Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

NDIKIMI I VITAMINËS E NË TRUPIN TONË

Shëndetësi
Vitamina E është një vitaminë tejet e rëndësishme e cila luan role shumë thelbësore për shëndetin e njeriut.   Ndikimi më i madh i vitaminës E është në parandalimin e shfaqjes së rrudhave, përshpejton largimin e shenjave nga aknet, zbut lëkurën e thatë, ndihmon në shërimin e buzëve të çara, forcon thonjtë, nxit rritjen e flokut e shumë gjëra të tjera. Kjo vitaminë gjendet tek farat, arrat, avokadot, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit si dhe tek bimët me gjethe jeshile. Studimet e fundit tregojnë se nëse vitamina E është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj atakut të zemrës dhe kacereve është më i madh, ...
Komentet te NDIKIMI I VITAMINËS E NË TRUPIN TONË Janë të Mbyllura

KUR “THE ROCK” VENDOS TË SHKELË DIETËN

Lifestyle
Aktori Dwayne “The Rock” Johnson, i njohur për fizikun e tij muskuloz, ka zbuluar për fansat e tij se çfarë ha kur vendos që të shkelë dietën.   48-vjeçari postoi në Instagram foto të pjatave të mbushura me petulla, feta torte, sushi dhe biskota. Gjithashtu, gati për konsumim janë edhe 3 pica të mëdha, ndërkohë që në foto shihet “The Rock” duke ngrënë 2 hamburger./RTK                   ...
Komentet te KUR “THE ROCK” VENDOS TË SHKELË DIETËN Janë të Mbyllura

Gati 13 mijë raste aktive me COVID-19

Lajme
85 mijë e 334 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar që nga 13 marsi i 2020-ës kur edhe u paraqiten raste e para të infektuar me këtë virus në Kosovë. Shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 813 qytetarë. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht janë 12 mijë e 934 raste aktive me COVID-19. Rritja e numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive po vie si neglizhencë e mosrespektimit të masave antiCOVID-19. Kështu thuhet në raportin e fundit të lëshuar nga IKShPK. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe ...
Komentet te Gati 13 mijë raste aktive me COVID-19 Janë të Mbyllura

Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe në Suharekë

Lajme
Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe në Kompleksin Memorial në Suharekë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës. E gjithë kjo për të nderuar viktimat e masakrave serbe mbi popullatën civile 22 vite më parë. Në ora 11:00 Kurti do të bëjë Homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe dhe në ora 11:30 tek Kompleksi i Varrezave në Krushë të Vogël. Ndërsa, në ora 12:30 Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës./KP ...
Komentet te Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe në Suharekë Janë të Mbyllura

​22 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Lajme
Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 22 vite më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën. Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës, përcjell KosovaPress. Për kriminelët serb masakra ishte diçka e zakontë, diçka që sipas tyre duhej të ndodhej vetëm me qëllimin të ...
Komentet te ​22 vjet nga masakra në Krushë të Madhe Janë të Mbyllura

22 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

Lajme
22 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë. E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra. Nga kjo masakër kanë ...
Komentet te 22 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë Janë të Mbyllura

ERA E URON NORËN PËR DITËLINDJE

ShowBiz
Prej urimeve të shumta nga publiku dhe miqtë nuk mungoi edhe ai nga motra Era. Përmes dy fotografive të publikuara në storien e saj në Instagram, këngëtarja e ka uruar për më të mirat motrën e saj. “Urime ditëlindja për motrën time engjëll, ti je një bekim në jetën time të dua”, ka shkruar Era në fotografi./RTK ...
Komentet te ERA E URON NORËN PËR DITËLINDJE Janë të Mbyllura

Anglia në vend të parë, Shqipëria e dyta, ja si duket renditja në Grupin I

Sport
Pas fitores së sotme, Kombëtarja e Shqipërisë ngjitet në pozitën e dytë në tabelë, me pikë të njëjta me Anglinë. Shqipëria siguroi fitore minimale 1:0 në udhëtim kundër Andorrës, kurse Anglia demoloi 5:0 Kombëtaren e San Marinos, përcjell KosovaPress. Me këto fitore, Anglia shkaku i golaverazhit gjendet në vendin e parë, me pikë të njëjta sa ka edhe Shqipëria në vendin e dytë, kurse Hungaria dhe Polonia kanë nga një pikë në pozitat tre dhe katër, dhe Andorra me San Marinon me dy humbjet e sotme kanë zero pikë. Tabelën e Grupit I në kuadër të Botërorit “Katar 2022” e gjeni më poshtë. 1.Anglia – 3 pikë2.Shqipëria – 3 pikë ...
Komentet te Anglia në vend të parë, Shqipëria e dyta, ja si duket renditja në Grupin I Janë të Mbyllura

​Ja si duket Grupi i Kosovës pas ndeshjeve të sotme

Sport
Ndeshjet për kualifikim drejt “Katar 2022” kanë vazhduar edhe sot, ku kemi pasur rast në veçanti të përcjellim edhe përballjet e Grupit B, grup ky në të cilin gjendet edhe Kombëtarja e Kosovës. Befasia më e madhe ishte barazimi 1:1 mes Spanjës dhe Greqisë, ku “La Roja” si vendase nuk mundi të mposhte grekët, kështu duke arkëtuar vetëm një pikë në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për në “Katar 2022”, përcjell KosovaPress. Ndeshja tjetër në kuadër të Grupit B ishte edhe ajo mes Suedisë dhe Gjeorgjisë, ku vendasit siguruan fitore minimale 1:0, kështu duke arkëtuar tre pikë të plota. Kosova është kombëtarja e vetme në grup që nuk ka zhvilluar ndeshje ...
Komentet te ​Ja si duket Grupi i Kosovës pas ndeshjeve të sotme Janë të Mbyllura

Këta janë 4 nënpresidentët e KOK-ut

Sport
Pas zgjedhjes së presidentit të ri të KOK-ut, delegatët e Asamblesë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës, kanë zgjedhur edhe nënpresidentët. Katër nënpresidentët e zgjedhur të Komitetit Olimpik të Kosovës janë: 1. Gazmend Maxhuni 58 vota 2. Milaim Kelmendi 49 3. Eugen Saraqini 38 3. Mimoza Shkodra Bislimi 38/KP ...
Komentet te Këta janë 4 nënpresidentët e KOK-ut Janë të Mbyllura