Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Haradinaj: 24 marsi i vitit 1999, nuk ishte një ditë e zakonshme, atë ditë nisi edhe fundi i një okupimi të egër

Lajme
Sot janë bërë 23 vite nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet ‘Epopeja e Dukagjinit’. Këtë ditë të lavdishme e ka kujtuar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ishte pjesë e kësaj beteje. Ai tha se 24 marsi i vitit 1999 nuk ishte një ditë e zakonshme. ‘24 marsi i vitit 1999, nuk ishte një ditë e zakonshme. Përderisa përkujtonim 1-vjetorin e nisjes së luftës në Dukagjin, Gazmendin, Himën dhe Agronin, atë ditë nisi edhe fundi i një okupimi të egër. Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatët e tjerë të NATO-s, mbuluan qiellin me aeroplanë, ...
Komentet te ​Haradinaj: 24 marsi i vitit 1999, nuk ishte një ditë e zakonshme, atë ditë nisi edhe fundi i një okupimi të egër Janë të Mbyllura

79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë

Lajme
79 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 62 janë në oksigjenoterapi. “12 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 79 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 62 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë ...
Komentet te 79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

​Osmani kujton 24 Marsin: Rilindëm për ta ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi premisën e lirisë

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, ku 22 vite më parë NATO filloi bombardimet kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Përmes një statusi në Facebook, Osmani këtë ditë e ka vlerësuar si ditë të shpresës duke thënë se “kur pushteti serb po synonte shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, vendet anëtare të BE-së dhe Aleanca e NATO-s vendosën të parandalojnë një gjë të tillë duke i dhënë fund regjimit gjenocidal të Serbisë”. Ky është statusi i saj i plotë: Sot është Dita e Shpresës! 24 marsi 1999 shënoi kthesë të madhe për fatin tonë – kjo ditë shënoi rikthimin e ...
Komentet te ​Osmani kujton 24 Marsin: Rilindëm për ta ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi premisën e lirisë Janë të Mbyllura

Macron kërkon mobilizimin e studentëve dhe mjekëve në pension për vaksinimin

Rajoni dhe Bota
Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të shpejtojë përpjekjet e vaksinimit të vendit duke mobilizuar studentë dhe personel mjekësor në pension për të ndihmuar në procesin e vaksinimit. ”Pas marrjes së autorizimit të duhur, ata duhet të jenë në gjendje të mobilizohen, njësoj si zjarrfikësit”, tha Macron të martën gjatë një vizite në një farmaci në Francën Veri-lindore, raporton ATSh. ”Vaksinimi është një përparësi kombëtare”, tha ai. Gati 6,4 milionë persona kanë marrë vaksinën e koronavirusit në Francë që nga e hëna në mbrëmje. Në vendin me gati 67 milionë banorë, rreth 4,3 milionë raste koronavirus janë konfirmuar si edhe 92 000 vdekje./KP ...
Komentet te Macron kërkon mobilizimin e studentëve dhe mjekëve në pension për vaksinimin Janë të Mbyllura

​Vetëm edhe një javë afat, rreth 3 mijë zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë

Lajme
Nga rreth 5 mijë zyrtarë publikë sa janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, vetëm 1800 prej tyre e kanë bërë një gjë të tillë, që nga 1 marsi kur ka filluar zyrtarisht deklarimi i pasurisë për zyrtarët e lartë publikë. Nga drejtues të Agjencisë Kundër Korrupsionit po konsiderohet se ky numër është i vogël i atyre që kanë deklaruar pasurinë deri tash, marrë parasysh që deri në përfundim të afatit kanë mbetur edhe një javë. Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion, Afrim Atashi në një intervistë për KosovaPress thotë se të gjithë ata zyrtarë që nuk e deklarojnë pasurinë do të ...
Komentet te ​Vetëm edhe një javë afat, rreth 3 mijë zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë Janë të Mbyllura

​Kurti në Prekaz: Drejtësia për krimet e Serbisë nuk është vënë në vend, gjaku i të rënëve nuk harrohet kurrë

Lajme
Në ditën e parë të punës si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas homazheve, Kurti u shpreh se bashkë me ministrat bërën homazhe tek vendi i flijimit e bashkimit. Kryeministri Kurti para mediave tha se tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, e që rënia heroike e tyre ngriti në këmbë popullin shqiptar dhe i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare. Kurti tha se gjaku i të rënëve nuk humbet kurrë dhe se në Prekaz shkojnë për të kuptuar nga vijnë dhe për të ditur edhe më mirë ...
Komentet te ​Kurti në Prekaz: Drejtësia për krimet e Serbisë nuk është vënë në vend, gjaku i të rënëve nuk harrohet kurrë Janë të Mbyllura

​22 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit

Lajme
Sot mbushen 22 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi, dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit. Avokati Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO nisi bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe. Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars. Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë. Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave ...
Komentet te ​22 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit Janë të Mbyllura

​Prokuroria e Hagës do t’i kthejë sot pajisjet që morën gjatë arrestimit të Gucatit e Haradinajt

Lajme
Prokuroria Speciale në Hagë do t’i kthejë sot pajisjet që i kishte marrë gjatë arrestimit të krerëve të OVL të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së, ka bërë të ditur se zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK në Prishtinë, e kanë njoftuar atë, se sot në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet që kanë marrë më 25.09.2020, kur edhe u arrestuan Gucati dhe Haradinaj. Ai po ashtu ka bërë të ditur se e kanë autorizuar avokatin Tomë Gashi që sot të shkojë t’i marrë pajisjet në zyrat e ...
Komentet te ​Prokuroria e Hagës do t’i kthejë sot pajisjet që morën gjatë arrestimit të Gucatit e Haradinajt Janë të Mbyllura

Sot seanca e radhës për Thaçin e të tjerët

Lajme
Sot seanca e radhës për Thaçin e të tjerët Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve. Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për kinse krime lufte në Kosovë./KP ...
Komentet te Sot seanca e radhës për Thaçin e të tjerët Janë të Mbyllura

Sot shënohet 23-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”

Lajme
Sot bëhen 23 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”. Gjatë ditës së sotme, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit, do të ketë aktivitete të organizuara nga Komuna e Deçanit e të cilat kanë filluar më 22 mars. Me këtë rast ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së për Dukagjin, Ramush Haradinaj, në praninë e Gardës Ceremoniale të Ushtrisë së Kosovës, do të bëjë homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në ora 12:00. Me rastin e kësaj dite kryeministri Albin Kurti do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Kompleksin Memorial “Dëshmorët ...
Komentet te Sot shënohet 23-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” Janë të Mbyllura