Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore minimale 1:0 në udhëtim kundër Androrrës, me golin e vetëm në ndeshje të Ermir Lenjanit. Lenjani e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, me golin e tij në minutën e 41’, gol ky i cili doli të ishte vendimtar për tre pikë të rëndësishme të Shqipërisë, përcjell KosovaPress. Shqipëria gjendet në Grupin I, me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon. Pas ndeshjeve të sotme, “Kuq e Zinjtë” pozicionohen të dytit në tabelë, me pikë të njëjta sa ka edhe Anglia në vend të parë, dhe dy pikë më shumë se Polonia dhe Hungaria. Andorra 0 – 1 Shqipëria /KP ...
Komentet te Shqipëria e nis me fitore rrugëtimin drejt “Katar 2022” Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar në epërsi kundër asaj të Andorrës, ku në minutën e 41’ Emir Lenjani shënoi një gjysmë volle në portën e Andorrës. Me këtë rezultat, Shqipëria do të siguronte tre pikë, dhe do të vazhdonte me fitore drejt kualifikimit për në Botërorin “Katar 2022”, përcjell KosovaPress. Momentalisht, rezultati i ndeshjes është 0:1 në të mirë të “Kuq e Zinjëve”./KP ...
Komentet te Lenjani bombardon portën e Andorrës Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, të enjten zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde. Sipas komunikatës ministrore në këtë takim, Ministrja Gërvalla falënderoi ambasadorin Rohde për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të çmuar të shtetit gjerman për Republikën e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë me dekada, mërgatës sonë në Gjermani. “Qeveria e re e Republikës së Kosovës zotohet të punojë në thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët midis dy vendeve tona”, tha drejtuesja e diplomacisë kosovare, duke nënvizuar se bashkëpunimi jo vetëm ...
Komentet te Gërvalla takon ambasadorin Rohde: Zotohemi për bashkëpunimin bilateral me Gjermaninë Janë të Mbyllura
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin, Albin Kurti me rastin e marrjes së detyrës së re. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në tëiter, kryeministri Kurti, i cili ka thënë se me Lajcakun presin bashkëpunim në të ardhmen. “Sot më erdhi një telefonatë nga Miroslav Lajçak i cili më përgëzoi për postin tim të ri si Kryeministër, duke i uruar qeverisë sonë sukses. Presim bashkëpunimin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Kurti./KP ...
Komentet te Lajçak telefonon Kurtin, e uron për postin e Kryeministrit Janë të Mbyllura
Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur Asamblen e tetë Zgjedhore ku edhe është zgjedhur presidenti i ri i saj. Në garë për të parin e KOK ut ishin Besim Hasani, Ismet Krasniqi dhe Linda Shala. Pas procesit të votimit me vota të fshehura, president u zgjodh Ismet Krasniqi me 53 vota. Kryetari i deritanishëm i KOK ut Besim Hasani mori 41 vota kurse Linda Shala 11 vota./KP ...
Komentet te Ismet Krasniqi zgjidhet kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës Janë të Mbyllura
Kandidatja për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës Linda Shala ka paraqitur para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor arsye pse ajo kërkon votën e tyre për presidente. Shala: Kërkojë votën tuaj për një tranzicion të punës së KOK ut “Sot jam para jush që të kërkoj votën për kryetare të KOK ut dhe për mua kjo është një privilegj por edhe një obligim…..Para se të bëjë publike kandidimin tim kam kontaktuar të dy kundërkandidatët e mi dhe kam kërkuar përkrahjen e tyre për kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës me qëllim që nga ky proces të dalim të gjithë fitimtar. Që të unifikohemi dhe të avancojmë punën e Komitetit Olimpik ...
Komentet te Linda Shala: Ja pse po kërkoj udhëheqjen e Komitetit Olimpik të Kosovës Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Zvicrës e ka hapur me fitore kampanjën për kualifikim në Botërorin “Katar 2022”, ku mposhti si mysafirë Bullgarinë. Rezultati përfundimtar ishte 1:3 në të mirë të “Helvetikëve”, ku shkëlqeu futbollisti i Liverpoolit Xherdan Shaqiri, përcjell KosovaPress. Fillimisht, në minutën e 7’ Embolo zhbllokoi rezultatin për 1:0, ku tre minuta më vonë, përmes një asistimi të Shaqirit, Seferovic shënon për 0:2, dhe golin e tretë dhe të fundit e realizoi Steven Zuber, përsëri nga një asistim i Shaqirit në minutën e 13’. Despodov ishte golashënues i vetëm tek Bullgaria, në minutën e 46’. Zvicra tani është në krye të Grupit C, ku gjendet së bashku me Italinë, Irlandën e ...
Komentet te “Katar 2022”, Zvicra e hap kualifikimin me fitore Janë të Mbyllura
Një anije mallrash në pronësi të një kompanie izraelite u dëmtua nga një raketë iraniane në Detin Arabik, por ajo vazhdoi udhëtimin e saj, raporton Reuters bazuar në raportet e mediave izraelite. Agjencia deklaron se faqja informative izraelite “Ynet” njoftoi se anija që lundroi nga Tanzania në Indi nën flamurin e Liberisë, nuk pësoi ndonjë dëm serioz dhe se ishte në gjendje të vazhdonte udhëtimin e saj. Anija është në pronësi të kompanisë “XT Management”, e cila është e vendosur në portin e Haifa, dhe Reuters nuk mund të konfirmojë menjëherë incidentin me kompaninë, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit tha se ata po kontrollonin mediat ...
Komentet te Irani godet një anije mallrash izraelite në Detin Arabik Janë të Mbyllura
Suedia synon sot fitoren, ku do ta filloj kampanjën për kualifikim në Kupën e Botës “Katar 2022”, me ndeshjen e parë si vendase kundër Gjeorgjisë. Rikthimi i veteranit Zlatan Ibrahimovic ka bërë bujë të madhe në mediat suedeze, pasi që rikthehet në pas pesë vitesh me Kombëtaren e Suedisë, përcjell KosovaPress. Pas gjashtë ndeshjeve në të gjitha garat, Suedia ka dy fitore dhe katër humbje, kurse Gjeorgjia ka një fitore, tre barazime dhe dy humbje. Formacionet zyrtare të dy kombëtareve i gjeni më poshtë. Suedi (4-4-2): Nordfeldt; Lustig, Lindelof, Helander, Augustinsson; Claesson, Olsson, Larsson, Kulusevski; Isak, Ibrahimovic Gjeorgji (4-2-3-1): Loria; Giorbelidze, Chabradze, Kashia, Dvali; Kankava, Kvekveskiri; Lobjanidze, Aburjania, Kvaratskhelia; Kvilitaia /KP ...
Komentet te Suedi-Gjeorgji, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Spanja do të synoj që ta nisë rrugëtimin drejt kualifikimit për në “Katar 2022” me fitore, ku do të përballen me Kombëtaren e Greqisë në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B, në të njëjtin ku gjendet edhe Kosova. Vendasit po synojnë që të regjistrojnë fitore sot dhe të vazhdojnë me hapa të sigurt drejt kualifikimit për në “Katar 2022”, kurse Greqia do të kërkoj të rikthehet në këtë kompeticion pasi që para tre vitesh kishte dështuar, përcjell KosovaPress. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Spanja ka dy fitore, tre barazime dhe një humbje, kurse Greqia ka tre fitore, dy barazime dhe një ...
Komentet te Spanjë-Greqi, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura