Me rastin e ndarjes nga jeta të artistit Rasim Thaçi – Cima, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi, ku thuhet se Cima u dha buzëqeshje e i ngrohi zemrat tona në ditë gëzimi, e sidomos në ditët më të rënda për vendin tonë. “E nderuara familje Thaçi, Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – Cima. Cima do të mbetet artisti jonë më i dashur për shumë breza që e kanë ndjekur në skenë, e kanë shikuar në television dhe e kanë duartrokitur për shumë vite. Cima u dha buzëqeshje e i ngrohi zemrat tona në ditë ...
Komentet te Abdixhiku: Cima do të mbetet artisti jonë më i dashur për shumë breza Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës së kryeministrit. Në letrën e urimit, Koordinatorja Richardson ka potencuar gatishmërinë e bashkëpunimit me kabinetin qeveritar drejt zbatimit të Kornizës së KB-ve për Zhvillim të Qëndrueshëm (2021-2025), si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë COVID-19./KP ...
Komentet te Richardson uron Kurtin, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në luftën kundër COVID-19 Janë të Mbyllura
Komuna e Rahovecit ka nderuar me titullin “qytetar nderi” kryetarin e shoqatës “Vëllezërit Frashri”, Tomor Kotorrin për merita të veçanta për ruajtjen dhe afirmimin e kulturës shqiptare. Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se sot po nderojnë një aktivist të palodhshëm, një atdhetar të përkushtuar dhe një njeri me vlera të larta morale. Ai foli edhe për bashkimin kombëtar, ku tha se bashkimi i natyrshëm i trojeve shqiptare ndonëse mund të përbëjë problem për dikë, nuk duhet të jetë “mollë e ndaluar”. Latifi: Bashkimi kombëtar nuk duhet të jetë ‘mollë e ndaluar’ “Lufta e UÇK-së dhe ndihma e aleatëve tanë në NATO përmirësuan sadopak historinë tragjike të ndarjes e ...
Komentet te Tomor Kotorri nderohet me titullin “qytetar nderi” i Rahovecit Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj katër (4) personave të pandehur me inicialet A.L., nga komuna Ferizaj, H.Z.,- komuna Viti, M.K.,-komuna Ferizaj dhe E.I.,- komuna Prishtinë, të cilët gjenden në ndalim nga data 25 Mars 2021, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga ...
Komentet te Kërkohet paraburgim ndaj katër personave për kontrabandim me armë në Ferizaj Janë të Mbyllura
Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti ka gjetur më së shumit zbatim, në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Krahas kësaj, efikasitet të duhur ka pasur edhe lirimi nga pagesa e rentës minerare. Ndërkohë ngecje janë parë tek zbatimi i Fondit Kosovar për Garantimin të kredive dhe dispozitat lidhur me taksën e energjisë së ripërtrishme. Përmes një konference për medie, Dardan Abazi nga INDEP shpalosi të gjeturat e monitorimit të zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes. Ai tha se kanë gjetur se ka mungesë të theksuar të komunikimit ndër-institucional për zbatimin e pakos së rimëkëmbjes. Abazi: Të ketë bashkëpunim më të madh ndër-institucional “Çdo hap më tutje nga ana ...
Komentet te Trusti dhe lirimi nga pagesa e rentës minerare më të zbatueshmet të Ligjit për Rimëkëmbje Janë të Mbyllura
Do të zgjidhet edhe presidenti i vendit që është hapi i tretë shumë i rëndësishëm i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së VIII. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kur u pyet se pse nuk është thirrur ende seanca për zgjedhjen e presidentit. Kurti tha se do të bëhet edhe ky hap mirëpo nuk ka përmendur kohë për seancës në të cilën do të zgjidhet presidentit. Këto komente Kurti i bëri pasi bëri homazhe në 22 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, derisa ka shtuar homazhet po bëhen bashkë me presidenten në ardhje Vjosa Osmani. Kurti: Do ta kryejmë edhe hapin e tretë për konstitutimin e institucioneve ...
Komentet te Kurti premton se do ta kryejë edhe zgjedhjen e presidentit Janë të Mbyllura
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në krye me kryeministrin Albin Kurti. Nga zyra e kryeministrit kanë njoftuar se mbledhja e kabinetit qeveritar do të mbahet në ora 16:00. Mirëpo veç kësaj në njoftim nuk janë dhënë detaje tjera. Pas mbledhjes ceremoniale të Qeverisë Kurti që u mbajt ditë më parë, kjo është mbledhja e parë pas zgjedhjes së qeverisë së re./KP ...
Komentet te Sot mbahet mbledhja e Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura
69 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 49 nga ta janë në oksigjenoterapi, ndërsa 8 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 69 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë janë në Respirator (CPAP), 49 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit. 236 pacientë janë në total të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin ...
Komentet te 69 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Ka vdekur sot në moshën 71 vjeçare aktori i njohur, Rasim Thaçi Cima. Lajmi është i ditur nga familjarët e aktorit. Ai ka disa ditë që ishte duke vujtur nga Covid-19 dhe ishte i shtrirë në Klinikën infektive. Rasim Thaçi, i cili për publikun njihet si Cima do të mbetet në kujtesën e publikut me rolet e tij të shumta komike/KP ...
Komentet te Vdes aktori Rasim Thaçi – Cima Janë të Mbyllura
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) po konsideron se tërheqja e trusti ka gjetur më së shumti zbatim në kuadër të implementimit të Ligjit për Rimëkëmbje. Mbi 50 përqind të qytetarëve, sipas tyre kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. Derisa zbatim të duhur ka gjetur edhe lirimi nga pagesa e rentës minerare. Ndërkaq, ka pasur ngecje në zbatimin e Fondit Kosovar për Garantim të kredive dhe dispozitat lidhur me taksën e energjisë së ripërtritshme. Dardan Abazi nga INDEP tha se ka pasur mungesë të komunikimit të duhur ndër-institucional për zbatimin e pakos./KP ...
Komentet te Abazi: Ka pasur mungesë të komunikimit ndër-institucional për zbatimin e pakos së rimëkëmbjes Janë të Mbyllura