Raportohet se në objektin e xhamisë dy të dyshuar meshkuj kanë vjedhur para të gatshme nga arka e xhamisë. Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti duke u hetuar nga njësitë policore./KP ...
Komentet te Vjedhin para në xhami, një i arrestohet dhe një në kërkim Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një veturë derisa kishte qenë në lëvizje në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë, konkretisht në fshatin Komoran, kishte rënë në lumë. Ngjarja kishte ndodhur më 24 mars, ku njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjer të dy meshkuj kosovarë. “Vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – viktima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ...
Komentet te Vetura bije në lum, vdes pasagjeri Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 645 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19. Ndërkohë, policia ka shqiptuar edhe 1277 tiketa trafiku. Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve, kanë ndodhur 16 aksident trafiku me të lënduar dhe 33 aksident trafiku me dëme materiale./KP ...
Komentet te 645 për mosrespektim të masave anti-Covid Janë të Mbyllura
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune hetimore dymujore, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Fier. Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” Fier, të cilin e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike, është kapur në kushtet e flagrancës me 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do t’i shiste ,me qëllim kultivimin e tyre si dhe 650 ...
Komentet te Arrestohet një person në Fier, kishte përshtatur lokalin për përdorim droge Janë të Mbyllura
Nis ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për fshatrat Dumincë e Poshtme, Dumnicë e Mesme dhe Dumnicë e Epërme të komunës së Vushtrrisë. Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri sot është bërë inaugurimi i punimeve për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatin e Dumnicës dhe njëkohësisht do të punohet edhe në fshatrat e Artakollit, një projekt në vlerë prej 444 mijë euro donacion nga Qeveria zvicerane përmes CDI-së. “Në kuadër të këtij projekti do të kemi tre rezervuar, dy stacione të pompimit dhe 24 km rrjet të ri përmes së cilit do të furnizohen me ujë Dumnicat dhe një pjesë e Stanovcit. I tërë projekti do të përfundoj deri në fund ...
Komentet te Nis ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për disa fshatra të Vushtrrisë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa e ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe i ka uruar çdo sukses në kryerjen e saj. Ai është shprehur i bindur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti i dy vendeve do të forcohet në të mirë të të dy popujve, dhe ka siguruar kryeministrin Kurti se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në synimin e saj për integrim evropian./KP ...
Komentet te Jansa: Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot, në 22 vjetorin e vrasjes përkujton Bajram, Kastriot e Kushtrim Kelmendin. “Sot bëhen njëzet e dy vite nga vrasja e Avokatit të shquar kosovar, Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit (30 vjeç) dhe Kushtrimit (16 vjeç). Ky krim i tmerrshëm i kryer nga forcat serbe në Prishtinë – në natën e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet Jugosllave – vazhdon të mos gjejë ndëshkueshmërinë e kërkuar tash e 22 vjet. Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë në përpjekje të pashtershme për të denoncuar krimet e kohës nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë. ...
Komentet te Abdixhiku përkujton avokatin Bajram Kelmendi dhe dy bijtë e tij Janë të Mbyllura
Prodhuesi i vaksinave kundër koronavirusit AstraZeneca duhet t’i përmbushë premtimet për furnizimin e Bashkimit Evropian, përpara se të dërgojë doza gjetkë, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, “Kompania duhet të respektojë kontratën që ka me vendet anëtare”, tha ajo pas një takimi të BE-së, të enjten vonë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u tha gazetarëve se “ky është fundi i naivitetit të BE-së”. “Ne duhet t’i bllokojmë të gjitha eksportet për aq kohë sa disa kompani të barnave nuk i respektojnë zotimet e tyre ndaj evropianëve”, tha ai. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se BE-ja “jo vetëm që furnizon veten, por eksporton edhe në botë, për dallim ...
Komentet te BE kërkon nga AstraZeneca t’i përmbushë premtimet Janë të Mbyllura
Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh ka njoftuar se 105 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, ku prej tyre 89 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv dhe 8 pacientë të konfirmuar negativ. Sipas spitalit, 8 pacientë të pakonfirmuar, 55 pacientë me oksigjeno terapi, 2 pacient në CPAP maskë. “Prej stafit të Spitalit Covid Pozitiv janë 8 persona: 3 mjek, 4 infermierë dhe 2 staf administrativ. Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, mbani maskat, distancën dhe higjienën”, thuhet në njoftim./KP ...
Komentet te 55 pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës Janë të Mbyllura
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi ka uruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në urim thuhet se Gjykata Kushtetuese pret bashkëpunim të ndërsjellët në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e kushtetutshmërisë në vend. “Më lejoni t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës, një moment ky me rëndësi të veçantë për ju dhe qytetarët e vendit. Uroj shumë që nëpërmjet vizionit dhe programit tuaj qeverisës të arrini të konsolidoni edhe më tej të arriturat e deritanishme të vendit tonë, në përpjekjet e vazhdueshme për zhvillim demokratik dhe prosperitet. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe unë personalisht, ...
Komentet te Gjykata Kushtetuese uron Kurtin: Presim bashkëpunim në forcimin mëtutjeshëm të sundimit të ligjit Janë të Mbyllura