Lojtarët suedez kanë nisur rrugëtimin drejt Kosovës. Kombëtarja e Suedisë do të zhvillojë ndeshje këtë të diele si mysafir i Kosovës, përballje kjo për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Lojtarët suedez kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt Kosovës, ku pritet që sot nga ora 17:30 të zhvillojnë seancën stërvitore, dhe me fillim nga ora 18:45, trajneri i “Nordikëve” do të jep konferencë për media, përcjell KosovaPress. Kurse, Kombëtarja e Kosovës pritet ta mbajë konferencën për media në ora 18:00, kurse seancat parapërgatitore do të fillojnë nga ora 19:00./KP ...
Komentet te Mësohen oraret e stërvitjeve të Kosovës dhe Suedisë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një femër është tentuar të dhunohet nga një person në Prizren. Viktima e ka informuar rastin në Polici, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”. “Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar ta dhunojë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /KP ...
Komentet te Tentim dhunimi ndaj një femre në Prizren Janë të Mbyllura
Një pacient ka vdekur në QKUK, ndërsa djali i viktimës e ka raportuar rastin në Polici, duke pretenduar se nuk i është ofruar shërbimi i duhur mjekësor. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te I vdes babai në QKUK, e raporton në Polici Janë të Mbyllura
Kampionati Botëror “Katar 2022”, do të vazhdoj sot me disa ndeshje interesante në kuadër të fazës së kualifikimeve në grupe. Ndër përballjet më interesante të programit të sotëm do të jenë mes Serbisë e Portugalisë dhe Norvegjisë e Turqisë, përcjell KosovaPress. Kombëtarja e Norvegjisë do të zhvilloj ndeshje si vendas kundër Turqisë me fillim nga ora 18:00, kurse Portgualia është mysafire e Serbisë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet nga ora 20:45. Programin e plotë të ndeshjeve në kuadër të kualifikimit për në Botërorin “Katar 2022” e gjeni më poshtë. Grupi A 20:45 Republika e Irlandës (4) – Luksemburgu (3) (Stadiumi Aviva) 20:45 Serbia (1) – Portugalia (2) (Stadiumi Rajko Mitic) Grupi E ...
Komentet te “Katar 2022”, vazhdon sot me disa përballje interesante Janë të Mbyllura
Në pesë vitet e fundit, Kosova nuk është parë vend atraktiv në sytë e investitorëve të huaj për të investuar. Investimet pothuajse janë përgjysmuar, e sipas njohësve të ekonomisë, për arsye të korrupsionit dhe situatës politike në vend. Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, thotë për KosovaPress se është shqetësues fakti që korrupsioni ka ndikuar në rënien e investimeve të huaja në Kosovë dhe që ka penguar zhvillimin ekonomik. Për këtë Ujkani ka kërkuar nga Qeveria e re që të punojë fort për përmirësimin e klimës të të bërit biznes. Ujkani: Është fakt se korrupsioni ka ulur investimet e huaja “Është konstatim tashmë i përgjithshëm në ...
Komentet te Përgjysmohen investimet e huaja në Kosovë, shkak jostabiliteti politik dhe korrupsioni Janë të Mbyllura
U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti së bashku kanë bërë homazhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit të shquar të popullit tonë së humoristit Rasim Thaçi-Cima. Konjufca theksoi se Rasim Thaçi-Cima gjithmonë do të mbahet mend dhe do të nderohen e kujtohet për humorin e tij të veçantë në kohën më të vështirë, të okupimit. Konjufca: Humori i Cimës na dha buzëqeshjen edhe në kohën e zymtisë, të okupimit “Rasim Thaçi ka qenë pjesë e pa ndashme e familjeve tona për dekada me radhë, sepse sidomos për ne që jemi të lindur në vitet e ’80-ta ka qenë e pa mundshme me pritë ...
Komentet te Konjufca: Rasim Thaçi-Cima do të mbahet mend për humorin e tij të veçantë në kohën më të vështirë Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe pranë fotografisë së aktorit Rasim Thaçi-Cima, të vendosur pranë Teatrit Kombëtar. Ai së bashku me presidentin në detyrë dhe kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun vendosen lule të freskëta për këtë lamtumirë të fundit dhe u përkulen me nderime dhe mall për Rasim Thaçin-Cimën. Po ashtu shkruan përshtypjet e tyre në Librin e Kujtimeve. Me këtë rast Kurti vlerësoi figurën e aktorit tashmë të ndjerë, duke thënë se Cima, pavarësisht se si ishte me disponim ai çdo here reflektonte gëzim për të tjerët. Ndarjen e tij nga jeta e quajti të parakohshme dhe të padrejtë. Kurti: Gëzimi i tij ...
Komentet te Kurti nderon aktorin Rasim Thaçi: Si fëmijë jemi rritur me Cimën Janë të Mbyllura
Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili shpëtoi kolegët nga zjarri në një magazinë në periferi të kryeqytetit. Kërkimet për 32-vjeçarin vijonin që prej pasdites së 24 marsit. Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Në momentet e fundit, ai është bllokuar në katin -1, pasi flakët shpërthyen, raporton A2. Njoftimi i Policisë Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfikësit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit ...
Komentet te Gjendet trupi i pajetë i 32-vjeçarit që shpëtoi punonjësit nga zjarri në magazinë Janë të Mbyllura
Obiliqi sot përkujton 10 anëtarët e familjes Rama në mesin e tyre edhe fëmijë, të vrarë para 22 viteve nga forcat serbe. Për t’i nderuar të rëndët e familjes Rama, sot do të vendosen kurora lulesh pranë përmendores në këtë qytet. Me 27 mars 1999 gjëmonte Kastrioti nga krismat e armëve të ndryshme, të cilat ishin drejtuar nga shtëpia e Agron Ramës. Po këtij zjarri e kësaj flake Agroni me Farukun dhe Albertin ishin detyruar t`i përgjigjen me zjarr .Po këtë ditë barbarëtvranë 10 anëtarë të familjesRama në mesin e tyre edhe fëmijë./KP ...
Komentet te Obiliqi përkujton 10 anëtarët e familjes Rama Janë të Mbyllura
27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës. Shënimi i kësaj dite bëhet nga rreth njëqind qendra të INT-së. Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese. INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellët me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve./KP ...
Komentet te Sot Dita Botërore e Teatrit Janë të Mbyllura