Presidenti në detyrë Glauk Konjufca, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici. Ai ka përgëzuar u.d. Presidentin Konjufca për suksesin në zgjedhje, duke ofruar vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë për sigurimin e një ambienti të paqësor për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ndërkaq Konjufca, ka përmendur 24 marsin e vitit 1999, kur ndërhyrja e forcave të NATO-s, shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga shfarosja nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë. Në 22 vjetorin e bombardimeve ndaj caqeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, u.d. Presidenti Konjufca ka falënderuar komandantin Federici për kontributin e shtetit italian, forcave të NATO-s, por edhe ato të KFOR-it, të cilat ndihmuan ...
Komentet te Konjufca takohet me komandantin e KFOR-it: NATO shpëtoi shqiptarët e Kosovës, ne kemi rilindur Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Holanda do ta filloj kampanjën për kualifikim në Kupën e Botës “Katar 2022” me ndeshje kundër Kombëtares së Turqisë, ndeshje kjo në kuadër të Grupit G. Djelmoshat e Frank de Boer janë favoritë që të përfundojnë Grupin në vendin e parë, ndërsa Turqia parashikohet të zë vendin e dytë, dhe të dy kombëtaret janë favorite që të kualifikohen për në “Katar 2022”, përcjell KosovaPress. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Kombëtarja e Turqisë ka një fitore, katër barazime dhe një humbje, kurse Holanda në gjashtë xhirot e fundit ka dy fitore, tre barazime dhe një humbje. Holanda pritet që t’i ketë të gatshëm të gjithë lojtarët e ...
Komentet te Turqia-Holanda, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se në seancën e radhës do ta zgjedhin Vjosa Osmanin presidente të vendit. Ai pasi bëri homazhe tek varri i ish presidentit, Rugova tha se posa të bëhet zëvendësimi i deputetëve do të bëhet edhe hapi i tretë i radhës për konstituimin e institucioneve./KP ...
Komentet te Kurti: Në seancën e radhës do ta zgjedhin Vjosa Osmanin presidente të vendit Janë të Mbyllura
Kampionati Botëror “Katar 2022” vjen sot me disa përballje tejet interesante në kuadër të fazës së kualifikimeve. Edhe pse sot vëmendja do të jetë tek miqësorja e Kosovës me Lituaninë, Kombëtaret si ajo e Holandës, Belgjikës, Francës e Portugalisë do të zhvillojnë ndeshje në kuadër të kualifikimit për në Botërorin “Katar 2022”, përcjell KosovaPress. Kombëtarja e Holandës do të zhvilloj ndeshje si mysafir kundër Turqisë, Belgjika është vendas kundër Uellsit, Franca pret në shtëpi Kombëtaren e Ukrainës, dhe Azerbajxhani ka punë të vështirë si mysafir i Portugalisë. Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022” e gjeni më poshtë. Grupi A 20:45 Portugalia – Azerbajxhani (Stadiumi Allianz) ...
Komentet te “Katar 2022”, zhvillohen sot ndeshjet për kualifikime në Botëror Janë të Mbyllura
Të martën u raportua se ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka aktakuzë lidhur për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Lidhur me këtë aktakuzë të Aliut KosovaPress ka pyetur kryeministrin e Kosovë, Albin Kurti. Kurti nuk ka dashur të flas për raportimet rreth aktakuzës se Prokurorisë së Prishtinës ndaj Aliut. Kurti: Tek vendi i dëshmorëve nuk flasim për politikat e ditës VIDEO “Tek ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politikat e ditës”, tha ai. Ndërkohë që Kurti bashkë me kabinetin qeveritar sot kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. /KP ...
Komentet te Kurti nuk komenton aktakuzën ndaj ministrit Aliu Janë të Mbyllura
Në 22 vjetorin e vrasjes të profesor Latif Berisha dhe atdhetarit Agim Hajrizi, sot kanë bërë nderime kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberaj. Profesor Berisha ishte vrarë në mënyrë mizore nga forcat serbe si shenj hakmarrje për intervenimin e NATO-s kundër caqeve serbe më 24 mars të vitit 1999. Kryetari Tahiri gjatë homazheve tek lapidari i Latif Berishës në vendlindjen e tij në Smrekonicë të Vushtrrisë, tha se puna dhe vepra e profesor Latif Berisha la kujtime të pa shlyera dhe gjurmë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Tahiri: Vepra dhe puna e profesor Latif Berishës do të kujtohet përgjithmonë ...
Komentet te Kryetari Tahiri nderon figurën e profesor Latif Berishës Janë të Mbyllura
Kryeministri i sapo zgjedhur, Albin Kurti nuk pritet të ketë probleme të mbajë postin e shefit të ekzekutivit edhe nëse kontestohet kushtetutshmëria e zgjedhjes së tij. Një gjë të tillë, e konsideroi edhe vet Kurti, i cili tha se nuk është rast për Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja e tij si kryeministër. Ndërkohë edhe njohësit e Kushtetutës, thonë se partitë opozitare nuk kanë materie që ta kontestojnë Kurtin, duke u bazuar në aktgjykimin, ku iu ndalua të njëjtit të garojë si kandidat për deputet. Albert Krasniqi nga Demokracia Plus thotë për KosovaPress nuk ka asnjë bazë ligjore dhe Kushtetuese që t’i pamundësohet Kurtin të jetë kryeministër. Ai shprehet i bindur se në ...
Komentet te Kurti s’pritet të ketë probleme edhe nëse kontestohet në Kushtetuese Janë të Mbyllura
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar para mediave se nuk ka arritur që të marrë sot pajisjet, pavarësisht se ishin vet të ftuar. Gashi pasi ka biseduar me zyrtarë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, ka theksuar se të njëjtit e kanë njoftuar që nuk janë të gatshëm të dorëzojnë pajisjet të cilat i kanë marrë para gjashtë muajve. “Unë kam ardhur këtu me kërkesë të shkruar por ata nuk na i kanë dhënë pajisjet. Pyetja ishte se çfarë kanë gjetur ata në ato pajisjet të konfiskuara me 25 shtator. Dhe tani nga oficeri i prokurorisë speciale në Hagë tha se nuk mund të na i japin sot”, tha Gashi. ...
Komentet te Gashi: EULEX-i na ftoi t’i marrim pajisjet, por nuk na i japi Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ku me fillim nga ora 20:45 të dy skuadrat do të zbarkojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Momentalisht, Kosova nuk është duke kaluar nëpër momente të mira, ku në 11-të ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore, prandaj kjo gjë mund të shfrytëzohet nga “Dardanët” që të kenë motiv për të siguruar fitore, kështu t’ia nisin vitit 2021 me fitore, përcjell KosovaPress. Kosova rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja kundër Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kurse në anën tjetër, Lituania do të shikojë që të befasoj si mysafir, dhe ta vazhdoj aty ku e ka lënë, ...
Komentet te Kosova-Lituania, formacioni i mundshëm i “Dardanëve” Janë të Mbyllura
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot, në 22 vjetorin e vrasjes përkujton veprimtarët Latif Berisha dhe Agim Hajrizi. “Sot, përkujtojmë veprimtarët tanë të shquar të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës, Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizin të cilët u vranë 22 vite më parë të shtëpitë e tyre nga forcat serbe. Prof. Latif Berisha ishte figurë e njeriut të vecantë që përfshinte një mozaik të plotë të angazhimit si poet, profesor, studiues dhe veprimtar politik i shquar. Deri në momentet e tij kulmore të jetës krijuese dhe profesionale, kontributi i tij sa i përket arsimit në gjuhën shqipe në Kosovë, do të jetë shembull për shumë gjenerata. Agim Hajrizi ...
Komentet te Abdixhiku: Latif Berisha dhe Agim Hajrizi do të mbeten ndër figurat më emblematike të Kosovës Janë të Mbyllura