Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Evropian. Rama nëpërmjet një statusi në Facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Evropian. Më në fund”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te Rama: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës. Sipas institutit, temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./KP ...
Komentet te Moti nesër në Kosovë Janë të Mbyllura
Sulmuesi i Chelsea-t Armando Broja, i cili këtë sezon është në huazim tek skuadra e Vitesses, ka treguar arsyen se pse ka zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë para asaj të Anglisë, para përballjes në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin “Katar 2022”. 19 vjeçari u paraqit për ekipin e Edoardo Rejas të enjten, ku Shqipëria e filloi kualifikimin drejt “Katar 2022” me fitore minimale 1:0 kundër Andorrës, përcjell KosovaPress. Pavarësisht faktit që Broja ka lindur në Slough të Anglisë, ai tregoi arsyen se pse zgjodhi vendin ku kanë lindur prindërit e tij. “Ky është një vendim i madh, pa dyshim, kur e zgjedhë shtetin të cilin do të luash për ta. ...
Komentet te Broja tregon pse e zgjodhi Shqipërinë para Anglisë: Kam gjak shqiptari Janë të Mbyllura
Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë në mes një veture dhe një kombi. Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar fotografi dhe video, aksidenti ka ndodhur për mosrespektimin të distancës në mes të automjeteve. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa, bëhet e ditur që nuk ka të lënduar./KP ...
Komentet te Aksident në Prishtinë, nisin kolonat Janë të Mbyllura
Nesër do të ketë bllokim të rrugëve përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, për shkak të ndeshjes Kosovë-Suedi Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë përgatitjet për të ofruar siguri për ndeshjen që nesër zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes të Kosovës dhe Suedisë. Për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, policia do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vendosur pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve. Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike. Plani në fjalë do të ...
Komentet te Kosovë – Suedi, policia ka një lutje për qytetarët Janë të Mbyllura
Sot në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 837 pacientë nga Sars- Cov-2. Sipas njoftimit të QKUK-së, 700 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë. “137 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore. 636 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 335 pacientë. 10 në gjendje të rënduar. 276 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë. 287 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 113 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 23 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë ...
Komentet te QKUK dhe spitalet të mbushura me pacientë me Covid-19, po trajtohen 837 pacientë Janë të Mbyllura
Skitari Albin Tahiri zë vendin e 21-të në garën e Tarvisios🇮🇹, i afrohet normës olimpike Pekini 2022, disiplina e super sllallomit të madh Skitari ynë, Albin Tahiri, ka zënë vendin e 21-të në garën e Tarvisios së Italisë, disiplina e super sllallomit të madh. Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 1:11.14 minuta. Në lëshimin e parë doli i 20-ti, ndërsa në të dytin bëri një gabim që e la prapa. Në garë morën pjesë 82 garues, 15 dolën nga shtegu. Rezultati i sotëm i tij ishte brenda kritereve olimpike, që nënkupton se Albin Tahirit i mjafton edhe një rezultat përafërsisht i tillë për të fituar normën olimpike Pekini 2022, në ...
Komentet te Albin Tahiri edhe më afër normës olimpike Pekini 2022 Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Suedisë ka arritur në Kosovë në mesditën e sotme. Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekspeditën suedeze të udhëhequr nga presidenti i Federatës së Futbollit të Suedisë, Karl-Erik Nilsson, që njëherësh është edhe zëvendëspresident i UEFA-s, e ka pritur presidenti Agim Ademi. Me këtë rast, ai i shprehu mirëseardhje homologut të tij dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë, teksa e shoqëroi atë edhe në hotel “Sheraton”, aty ku është akomoduar Kombëtarja e Suedisë, teksa më pas së bashku do të vizitojnë edhe Kampin Nacional Edukativ në Hajvali. Kombëtarja suedeze sot në orën 17:30 do të zhvillojë seancën stërvitore në “Fadil Vokrri”, derisa të dielën në orën 20:45 do të ...
Komentet te Kombëtarja e Suedisë arrin në Kosovë Janë të Mbyllura
Xhudistët si Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka kanë përfaqësuar Kosovën në “Grand Slamin” e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kosova ka arritur të fitoj vetëm një medalje të artë në Tbilisi, përmes xhudistes Nora Gjakova, kurse Akil Gjakova është renditur sot i pesti së bashku me Laura Fazliun, e cila u rendit e shtata dhe fitoi 260-të pikë të reja olimpike, përcjell KosovaPress. Akil Gjakova ishte në garë për medaljen e bronztë të kategorisë deri në 73 kilogramë. Xhudisti kosovar u mposht nga dy herë medalisti olimpik Lasha Shavdatuashvilli i Gjeorgjisë, pas tri vërejtjeve të marra nga gjyqtari në kohën shtesë. Në gjysmë ...
Komentet te Një medalje e artë për Kosovën në Tokio 2020, Akil Gjakova renditet i pesti Janë të Mbyllura
Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter është shënuar ditën e sotme në Detin Adriatik. Sipas të dhënave nga ESMC tërmeti ka qenë me një thellësi prej 60 kilometrash. Pas lëkundjes së orës 14:00 të magnitudës 3.4 në afërsi të bregdetit shqiptar, pak minuta më parë u regjistrua një lëkundje shumë më e fortë. Epiqendra ndodhet rreth 68 kilometra nga Viestes në Itali. Ende nuk ka asnjë informacion paraprak për dëme, ndërkohë që thellësia prej 60 kilometrash mund të ketë ulur ndjeshmërinë tek njerëzit/KP ...
Komentet te Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 në Detin Adriatik Janë të Mbyllura