Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Nga lufta në Kosovë te kampi i refugjatëve në Gjermani, historia prekëse e mjekes kosovare

Lajme
Jeton prej 19 vitesh në Zvicër, por flet me krenari për origjinën e saj nga Kosova. Mjekja Besa Zenelaj, e cila tashmë ka hapur klinikën e saj në Gjenevë dhe në sallën e pritjes mban diplomën e parë të mjekësisë nga Kosova. “Unë nuk kam për ta hequr kurrë prej andej. Jam krenare që jam zvicerane, jam krenare për origjinën time”, shprehet mjekja Zenelaj, në një rrëfim tejet emocionues që nga nisja e luftës në Kosovë, vuajtjet në kampin e refugjatëve në Gjermani dhe deri te integrimi i plotë në shoqërinë zvicerane. Gjatë një interviste, Zenelaj tregon vështirësitë me të cilat iu desh të përballej pas mbërritjes në Zvicër në ...
Komentet te Nga lufta në Kosovë te kampi i refugjatëve në Gjermani, historia prekëse e mjekes kosovare Janë të Mbyllura

Dritan Abazoviq uron Albin Kurtin

Lajme
Nëpërmjet një letër urimi drejtuar kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e ka uruar atë përzemërsisht për detyrën e re. Në urim zëvendëkryeministri Abazoviq ka thënë se e ka besimin e plotë që përvoja personale dhe politike e Kryeministrit Kurti do të kontribuojë në zhvillimin dhe prosperitin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj. Ai ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve, që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe të Kosovës./KP ...
Komentet te Dritan Abazoviq uron Albin Kurtin Janë të Mbyllura

Mali i Zi fillon vaksinimin me AstraZeneca

Rajoni dhe Bota
Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi njoftoi sot mbërritjen në vend të 24 000 dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit COVAX. “Vaksinat e siguruara nga mekanizmi COVAX janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si organizatë për të ndjekur funksionimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara, që merret me specifikimin dhe mbrojtjen e vaksinave”, thuhet në deklaratën e ministrisë, raporton ATSh. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, 44 000 doza të vaksinave antiCOVID-19 kanë mbërritur në Malin e Zi, nga të cilat 30 000 doza të kinezës të vaksinës Sinopharm dhe 14 000 doza të vaksinës ruse Sputnik./KP ...
Komentet te Mali i Zi fillon vaksinimin me AstraZeneca Janë të Mbyllura

​Reja: Nuk do të mbrohemi ndaj Anglisë, Broja mund të luajë nga fillimit

Sport
Pas fitores në ndeshjen e parë kundër Andorras më rezultat minimal 1-0, Shqipëria nesër përballet me Anglinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë me fillim nga ora 18:00. Para kësaj ndeshje, trajneri Edi Reja ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me kapitenin e skuadrës Etrit Berisha. Që në fillim të konferencës u bë e ditur se qendërmbrojtësi Marash Kumbulla nuk do të jetë i gatshëm në dy ndeshjet e radhës ndaj Anglisë dhe San Marinos për shkak të një shqetësimi në gjurin e tij dhe se ai tashmë është kthyer në Itali për të vazhduar procesin e rikuperimit të tij. Ndërsa trajneri Edi Reja duke folur për ...
Komentet te ​Reja: Nuk do të mbrohemi ndaj Anglisë, Broja mund të luajë nga fillimit Janë të Mbyllura

​I jepet lamtumira e fundit Rasim Thaçit-Cimës

Lajme
Është përcjellë sot për në banesën e fundit aktori i humorit Rasim Thaçi, i njohur për publikun e gjerë si Cima. Në praninë e familjarëve dhe të shumë dashamirëve, humoristit të ndjerë iu dha lamtumira e fundit në fshatin Vukoc të Komunës së Drenasit, që ishte edhe vendi i lindjes së aktorit tashmë të ndjerë. Në mëngjesin e së shtunës pranë Teatrit Kombëtar u organizuan homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e komedianit kosovar. Aty krerë institucionalë, kolegë, bashkëpunëtore, qytetarë e familjarë bën homazhe pranë fotografisë së të ndjerit, duke i dhënë kështu respektin e fundit, para se të dërgohet në varrezat e fshatit Vukoc./KP ...
Komentet te ​I jepet lamtumira e fundit Rasim Thaçit-Cimës Janë të Mbyllura

11 të vdekur dhe 873 raste të reja me Covid-19

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.371 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 873 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 ...
Komentet te 11 të vdekur dhe 873 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

​Hoxhaj nderon veprën e Cimës: Pusho i qetë Chaplini i Kosovës

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka bërë homazhe te Teatri Kombëtar me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi – Cima. Ai është nënshkruar në librin e kujtimeve ku e ka përkujtuar aktorin. Mes tjerash Hoxhaj ka shkruar se në “kohën e okupimit kur popullit të Kosovës po i veniteshin ëndrrat dhe shpresat, ishte Cima me humorin e tij që i mbante gjallë”. “Pusho i qetë Charlie Chaplini i Kosovës, i lehtë të çoftë dheu.”, ka shkruar Hoxhaj./KP ...
Komentet te ​Hoxhaj nderon veprën e Cimës: Pusho i qetë Chaplini i Kosovës Janë të Mbyllura

Fazliu ndalet në çerekfinale

Sport
Përfundon ëndrra për medalje e Laura Fazliut. Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale nga kinezja Junxia Yang, në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, përcjell KosovaPress. Yang arriti të mposhtë Fazliun, vetëm për tu kualifikuar për në gjysmëfinale, kurse xhudistja kosovare Fazliu është eliminuar nga “Grand Slami” i xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Tani në garë për Kosovën për të siguruar medalje janë Akil Gjakova, i cili ka përballje sot, dhe Loriana Kuka që do të ndeshet nesër./KP ...
Komentet te Fazliu ndalet në çerekfinale Janë të Mbyllura

Akil Gjakova kalon në çerekfinale

Sport
Gjakova mposhti në raundin e tretë Marko Gusic. Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka arritur fitore me IPPON kundër Marko Gusic, kështu duke siguruar kualifikimin drejt çerekfinales. Gjakova u tregua i jashtëzakonshëm në këtë përballje, ku triumfoi brenda dy minutave, përcjell KosovaPress. Akili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë. Së bashku me Nora Gjakovën, Laura Fazliun dhe Loriana Kukën, ata janë duke e përfaqësuar Kosovën në “Grand Slamin” e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë./KP ...
Komentet te Akil Gjakova kalon në çerekfinale Janë të Mbyllura

Një muaj paraburgim ndaj një personi për dhunë në familje

Lajme
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.03.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 25.04.2021, ndaj të pandehurit A.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale Sulmi nga Neni 184 par. 3 dhe Neni 184 par. 1 të Kodit Penal të Kosovës. Në njoftimin për media thuhet se Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.Q., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ...
Komentet te Një muaj paraburgim ndaj një personi për dhunë në familje Janë të Mbyllura