Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Bixhozi i paligjshëm, 9 persona në paraburgim

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.F., A.P., S.S., L.P., F.H., G.K., F.S., J.GJ., F.K., RR.M., për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, ndërsa të pandehurit F.S., S.F. dhe F.H. secili veç e veç kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve. Sipas gjykatës, të pandehurve S.F., A.P., S.S., L.P., F.H., G.K., F.S., J.GJ., dhe F.K., gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin ...
Komentet te ​Bixhozi i paligjshëm, 9 persona në paraburgim Janë të Mbyllura

​Qeveria miraton rregulloren e re të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive

Lajme
Qeveria e Kosovës ka miratuar rregulloren e re të zyrës së kryeministrit dhe ministrive. Ky vendim shfuqizon rregulloren e vjetër dhe sipas kryeministrit, Albin Kurti do t’i hap rrugë ndryshimeve të reja. Për shkak të rëndësisë së vendimmarrjes, kryeministri Kurti tha se këtë mbledhje do të mundeshin ta mbanin edhe në këmbë për të mos humbur kohë, pas sipas tij propozimet për ndryshime të ministrave duhet të shkojnë sa më shpejtë në tavolinën e tij. Kurti: Këtë mbledhje mund ta mbanim edhe në këmbë sepse vërtet nuk kemi kohë për të humbur   “Rregullorja e re për fushat e përgjegjësive administrative, e cila i hap rrugë sistemit të përgjegjësive që ...
Komentet te ​Qeveria miraton rregulloren e re të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive Janë të Mbyllura

Gjakova siguron medaljen e artë në Tbilisi

Sport
Nora Gjakova ka arritur të siguroj medaljen e artë për Kosovën në “Grand Slamin” e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Xhudista kosovare mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani, në kuadër të kategorisë deri në 57-të kilogramë, përcjell KosovaPress. Rrugëtimin për në finale, Gjakova e filloi me fitore kundër ukrainases Marija Skoran, ku më pas e mposhti Sabrina Filzmoser të Austrisë, ndërsa në raundin e tretë mundi Marica Perisicin e Serbisë, vetëm për të kaluar në gjysmëfinale, ku triumfoi ndaj sllovenes Kaja Kajzer. Gjakova me finalen e sotme të fituar, siguroi fitoren e pestë radhazi, së bashku me 1000 pikë të reja Olimpike Tokio 2020./KP ...
Komentet te Gjakova siguron medaljen e artë në Tbilisi Janë të Mbyllura

​LDK i reagon Arta Ramës: Urimi i Qeverisë, i paprecedentë e i pazakontë

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama e cila i dërgoi letër urimi kryeministrit Albin Kurti. Në komunikatën për media LDK thotë se shprehë brengosje për afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë – përkatësisht pushtetin. Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, sipas LDK-së, ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet. Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithherë. “Tani çdo afrim, i Kryetares së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi ...
Komentet te ​LDK i reagon Arta Ramës: Urimi i Qeverisë, i paprecedentë e i pazakontë Janë të Mbyllura

Presidenti Ademi i dhuron fanellën dardane kryeministrit Kurti

Lajme
Kombëtarja e Kosovës e kishte sot mysafir kryeministrin e vendit Albin Kurtin, i cili zhvilloi biseda me futbollistët dardanë, dhe përveç kësaj, ai u takua me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin. Presidenti Ademi shfrytëzoi rastin që t’ia dhuronte kryeministrit Kurti një fanellë të dardanëve, ku gjatë takimit ishin prezent edhe trajneri i Kombëtares Bernard Challandes, nënkryetari Bakir Burri, drejtori i Kombëtares Muharrem Sahiti, dhe kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” Lulzim Berisha, përcjell KosovaPress. Kurti iu uroi djelmoshave dardanë fat në ciklin e kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022”, dhe tregoi që futbolli në Kosovë ka qenë edhe është sport i dashur, ku tani sukseset e ...
Komentet te Presidenti Ademi i dhuron fanellën dardane kryeministrit Kurti Janë të Mbyllura

Konjufca nga Krusha: Do ta padisim Serbinë për gjenocid

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës njëherit edhe ushtruesi i detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca, me rastin e 22 vjetorit të masakrave, bëri homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. U.d së Presidentit Glauk Konjufca tha se Kosova ka tri plagë që ende janë të hapura. Plaga e parë është masakra që kanë përjetuar populli, plaga e dytë të zhdukurit dhe e treta është mungesa e drejtësisë për familjarët që humbën të dashurit e tyre. Konjufca: Krushjanët e kanë përjetuar tmerrin e një masakre “Krushjanët e kanë përjetuar tmerrin e një masakre e cila ka lënë qindra e qindra të vdekur, plaga e dytë është që ...
Komentet te Konjufca nga Krusha: Do ta padisim Serbinë për gjenocid Janë të Mbyllura

Çeku pas vdekjes së Rasim Thaçit: Arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet më të mëdha

Lajme
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku me rastin e vdekjes së artistit Rasim Thaçi – Cima, ka thënë se kultura dhe arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet e tij më të mëdha. Ministri Çeku në një telegram ngushëllimi, ka thënë se ndarja nga jeta e ikonës së artit komik shqiptar, Rasim Thaçi, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë ne. Telegram ngushëllimi i ministrit Çeku me rastin e vdekjes së artistit Rasim Thaçi – Cima E nderuar familja Thaçi, Me pikëllim dhe i mërzitur mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – ...
Komentet te Çeku pas vdekjes së Rasim Thaçit: Arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet më të mëdha Janë të Mbyllura

​Një muaj paraburgim për 5 persona, vepronin si grup kriminal i organizuar

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.M., B.H., S.M.1., S.M.2, dhe L.M., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja e grupit kriminal të organizuar, Kontrabandim me Migrant dhe Falsifikim i dokumenteve dhe Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve. Sipas gjykatës, pesë të pandehurve H.M., B.H., S.M.1., S.M.2, dhe L.M., gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, përkatësisht deri më datën 24.04.2021. “Gjyqtaja e procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje ...
Komentet te ​Një muaj paraburgim për 5 persona, vepronin si grup kriminal i organizuar Janë të Mbyllura

40 vjetori i “Pranverës shqiptare ‘81” shënohet edhe me një akademi letrare

Lajme
Në kuadër të veprimtarive që po zhvillohen për të shënuar 40-vjetorin e “Pranverës shqiptare ’81”, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, ka mbajtur sot një akademi letrare. Në këtë akademi letrare janë paraqitur poezi të autorëve të ndryshëm që flasin për atë periudhë të lavdishme. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, tha se ngjarjet e vitit ’81 mbeten të një rëndësie të veçantë historike. Ai tha se demonstratat e 40 viteve më parë u shndërruan në kryengritje për të kërkuar lirinë e vërtetë të shqiptarëve, që tha se gjatë kishin duruar nën thundrën jugosllave. Galica: Ngjarjet e vitit ’81 mbeten të një rëndësie të veçantë historike   “Ngjarjet ...
Komentet te 40 vjetori i “Pranverës shqiptare ‘81” shënohet edhe me një akademi letrare Janë të Mbyllura

​6 të vdekur dhe 860 raste të reja me Covid-19

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 4.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 860 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 86.194 raste nga 405.798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.819 raste të vdekjes. Gjatë 24 ...
Komentet te ​6 të vdekur dhe 860 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura