Kompania AstraZeneca duhet të mbushë boshllëqet e krijuara me vendet anëtare të BE-së për vaksinat, përpara se të angazhohet për rritjen e eksporteve të tyre, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në fund të një video-konference mes 27 vendeve. ”Pas shkurtimeve, vonesave dhe pakësimit të numrit të vaksinave, kompania farmaceutike do të duhet të respektojë paktet me një mobilizim të përgjithshëm për të shpejtuar prodhimin dhe shpërndarjen e dozave”, theksoi presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, raporton ATSh.a “BE dhe SHBA janë prodhuesit kryesorë të vaksinave dhe ne kemi një interes të fortë për të punuar së bashku për të bërë funksionimin e zinxhirëve të furnizimit ...
Komentet te BE: AstraZeneca të përshpejtojë furnizimin me vaksina Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Pas një beteje me virusin Covid-19 ka vdekur humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima. Cima përveç se ishte një humorist i madh, ishte edhe një futbollist dhe dashamir i madh i futbollit dhe sportit në përgjithësi dersa në karrierën e tij kishte luajtur për skuadra si Gjilani, Vëllaznimi e Prishtina. Në një intervistë të dhënë para pak javësh për KosovaPress, e që fatkeqësisht rezultoi ndër të fundit të tij, Rasim Thaçi kishte shprehur hapur dëshirën e tij që në këtë edicion garues të Superligës së Kosovës kampion të shpallet klubi i futbollit Prishtina. “Unë me të vërtetë kam qenë junior e pioner e krejt, kam ngrënë bukë në Prishtinë ...
Komentet te A do të plotësohet dëshira e Cimës që kjo skuadër të shpallet kampione e Kosovës nê futboll? Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl. Ambasadori Grøndahl e uroi Kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe e përgëzoi për përbërjen e kabinetit të ri, posaçërisht për numrin e grave të emëruara. Tutje, ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi se qytetarët kanë nevojë për punësim e drejtësi, vendi ynë ka nevojë për demokraci e progres, dhe se këto janë prioritetet e Qeverisë. Të dy u pajtuan se Norvegjia si partner i Kosovës mund të ndihmojë në ...
Komentet te Kurti takon ambasadorin Grondahl: Norvegjia partner i rëndësishëm i Kosovës Janë të Mbyllura
Këtë të diele, Kosova do të filloj rrugëtimin drejt Botërorit “Katar 2022”, ku do të zhvilloj ndeshje kundër Kombëtares së Suedisë, përballje kjo në kuadër të Grupit B. “Dardanët” e fillojnë këtë kompeticion si vendas, ku të dielën zhvillojnë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, përcjell KosovaPress. Ndërsa sot janë caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë për ndeshjen kundër Suedisë, ku gjyqtar kryesor do të jetë Tamas Bognar, i cili do të ketë në ndihmë asistentët Balazs Buzas dhe Peter Kobor, të gjithë nga Hungaria./KP ...
Komentet te Kosovë-Suedi, caktohen gjyqtarët Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Thaçi, për vdekjen e familjarit dhe artistit të njohur Rasim Thaçi – Cima. Ky është telegrami i plotë: “E nderuar familje Thaçi! Sot e morëm lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj, ikonës sonë të humorit, z. Rasim Thaçi – Cima. Ai nuk u dorëzua, duke bërë që me humorin e tij të na lehtësojë sadopak ditët e vështira nëpër të cilat kaloi populli ynë. Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Kosovën. Ai u nda nga kjo jetë, por e la pas ...
Komentet te Konjufca ngushëllon familjen Thaçi: Cima ishte ikonë e humorit tonë Janë të Mbyllura
Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se të dielën më 28 mars, do ta bëjë mbylljen e përkohshme të rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Sllatinë-Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme pjesa tek “ Kroi i Mbretit”, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi. Sipas MAPH, mbikalimi në fjalë është financuar nga Ministria e Infrastrukturës. “Mbyllja e përkohshme e segmentit në fjalë bëhet në kuadër të ndërtimit të mbikalimeve për sigurinë e jetës së qytetarëve, duke filluar nga ora 00.00 deri në 5.00 të mëngjesit. Përmes këtij njoftimi, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e vendit që kanë planifikuar ...
Komentet te Të dielën mbyllet rruga Prishtinë-Pejë Janë të Mbyllura
Pavarësisht se Kombëtarja e Suedisë siguroi fitore kundër Gjeorgjisë në ndeshjen e parë kualifikuese për në “Katar 2022”, tani është konfirmuar se për Suedinë do të mungoj njëri ndër lojtarët kryesor të skuadrës. Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, mesfushori i Sampdorias Albin Ekdal pësoi lëndim vetëm pesë minuta pas inkuadrimit në lojë, në minutën e 68’, përcjell KosovaPress. Ekdal është larguar nga kampi i përfaqësueses suedeze, për të vazhduar trajtimin e tij mjekësor në Itali, dhe është konfirmuar se nuk do të paraqitet të dielën kundër Kombëtares së Kosovës. Kosova e fillon rrugëtimin për në Botërorin “Katar 2022” të dielën, ku do të zhvillojë ndeshje kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” ...
Komentet te Lajm i mirë për Kosovën, Suedia do të jetë pa Ekdal të dielën Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.L., H.Z. dhe M.K. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me nenin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Dhe veprën penale secili veç e veç Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga nen 366 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe të pandehurit E.I, për veprën ...
Komentet te Paraburgim kundër 4 të pandehurve, për dy vepra penale Janë të Mbyllura
Kosova ka siguruar medaljen e artë në “Grand Slamin” e xhudos, që është duke u zhvilluar në Tbilisi të Gjeorgjisë. Të artën Kosovës ia siguroi xhudistja Nora Gjakova, e cila mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani, përballje kjo në kuadër të kategorisë deri në 57-të kilogramë, përcjell KosovaPress. Me këtë rast, trajneri Driton Kuka shfrytëzoi rastin që përmes rrjetit të tij social “Facebook”, të tregoj se vlerat e Kosovës tregohen në arenën sportive. “Me ujë, zjarr e me xhudon e Kosovës s’ka lojë! Se njohin shtetin tonë ende por atje Nora Gjakova fort e mirë ju tregoj vlerat tona. Vlerat janë në arena sportive atje ku ndërtohet imazhi i popullit ...
Komentet te Kuka: Me xhudo të Kosovës, ujë dhe zjarr s’ka lojë Janë të Mbyllura
Lajçak i dërgon letër Kurtit: Shpresoj të punojmë së bashku drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urim nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në letër urimin drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Lajçak e ka uruar atë për postin e ri dhe është shprehur i bindur se udhëheqësia dhe përvoja e gjatë politike e Kurtit do t’i shtojnë vlerë institucioneve në Kosovë. Tutje në këtë letër. Lajçak është zotuar që do t’i mbështesë të dy palët për t’i vazhduar takimet në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kjo është letra e plotë: I nderuar Kryeministër, Dua t’ju uroj për emërimin tuaj si Kryeministër i Kosovës dhe ju dëshiroj ...
Komentet te Lajçak i dërgon letër Kurtit: Shpresoj të punojmë së bashku drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse Janë të Mbyllura