Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Nis ngritja e ambienteve për vaksinimin masiv në Tiranë

Shqipëri
Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka filluar përgatitja e ambienteve për procesin e vaksinimit masiv me vaksinën kineze duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç. Vaksinimi masiv në Tiranë do të nis për të moshuarit mbi 70-vjeç, ndërsa ata janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik. Deri më tani kanë mbërritur 192 mijë doza të vaksinës Sinovac ndërsa pritet sipas objektivave të qeverisë që brenda muajit qershor të vaksinohen 1.2 milionë shqiptarë. Ndërkohë në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, ministrja Manastirliu ka thënë se synohet që të arrihet shifra e 10-15 vaksinimeve në ditë. “Tashmë po ngrihen dy stenda të mëdha që do kryhet ...
Komentet te Nis ngritja e ambienteve për vaksinimin masiv në Tiranë Janë të Mbyllura

​Prova e Barcelonës, 5000 vetë marrin pjesë në koncertin e rrokut pas testit Covid

Rajoni dhe Bota
Pesë mijë amatorë të muzikës do të marrin pjesë në një koncert në Barcelonë të Spanjës pasi të kenë kaluar testin e Covid-19 brenda të njëjtës ditë, në një provë të efektivitetit të planit për parandalimin e virusit në evente të mëdha kulturore. Shfaqja e të shtunës nga nje grup muzikor vendas ka lejen e autoriteteve shëndetësore, ne nje kohe kur pjesa tjetër e vendit është kufizuar në grumbullime deri në katër persona në hapësira të mbyllura. Pjesëmarrësit në koncert do të jenë të liri të lëvizin dhe të takohen me pjesëmarrës të tjerë, por janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse. Blerësit e biletave mund të zgjidhnin mes tre ...
Komentet te ​Prova e Barcelonës, 5000 vetë marrin pjesë në koncertin e rrokut pas testit Covid Janë të Mbyllura

​425 raste të reja dhe 12 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri

Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 425 qytetarë. Kurse, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. “Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit, si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë ...
Komentet te ​425 raste të reja dhe 12 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Nesër vazhdojnë homazhet për Rasim Thaçin-Cima

Lajme
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së dhe me drejtuesit e institucioneve shtetërore të kulturës do të bëjnë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar figurën e artistit Rasim Thaçi – Cima. Homazhet do të bëhen në orën 11:00./KP ...
Komentet te ​Nesër vazhdojnë homazhet për Rasim Thaçin-Cima Janë të Mbyllura

​Bahri Jashari, kryetar i ri i Sindikatës së Judikaturës

Lajme
Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës (SPJK), në kuvendin zgjedhor të mbajtur sot, nga tre kandidatë sa ishin në garë, me shumicë votash është zgjedhur për kryetar Bahri Jashari, me një mandat prej pesë vjet. Për dallim nga kundër kandidatët Jashari është zgjedhur me 12 vota pro. Jashari aktualisht është udhëheqës i divizionit për logjistikë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndërsa ka ushtruar pozitën e u.d. kryetarit të SPJK-së/KP ...
Komentet te ​Bahri Jashari, kryetar i ri i Sindikatës së Judikaturës Janë të Mbyllura

​Gazetari suedez pyet Zenelin: A je i lumtur që është kthyer Ibra? Ja përgjigjja e menjëhershme e mesfushorit

Sport
Në konferencën për media para ndeshjes me Kombëtaren me Suedinë ishte i pranishëm edhe mesfushori Arbër Zenelì. Në mesin e shumë pyetjeve, njëri prej gazetarëve suedez të pranishëm në sallë e pyeti Zenelin që duke marrë parasysh faktin se ka luajtur për Suedinë dhe tani për Kosovën, a është i lumtur apo i hidhëruar me rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç në radhët e Suedisë. Në përgjigjen e tij Zeneli tha se është një ndjenjë e kombinuar. “Është një ndjenjë e kombinuar. Edhe njëra edhe tjetra. Natyrisht se prania e tij e vështirëson punën tonë nesër, por në të njëjtën kohë jam i lumtur që do të luaj kundër idolit tim të ...
Komentet te ​Gazetari suedez pyet Zenelin: A je i lumtur që është kthyer Ibra? Ja përgjigjja e menjëhershme e mesfushorit Janë të Mbyllura

Kurti emëroi 4 zëvendësministra

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre. Zëvendësministrat e emëruar janë: Hysen Durmishi, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Enver Dugolli, zëvendësministër i Mbrojtjes, Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë dhe Ilir Aliu, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve./KP ...
Komentet te Kurti emëroi 4 zëvendësministra Janë të Mbyllura

​Shembet fasada në një ndertës në Prishtinë, reagojnë zjarrfikësit

Lajme
Një pjesë e fasadës së një ndërtese është shembur në rrugën “Galibardi”, në Prishtinë. Aty kanë dal edhe njësitet e zjarrfikësve. Shembja e fasadës është bërë në rrugën në të cilën kalojnë këmbësorët./KP ...
Komentet te ​Shembet fasada në një ndertës në Prishtinë, reagojnë zjarrfikësit Janë të Mbyllura

Zeneli tregon nëse do të festojë në rast se shënon gol ndaj Suedisë

Lajme
Mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme me Suedinë. Ai ka deklaruar se në këtë ndeshje Kosova luan për tri pikë. “Ne do të ballafaqohemi me një skuadër të fuqishme siç është Suedia, por ne jemi përgatitur mirë dhe shkojmë ndaj Suedisë për tri pikë.”, tha Zeneli. Sa i përket asaj nëse do të festonte në rast se e gjen golin Zeneli u përgjigj: “Kjo është një ndeshje speciale sepse kam luajtur për Suedinë por shkojmë në këtë lojë për tri pikë dhe pastaj nëse shënoj do të shohim nëse do të festojë apo jo.”, u shpreh Zeneli./KP ...
Komentet te Zeneli tregon nëse do të festojë në rast se shënon gol ndaj Suedisë Janë të Mbyllura

​Presidentja e KE-së diskuton me Kurtin për vaksinat që do të vijnë së shpejti në Kosovë

Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shpërndarjen e vaksinave anti-covid në Kosovë, të financuara nga Komisioni Evropian. Ajo ka shkruar në Twitter se po qëndrojnë pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor. Sipas saj, diskutimi me Kurtin ka qenë për të nisur vaksinimi sa më i shpejt për punëtorët shëndetësor dhe personat më në nevojë. “Së bashku do të tejkalojmë pandeminë”, ka shkruar ajo. Ndërkohë, kryeministri Rama , pas bisedës me Ursula von der Leyen, ka thënë se në rajonin tonë së shpejti do të vinë nga Komisioni Evropian, 651 mijë vaksina Pfizer./KP ...
Komentet te ​Presidentja e KE-së diskuton me Kurtin për vaksinat që do të vijnë së shpejti në Kosovë Janë të Mbyllura