Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Bëhen homazhe për artistin Rasim Thaçi

Lajme
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 09:00 do të bëhen homazhe për artistin Rasim Thaçi-Cima, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga Covid-19. Me këtë rast kryeministri Albin Kurti dhe U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima. Homazhe pritet të bëjnë edhe personalitete të tjera nga jeta politike, kulturore dhe sportive, si dhe qytetarë e familjarë të të ndjerit. Ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00/KP ...
Komentet te ​Bëhen homazhe për artistin Rasim Thaçi Janë të Mbyllura

Dita kur u sulmua selia e KosovaPress-it dhe e Kosovës së Lirë

Lajme
Dy aeroplanë bombardues të Serbisë, më 27 mars 1999, morën në shënjestër selinë e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress dhe radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë. Si pasojë e këtij sulmi qe vrarë, Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar ndërkohë që kanë marrë plagë dy prindërit e Elbasanit dhe gjashtë anëtarë të kësaj familjeje. Një ditë më parë po ata aeroplanë kishin goditur ish-selinë e zëdhënësit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi në Kleçkë. Dy aeroplanë jugosllavë të tipit Mig 21, në orën 8:20, kanë marrë në shënjestër lagjen e fshatit Berishë, ku ndodhej selia e Radios dhe e Agjencisë, dy institucionet informative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Aeroplanët ...
Komentet te Dita kur u sulmua selia e KosovaPress-it dhe e Kosovës së Lirë Janë të Mbyllura

COVID-19 INFEKTON EDHE GOJËN SIPAS STUDIMIT TË RI

Shëndetësi
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka njoftuar se ka gjetur për herë të parë prova të forta se koronavirusi SARS-CoV-2 mund të infektojë edhe qelizat orale .   Kjo ndoshta thekson rolin e pështymës në transmetimin e virusit. Studiuesit thanë se “goja, përmes qelizave të saj të infektuara, luan një rol më të madh në infeksionin Covid-19 nga sa mendohej”. Dihej që megjithëse mushkëritë janë shënjestra kryesore e infeksionit Covid-19, koronavirusi mund të infektojë pjesë të tjera të trupit , të tilla si sistemi i tretjes, enët e gjakut, veshkat dhe më shumë. Studimi i ri tregon se goja duhet të shtohet në listë. Infeksioni i gojës, përveç simptomave të tilla si humbja e ...
Komentet te COVID-19 INFEKTON EDHE GOJËN SIPAS STUDIMIT TË RI Janë të Mbyllura

PFIZER FILLON ME TESTIMIN E VAKSINIMIT TË FËMIJËVE

Shëndetësi
Kompania farmaceutike teston fëmijët nga 6 muajsh deri në 11 vjeç.   Pfizer ka nisur provat klinike për të testuar vaksinën e saj të fëmijët nga 6 muajsh deri në 11 vjeç, një hap vendimtar për të marrë autorizimin për përdorim urgjent dhe për të filluar vaksinimin e fëmijëve. Sipas New Tork Times, pjesëmarrësit  tashmë kanë marrë dozat e para, të cilat u zhvilluan në partneritet me prodhuesin e ilaçeve gjermane BioNTech , sipas një njoftimi nga Pfizer. Kompania synon të regjistrojë 144 fëmijë në fazën e parë, të grupmoshave midis 6 muajsh dhe 2 vjeç, 2 dhe 5 vjeç dhe nga 5 deri në moshën 11 vjeç.  Fëmijët do ...
Komentet te PFIZER FILLON ME TESTIMIN E VAKSINIMIT TË FËMIJËVE Janë të Mbyllura

SI TË MBANI NË KONTROLL RRAHJET E ZEMRËS

Shëndetësi
I keni parasysh momentet kur zemra rreh aq fort sa duket sikur do të dalë nga kraharori? Këto e raste të tjera tregojnë se zemra juaj rreh në mënyrë të çrregullt.   Luhatjet në rrahjet e zemrës mund të jenë pasojë e ndonjë problemi mjekësor siç janë: Tiroidja, Aritmia, Fibrilacioni atrial e në raste më ekstreme, dështim i zemrës. Si të përmirësoni rrahjet e zemrës Ekspertët e AgroWeb.org thonë se metodat e përmendura më poshtë ju ndihmojnë që rrahjet e zemrës suaj të jenë të rregullta. Teknikat e qetësimit Stresi ka një ndikim të fortë tek zemra dhe mënyra se si ajo rreh. Prandaj, ekspertët thonë se njeriu duhet të ...
Komentet te SI TË MBANI NË KONTROLL RRAHJET E ZEMRËS Janë të Mbyllura

Biden fton Putin dhe Xi Jinping në samitin e klimës

Rajoni dhe Bota
Presidenti amerikan Joe Biden ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping në samitin virtual të klimës që do të zhvillohet në prill me rastin e Ditës së Tokës, sipas mediave amerikane. Presidenti Biden u tha gazetarëve se ai nuk e ka ftuar direkt Putinin ose Xi, por tha se udhëheqësit “e dinë se janë të ftuar” në samit, një ngjarje që SHBA po pret për të çuar përpara përpjekjet globale për të ulur emetimet e karburanteve. Samiti, i organizuar nga Shtetet e Bashkuara, do të mbahet në 22 dhe 23 prill dhe në të do të marrin pjesë nga rreth 40 udhëheqës botërorë, duke përfshirë Xi ...
Komentet te Biden fton Putin dhe Xi Jinping në samitin e klimës Janë të Mbyllura

Në Itali lindin dy vajza me antitrupa koronavirusi, falë vaksinës në shtatzëni

Rajoni dhe Bota
Dy foshnja kanë lindur ditët e fundit me antitrupa kundër Covid-19. Vajzat e vogla, Anna dhe Valentina, kanë lindur në spitalin e Padovas në Itali nga dy nëna, të dyja mjeke, të cilat kishin marrë vaksinën gjatë shtatzënisë. “Ato janë të parat në Itali ku janë izoluar antitrupat në gjakun e të porsalindurave që në lindje”, shpjegoi Gianfranco Juric Jorizzo, kreu i ekipit të Mjekësisë Prenatale të Ulss 6 në Padova. Sipas tij studimet ndërkombëtare deri më sot, janë bazuar vetëm në antitrupa nga kordoni i kërthizës, raporton A2. Anna lindi më 9 mars, Valentina më 16 mars. Të dy nënat janë njëra gjinekologe 37-vjeçare dhe një imunologe 36-vjeçare. Të ...
Komentet te Në Itali lindin dy vajza me antitrupa koronavirusi, falë vaksinës në shtatzëni Janë të Mbyllura

Konferencë shkencore “Pranvera shqiptare 1981 – kthesë në historinë kombëtare”

Lajme
Në kuadër të realizimit të planit të punës dhe të shënimit të 40-vjetorit të Pranverës shqiptare të vitit 1981, Instituti Albanologjik ka organizuar Konferencën shkencore “Pranvera shqiptare 1981 – kthesë në historinë kombëtare”. Dyzetvjetori ka qenë momenti i vlerësimit të zhvillimeve historike që u treguan me peshë të madhe në historinë e re të Kosovës e përgjithësisht të shqiptarëve të mbetur nën ish-Jugosllavi. Zhvillimet dramatike që nisën si demonstratë studentësh më 11 mars dhe që më tej u zhvilluan në protesta dhe manifestime masive, deri edhe me elemente kryengritëse në përballje me forcat ushtarako-policore serbe përbëjnë njërën ndër kthesat më të rëndësishme të historisë sonë. Ndonëse në rrethana të pandemisë, ...
Komentet te Konferencë shkencore “Pranvera shqiptare 1981 – kthesë në historinë kombëtare” Janë të Mbyllura

​Kosovë – Suedi, mësohet ora kur Ibra me shokë futen në “Fadil Vokrri”

Sport
Të dielën me fillim nga ora 20:45 Kosova e nis kampanjën e saj kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Ndeshja e parë e “Dardanëve” do të jetë ajo kundër Suedis e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Tashmë Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe agjendën e të dy kombëtareve për ditën e shtunë, pra një ditë para ndeshjes. Nga njoftimi i FFK së mësohet se Zlatan Ibrahimoviç, për të cilin ka interesim të madh nga adhuruesit e tij në Kosovë do të futet në “Fadil Vokrri” së bashku me shokët e tij në orën 17:30 për të zhvilluar stërvitjen e parë. Pas kësaj, Kombëtarja e ...
Komentet te ​Kosovë – Suedi, mësohet ora kur Ibra me shokë futen në “Fadil Vokrri” Janë të Mbyllura

Franca akuzon Mbretërinë e Bashkuar për shantazh mbi eksportet e vaksinave

Rajoni dhe Bota
Franca ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për shantazh lidhur me eksportin e vaksinave, mes tensioneve të vazhdueshme mbi zinxhirët e furnizimit, raporton BBC. Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian u pyet nëse BE ishte “mashtruar” ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka siguruar miliona doza. “Ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie bashkëpunimi, por jo në këtë mënyrë” i tha ai radios France Info. Franca ka bërë thirrje që BE të zbatojë kontrolle më të ashpra të eksportit, përcjell abcneës.al. Shpërndarja e vaksinave ka filluar e ngadaltë në të gjithë bllokun dhe BE ka fajësuar kompanitë farmaceutike kryesisht AstraZeneca-n për mosdhënien e dozave të premtuara, ndërkohë që AstraZeneca ka mohuar se nuk po ...
Komentet te Franca akuzon Mbretërinë e Bashkuar për shantazh mbi eksportet e vaksinave Janë të Mbyllura