për rolin e LDK-së si opozitë Janë të Mbyllura
Zyra e Prokurorit të Specializuar, nesër do të kthejë materialin e konfiskuar gjatë bastisjes në selinë qendrore të OVL- UÇK. Këtë lajm e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK, Faton Klinaku, i cili ka treguar se nesër në ora 10:00, avokati i angazhuar në këtë çështje do të shkojë të marrë pajisjet e konfiskuara gjashtë muaj më parë. Ky është njoftimi i tij i plotë: Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në ...
Komentet te Hetuesit e Speciales i kthejnë pajisjet që i konfiskuan në OVL-UÇK Janë të Mbyllura
“Shkëndijë shprese në marsin e përgjakur” titullohet ekspozita në shënim të përvjetorit të 24 marsit të viteve ’98 dhe ’99 në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla”, në Deçan. Me dhjetëra fotografi kanë zënë vend në këtë pjesë, të cilat janë realizuar së fundmi. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se që nga mëngjesi kanë filluar me aktivitete për shënimin e 24 marsit të vitit ’98 dhe ’99. Ramosaj: “Shkëndijë shprese në marsin e përgjakur” – një titull shumë domethënës (Video) “Tani po i përfundojmë aktivitetet e ditës së sotme në nderim të 24 marsit me një pjesë të fotografive, ekspozitë e quajtur “Shkëndijë shprese në marsin e përgjakur”. ...
Komentet te Hapet ekspozita “Shkëndijë shprese në marsin e përgjakur” në Deçan Janë të Mbyllura
Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot Armend Mehaj zyrtarisht pranoi detyrën e Ministrit të Mbrojtjes nga ana e ministrit të deritashëm, Anton Quni. Në pritjen e ministrit Mehaj dhe stafit të tij, përveç ish-ministrit Quni ishin edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneralbrigade Fadil Hadërgjonaj dhe zyrtarë e oficerë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas komunikatës ministrore, me këtë rast, ish-ministri Quni, pasuesit të tij ministrit Mehaj i uroi shumë suksese në punën e tij duke i dorëzuar pakon e dokumenteve kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes. Kurse, nga ana e tij, ministri Mehaj vlerësoi lart ...
Komentet te Armend Mehaj pranoi zyrtarisht detyrën e Ministrit të Mbrojtjes Janë të Mbyllura