Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Shqipëria merr përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve kosovarë

Lajme
Kryeministri Rama deklaroi sot se me sasinë e re të vaksinave të siguruara, do të vaksinojnë të gjithë mjekët e Kosovës. “Sot kemi mundësi që t’i japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës, vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë”, u shpreh Rama duke folur nga aeroporti “Nënë Tereza” pas mbërritjes së 192 mijë dozave vaksine “Sinovac” nga kontrata e arritur për 1 milion doza. “Jemi gati që menjëherë nesër të marrim përsipër vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha të Kosovës. Janë 11 mijë punonjës shëndetësie në Kosovë, dhe brenda 20 ditësh maksimumi, duke patur parasysh ritmin e ardhjes së tyre në Kukës në dy ditë që bëmë vaksinimin e 500 ...
Komentet te Shqipëria merr përsipër vaksinimin e të gjithë mjekëve kosovarë Janë të Mbyllura

​Gjermani: Testi COVID-19, i detyrueshëm për udhëtimet ajrore hyrëse

Rajoni dhe Bota
Personat që udhëtojnë me linja ajrore për në Gjermani duhet t’i nënshtrohen testit të COVID-19, sipas një rregulloreje që hyn në fuqi në mesnatën e së dielës, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. “Ky njoftim po bëhet tani në mënyrë që linjat ajrore dhe pasagjerët të kenë kohë për t’u përgatitur për kërkesën e re”, sqaroi ministria. Gjermania po përpiqet të frenojë një valë të rëndë të tretë të infektimeve me COVID-19, e drejtuar kryesisht nga variantet më të reja dhe më të transmetueshme të sëmundjes./Atsh/KP ...
Komentet te ​Gjermani: Testi COVID-19, i detyrueshëm për udhëtimet ajrore hyrëse Janë të Mbyllura

​29 viktima dhe mbi 1200 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Rajoni dhe Bota
Nuk ulen infektimet e reja në Maqedoninë Veriore, po ashtu edhe numri i viktimave mbetet i lartë. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 3 897 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 264 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 29 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3 574 viktima. Gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 722 persona./KP ...
Komentet te ​29 viktima dhe mbi 1200 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura

Ndërron jetë aktori Luran Ahmeti, i njohur nga seriali “O Sa Mirë”

ShowBiz
Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti, i njohur me rolin e profesorit te seriali ‘O sa mire’. Aktori Luran Ahmeti 46-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por nuk arriti ta fitojë betejën me virusin. Ai la pas vete bashkëshorten, vajzen, një motër, prindërit si dhe një karrierë të bujshme artistike. /Dielli News ...
Komentet te Ndërron jetë aktori Luran Ahmeti, i njohur nga seriali “O Sa Mirë” Janë të Mbyllura

​AAK me udhëheqje të re në Obiliq

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot komunën e Obiliqit. Ai tha se Aleanca është e përkushtuar në të mirën e qytetarëve të kësaj komune. Haradinaj gjatë këtij takimi së bashku me zyrtarët dhe aktivistët e AAK-së në Obiliq kanë zgjedhur në krye të degës së kësaj partie Ali Krasniqi deri në Kuvendin e ardhshëm. “Aleanca fuqishëm e përkushtuar për të mirën e qytetarëve të Kastriotit! Në takim me zyrtarë dhe aktivistë të Aleancës në Kastriot, u vendos që deri në Kuvend, degën ta udhëheqë Ali Krasniqi nga Breznica. Ai është ekonomist me profesion dhe invalid i luftës së UÇK-së. Krasniqi ka marrë përsipër ...
Komentet te ​AAK me udhëheqje të re në Obiliq Janë të Mbyllura

Shqipëri, 472 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19

Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2794 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 472 qytetarë dhe 13 të tjerë kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 140, pasura nga Shkodra dhe Fieri me nga 28, Durrësi 27, Gjirokastra 17, Korça dhe Kukësi me nga 14 etj. Në 24 orët e fundit janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87.760. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë ...
Komentet te Shqipëri, 472 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19 Janë të Mbyllura

​Parashikimi i motit në Kosovë

Lajme
Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënojë vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius. Në mëngjes parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te ​Parashikimi i motit në Kosovë Janë të Mbyllura

​”Mos ta cenojmë kuvendin”, përplasen Linda Shala e Besim Hasani

Sport
Po vazhdojnë diskutimet për pikat e rendit të ditës në Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës. Njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe pranimi ose jo brenda këtij komiteti i Federatës së Skermës dhe Federatën së Techbollit. Në këtë rast, kandidatja për presidente të KOK-ut Linda Shala ka propozuar që këto dy federata të pranohen në Komitetin Olimpik të Kosovës, por që të mos kenë të drejtë vote në këtë kuvend zgjedhor. Shala: Të mos cenohet Kuvendi zgjedhor Video: “Duke marrë parasysh që unë Besimi dhe Ismeti jemi kandidatë këtu dhe votohet në Kuvendin Zgjedhor për ne, unë propozoj që t’i pranojmë këto federata, por të mos ...
Komentet te ​”Mos ta cenojmë kuvendin”, përplasen Linda Shala e Besim Hasani Janë të Mbyllura

​EMA do të hetojë më tej rastet e mpiksjes së gjakut dhe vaksinën AstraZeneca

Rajoni dhe Bota
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi sot se komiteti i saj i sigurisë do të mbajë një takim ekspertësh më 29 mars për të hetuar më hollësisht rastet e mpiksjes së gjakut dhe një lidhje të mundshme me vaksinën AstraZeneca dhe Universitetin e Oksfordit. Ekspertët e jashtëm mjekësorë dhe dy anëtarë të publikut duhet të paraqesin pikëpamjet e tyre mbi shkaqet e mundshme të formimit të mpiksjes dhe mënyrën se si ato ndodhin, si dhe rreziqet e mundshme, shpjegoi EMA. EMA dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbështetën vaksinën javën e kaluar, duke argumentuar se ajo është e sigurt dhe se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet e mundshme të efekteve ...
Komentet te ​EMA do të hetojë më tej rastet e mpiksjes së gjakut dhe vaksinën AstraZeneca Janë të Mbyllura

Çmimet e naftës bien nën 63 dollarë, tregtarët përsëri shqetësohen për kërkesën

Ekonomi
Çmimet e naftës ranë nën 63 dollarë në tregjet ndërkombëtare të enjten ndërsa një raund i ri i masave të mbylljes në Evropë nxiti shqetësimet në lidhje me kërkesën e naftës, duke lënë në hije mbylljen e përkohshme të Kanalit të Suezit për shkak të anijes së bllokuar. Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie naftë ra në 1.69 dollarë krahasuar me mbylljen e mëparshme, në 62.72 dollarë. Dje, ajo e mbylli tregtinë në një plus prej 3.63 dollarë. Tregu amerikan u tregtua me 1.86 dollarë me një çmim më të ulët 59.32 dollarë sot. Dje ishte 3.42 dollarë në kohën kur u mbyll tregu. Çmimet u rritën dje ...
Komentet te Çmimet e naftës bien nën 63 dollarë, tregtarët përsëri shqetësohen për kërkesën Janë të Mbyllura