Është promovuar sot libri “Gjuhë e gjakut” i autorit Enver Mulliqi, në përkujtim të 22-vjetorit të vrasjes makabër të të gjithë meshkujve të familjes Dervishdana, nga ana e kriminelëve serbë, në Natën e Bajramit të vitit 1999. Libri u konsiderua të jetë një lapidar letrar për bëmat dhe sakrificat e kësaj familjeje, të dëshmuara në kohëra të dëshmuara me vepra, të njohura nga historia e të dëshmuara nga letërsia. Redaktorja e librit Migena Arllati tha se ky libër është një rezyme e suksesshme e autorit Mulliqi dhe vulë e lirisë të cilën sot e gëzon Kosova. Ajo tha se Mulliqi ka arritur të realizojë një vepër të dinjitetshme, ashtu siç ...
Komentet te Promovohet libri “Gjuhë e gjakut” nga Enver Mulliqi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U23 dhe ajo në grupmoshat U21 do të zhvillojnë sot miqësore kundër Kombëtares së Katarit në grupmoshat U23 dhe U21. Të dy miqësoret do të zhvillohen në Doha të Katarit, ku ndeshja e parë do të jetës mes grupmoshave U21, ndeshje kjo që starton me fillim nga ora 15:00, përcjell KosovaPress. Ndërsa, ndeshja e dytë mes Katarit dhe Kosovës në kuadër të grupmoshave U23 do të fillojë nga ora 16:15. 15:00 Katar U21 – Kosova U21 16:15 Katar U23 – Kosova U23/KP ...
Komentet te Kosova U23 dhe U21 zhvillojnë sot miqësoret kundër Katarit Janë të Mbyllura
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan të enjten nëpërmjet një letër urimi dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar edhe njëherë që rishikohet vendimi për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem si dhe i ka bërë thirrje Qeverisë që ta rishikojë këtë vendim brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. Lidhur me këtë kërkesë të Erdoganit, Kurti nuk ka dashur të bëjë komente duke arsyetuar se është në vendin e të rënëve për liri. Kurti: Nuk është vendi dhe dita të flasim për çështje politike “Nuk është dita dhe vendi që të flasim për çështje të politikës ditore shpresoj të na mirëkuptoni që sot ...
Komentet te Kurti nuk komenton kërkesën e Erdoganit për Ambasadën në Jerusalem Janë të Mbyllura
Dy persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore janë arrestuar pasi një ditë më parë duke vënë në lajthim ankuesin ia kanë marrë një shumë të konsiderueshme të parave, duke e mashtruar kinse janë duke mbledhur fonde humanitare. Sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 18:00 nga hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, në bashkëpunim me zyrtarë policorë në pikën kufitare ‘Hani i Elezit’ kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘mashtrim’, të raportuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri. “Mbi bazën e të dhënave të pranuara nga ankuesi janë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, ku vetëm disa orë pas raportimit të rastit janë arrestuar ...
Komentet te Mashtronin duke mbledhur fonde humanitare, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë Janë të Mbyllura
Me propozim të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”. Në mbledhjen e drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit, Safet Kamberi, të pranishëm në këtë seancë ishin edhe zv. ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Enver Dugolli, zv. komandanti i Regjimentit i Tretë, Ilir Beqiri dhe nënkoloneli, Afrim Veseli. Lidhur me dhënien në shfrytëzim të kësaj prone komunale për ndërtimin e kazermës ushtarake, kryetari Bahtiri para të pranishmëve është shprehur tejet krenar që në Kodrën e Cërrnushës në Mitrovicë, do të ndërtohet baza ushtarake ...
Komentet te Baza ushtarake më e madhe e FSK-së do të ndërtohet në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar planin e punës për vitin 2021, i cili është i ndarë në 4 pjesë e që përfshin prioritetet që kanë të bëjnë me fuqizimin e sistemit të administrimit të sistemit Prokurorial. Po ashtu, në këtë mbledhje të KPK-së është vendosur që 87 prokurorët që kanë qenë të angazhuar për mbarëvajtjen e ditës së zgjedhjeve të kompensohen me 50 euro. Valdrin Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka prezantuar planin e punës së KPK për vitin 2021, e që mori miratimin e të gjithë anëtarëve. “Plani është i ndarë në 4 pjesë ...
Komentet te Këshilli Prokurorial miraton planin e punës për 2021 Janë të Mbyllura
Xhudistja kosovare Nora Gjakova veçse ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos që është duke u zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kampionia e Evropës në vitin 2018, në finale do të përballet me gjeorgjianen Eteri Liparteliani, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogram, përcjell KosovaPress. Gjakova në rrugëtimin deri në finale regjistroi katër fitore. Fillimisht mposhti Mariia Skoran e Ukrainës, tani përfaqësuesen e Austrisë Sabrina Filzmoser, ku më pastaj u përball me Marica Perisicin e Sërbisë, kurse në gjysmëfinale mposhti sllovenen Kaja Kajzer. Ky kompeticion është i vlefshëm për pikë Olimpike Tokio 2020. Ekipi jonë i xhudos është duke u përfaqësuar nga Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Laura ...
Komentet te Gjakova kalon në finale të Grand Slamit të Tbilisit Janë të Mbyllura
Pas homazheve në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti nën shoqërim të pretendentes për presidente Vjosa Osmani bënë homazhe në tek familja Berisha në Suharekë. Edhe nga Suharaka, Kurti ka premtuar se do të kërkojnë drejtësi për krimet që kreu Serbia në Kosovë dhe se do të bëjnë çmos që kriminelët e gjitha masakrave në Kosovë të përfundojnë parapa grilave . Kurti tha se masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë dhe e kaluara e Kosovës e cila nuk kalon. Kurti: Masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë VIDEO “Është jeta jonë, është e kalarua jonë e ...
Komentet te Kurti: Masakrat në Kosovë janë e vërteta e shtetit të Serbisë Janë të Mbyllura
Veliu- Muhaxherit: Ky far Gazi i botës, shpërfaqi gjitha ndyrësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK
Ish anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i ka reaguar Gazmend Muhaxherit ndaj deklaratave se si ai u imponua për pozitën e Ministrisë së Brendshme gjatë kohës së Qeverisë Kurti 1. Veliu në reagimin e tij “Kush po e përçan LDK-në dhe ku po shkon ajo”, e ka quajtur Muhxaherin gaz të botës. “Ky far Gazi i botës, shpërfaqi në mënyrë fëmijnore, gjithë prapaskenat dhe ndyrësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK, duke treguar se “fryma e re” në LDK dhe veprimi politik i saj, këtu e tutje, ndërtohet vetëm duke përjashtuar nga radhët e saj çdo anëtar të devotshëm dhe besnik të saj të cilin, sipas Gaz-it, ...
Komentet te Veliu- Muhaxherit: Ky far Gazi i botës, shpërfaqi gjitha ndyrësitë prapa zgjedhjeve të fundit në LDK Janë të Mbyllura
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me rastin e ndarjes nga jeta të artistit Rasim Thaçi – Cima, u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin, duke thënë se me humorin e tij gazmor ai kurr nuk u ndal, duke qenë prezent nëpër familjet tona përmes ekraneve televizive, madje edhe në kohëra aspak të lehta për kombin shqiptarë. Limaj ka shkruar në Facebook se i ndjeri do të mbetet përherë në kujtesën tonë për rolet e tij në shumë projekte dhe performanca artistike. “Me humorin e tij gazmor ai kurr nuk u ndal, duke qenë prezent nëpër familjet tona përmes ekraneve televizive, madje ...
Komentet te Limaj: Vdekja e Cimës është humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e artistëve Janë të Mbyllura