Edhe 200 mjekë të Kosovës nesër do të udhëtojnë për në Kukës për të marr dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla. Ai ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale. “Nesër për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përvec reaksioneve normale”, ka thënë Syla ...
Komentet te Edhe 200 mjekë kosovarë do të marrin nesër vaksinat anti-Covid në Kukës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Xhudistet e Kosovës sërish me medalje, flamuri ynë këtë herë u ngrit në Gjeorgji. Ministri Hajrulla Çeku uron xhudisten Nora Gjakova, e cila në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji u stolis me medalje të artë. Përgëzime edhe për trajnerin Driton Kuka, tërë përfaqësuesen e Kosovës në xhudo dhe federatën. Ky sukses, përveç formës së lartë të Norës, është tregues edhe për standardin e xhudos në Kosovë. Sportistët vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë. Falë tyre simbolet tona shtetërore depërtojnë edhe në vendet që akoma nuk e kanë njohur shtetin tonë. “Ministria do të vazhdojë të jetë përkrah dhe në mbështetje të sportistëve tanë. Urime Norë, urime Driton! ...
Komentet te Ministri Çeku uron Nora Gjakovën për suksesin në Tbilisi Janë të Mbyllura
Para ndeshjes me Kombëtaren e Suedisë, mesfushori Besar Halimi u shpreh i kënaqur me fitoren bindëse kundër Lituanisë, ku po ashtu foli edhe për ndeshjen kundër Suedisë, duke e cilësuar këtë të fundit tejet të fortë. Halimi ishte si rezervist në miqësoren kundër Lituanisë, ku u inkuadrua në lojë në minutën e 46’, dhe më pas shënoi golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes, në minutën e 79’, përcjell KosovaPress. I pyetur sot rreth fitores kundër Lituanisë, Halimi tregoi që ishte një fitore dhe një ndeshje e rëndësishme, pavarësisht se ishte miqësore. Halimi: Fitore e rëndësishme, besoj jemi të gatshëm për Suedinë. Video: 0:01 “Po super, ka qenë një ...
Komentet te Halimi: Kundër Suedisë, fitore vetëm për “Dardanët” Janë të Mbyllura
Kontigjenti i parë me 24 mijë doza të vaksinave Astra Zeneca shumë shpejt pritet të arrijë në Kosovë. Kjo pasi që mekanizmi ndërkombëtar i krijuar nga Aleanca Globale e vaksinave GAVI, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar aplikimi i saj. Nuk dihet ende dita se kur do të mbërrijnë, por sipas Zyrës për Media të MSh, thonë se kjo do të ndodhë shumë shpejt. “GAVI ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se vaksinat e para (Astra Zeneca) në kontingjent prej 24 mijë dozave do të arrijnë shumë shpejt. MSH-ja, sipas procedurave të aplikimit të përgatitur nga COVAX ka dorëzuar aplikacionin me të gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura ...
Komentet te COVAX miraton aplikimin e MSh-së, shumë shpejt mbërrijnë 24 mijë vaksinat e para Janë të Mbyllura
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje është kërcënuar gjatë ditës së sotme. Përmes një statusi në Facebook, Balje ka thënë se ka marr tri telefonata, dy në gjuhën serbe dhe një në shqipe, ku është “këshilluar” që të ketë kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës. Ky është statusi i saj i plotë pa ndërhyrje: REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT! Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcnuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në ...
Komentet te Kërcënohet deputetja Duda Balje Janë të Mbyllura
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë certifikimin për prodhimin e vaksinës së BioNTech-Pfizer në Marburg. Fabrika gjermane është thirrur të bashkëpunojë intensivisht në prodhimin e dy miliardë dozave të vaksinës anti-Covid deri në vitin 2021. “BioNtech Marburg është një nga vendet më të mëdha të prodhimit të vaksinave mRNA në Evropë dhe botë me një kapacitet prodhimi deri në një miliard doza “, lexohet në një shënim të Pfizer. “BioNTech parashikon të prodhojë 250 milionë doza të vaksinës në gjysmën e parë të vitit 2021, me dozat e para të prodhuara në uzinën Marburg që do të dorëzohen në gjysmën e dytë të Prillit”, thuhet në deklaratë, raporton A2. ...
Komentet te Pfizer-Biontech do të prodhojë 250 milionë vaksina deri në qershor Janë të Mbyllura
Portieri i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani ka folur sot për ndeshjen hapëse të Botërorit “Katar 2022” kundër Suedisë, ku theksoi se duhet të jenë të vëmendshëm dhe të japin maksimumin e tyre, kundër një kundërshtari kaq të fortë. Fillimisht, Ujkani foli për fitoren kundër Lituanisë dhe më pas foli edhe për kundërshtarin e ditës së diel, duke i cilësuar tejet të fortë. Ujkani: Fitorja kundër Lituanisë ishte test i madh për ne, Suedia kundërshtar i fortë “Në fitoren me Lituaninë, ka qenë miqësore dhe ka qenë një test i madh për neve, që me tregu prapë vetën që jemi gati për çdo lojë. Tash e kemi një tjetër ...
Komentet te Ujkani: Duhet të mendojmë vetëm për Suedinë, kjo është finalja jonë Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.277 teste të kryera janë regjistruar 1.422 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 124.910 raste, prej të cilëve 103.831 janë shëruar, kurse 3.607 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 17.472./KP ...
Komentet te 33 viktima dhe mbi 1 mijë 400 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Ditën e djeshme, viktimat ishin 13. Ndërkohë që janë regjistruar dhe 449 raste të reja me Sars Cov-2. Gjithashtu, në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se gjatë ditës së fundit janë kryer 2900 vaksinime, 3012 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 589 persona. Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për ...
Komentet te Covid-19 në Shqipëri, ulet numri i viktimave Janë të Mbyllura
Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për rezultatet fillestare të kandidatëve që kanë kaluar testin e Inteligjencës dhe Njohurive të përgjithshme si në vijim: LINK:https://docs.google.com/…/1f9Mb–dGInZs…/editMinistria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për rezultatet fillestare të kandidatëve që nuk e kanë kaluar testin e Inteligjencës dhe Njohurive të përgjithshme si në vijim:Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar këtë fazë të testimeve kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor. Afati ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të njoftimit, ditën e hënë me datë 29.03.2021 dhe të martë me datë 30.03.2021. Ankesa duhet të dorëzohet ...
Komentet te Publikohen rezultatet e konkursit për ushtarë të FSK-së Janë të Mbyllura