Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami ka humbur të ëmën. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë ajo, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi do të bëhet sot tek varrezat në Arbëri. “Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi Allahu të mëshiroftë oj Nëna ime 🤍 Varrimi do të bëhet sot në kohën e Ikindisë tek varrezat e Arbërisë në Prishtinë”, ka shkruar Arta./Kosovarja ...
Komentet te Këngëtarja e njohur shqiptare humb nënën Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Zakoni i vjetër i të urinuarit në ujin e detit, në plazhet e Vigos në Spanjë, tashmë mund të të kushtojë shumë shtrenjtë, plot 750 euro. Kaq është gjoba që parashikon rregullorja e re e përcaktuar nga administrata lokale e qytetit bregdetar perëndimor spanjoll. Rregulli ka për qëllim të ruajë higjenën e ujërave detarë pranë bregut, për të krijuar një mjedis të pastër për shumë turistë vendas e të huaj që dynden drejt plazhit gjatë sezonit veror. Nëpër plazhe janë vendosur tualete publikë, por rregullorja nuk sqaron se di do të bëhet identifikimi i turistëve që urinojnë në det. Rregulli i pazakontë është pjesë e rregullores me 12 pika, ku ...
Komentet te 750 euro gjobë nëse urinon në det Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur kengetarit nga Kosova, Enur Pakashtica. 4 persona të armatosur me armë kanë tentuar që të grabisin biznesin e tij. “Kam qenë në katin e dytë të ambienteve ku punoj, kur kanë ardhur grabitësit. Njëri prej tyre mu afrua me një armë të tipit “AK 47” dhe po më kërcënonte që t’i jepja para. Por nuk e bëra një gjë të tillë. Iu vërsula edhe unë pas. Edhe ai filloi të zbrapset. Kur zbrita pashë edhe 3 bashkëpunëtorë të tij dhe i pashë që filluan të dilnin jashtë. Kur dolën, pashë që qëlluan me një plumb në ajër. Për fat të mirë plumb nuk ...
Komentet te E kërcënojnë me armë, grabitet këngëtari i famshëm kosovar Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga fshati Jashanicë i Klinës që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur. Sipas raportit mjekësor, ajo ka vdekur si pasojë e komplikimeve në zemër, raporton Express. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Fsh. Jashanicë, Klinë 21.06.2022 – 16:00 Më 24.06.2022 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport./Express ...
Komentet te Vdes një grua që ishte duke u trajtuar në QKUK, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura
Asociacioni i Komunave të Kosovës në mbledhjen e Bordit ka vendosur që të nis procedurën për të paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për nënshkrimin e Kontratave Kolektive për arsim dhe shëndetësi pa konsultim e dakordim me Komunat derisa zbatimi i tyre u tha se po bëhet në dëm të buxheteve komunale. Bordi ritheksoi që Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është kundër Kontratave Kolektive por është kundër zbatimit të tyre në formën e deritashme duke ua marrë mjetet financiare komunave kur palë nënshkruese janë institucionet qendrore. Lexoni të plotë postimin: Në mbledhjen e Bordit të Asociacionit i Komunave të Kosovës të mbajtur më ...
Komentet te Asociacioni i komunave do ta padisë MASHTI-n dhe MSH-në Janë të Mbyllura
Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 14 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, gjatë të shtënave të mbrëmshme në një klub nate në Oslo. Një i dyshuar është arrestuar dhe sekuestruar dy armë, raporton televizioni publik bbc. “Pashë një burrë që arriti me një çantë, ai mori një armë dhe filloi të qëllonte”, tha gazetari Olav Roenneberg i transmetuesit publik NRK. Një dëshmitar në Londrën Pub tha për NRK se ishte goditur nga xhami fluturues. “Unë isha jashtë lokalit London Pub kur ndodhi ngjarja. Sapo vura re se kishte të shtëna, një copë xhami me goditi në trup. Kishte të shtëna gjithnjë e më ...
Komentet te Dy të vrarë, 14 të plagosur në Oslo – dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. “Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit.P.S.”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Parashikimi i motit për sot Janë të Mbyllura
Dje ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, regjisorja Vjosa Berisha, shkruan Gazeta Sinjali. Për vdekjen e artistes ka reaguar djali i saj, Lekë Berisha. Berisha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se: ”Deri n’përqafimet tona të ardhshme, të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”. Vjosa Berisha ndërroi jetë dje në spitalin University College Hospital në Londër, e cila vuante nga sëmundja e kancerit. Për vdekjen e saj ka reaguar edhe Ministria e Kulturës e shumë personalitete të tjera publike. Artisja Berisha ishte edhe bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e festivalit Ndërkombëtar të Filmit ”PriFest”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Djali i regjisores për vdekjen e saj: Të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej Janë të Mbyllura
Reperja e njohur shqiptare, Tayna vazhdimisht duket atraktive dhe provokuese si në performanca ashtu edhe në paraqitje në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Së fundmi ylli kosovar ka pozuar nga Lodra, shkruan Kosovarja. Reperja ndau disa imazhe me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram sipër të cilave shkroi “Doli Goca në pengjere”./Kosovarja ...
Komentet te Tayna del në pengjere Janë të Mbyllura
Ka nisur peticioni “Pro tërheqjes 30 për qind të Trustit” nga grupi i qytetarëve për të mundësuar tërheqjen e propozuar nga Trusti. Iniciativa e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, u rrëzua nga votat e pushtetit. Vetë Haxhiu paralajmëroi se nëse s’kalon me iniciativën e tij “do të kalojë me iniciativë të qytetarëve”. Për të shkuar në Kuvend duhet grumbullimi i 10 mijë nënshkrimeve. “Ndonëse Kryeministri Kurti shfaqi gatishmëri që këtë të drejtë kushtetuese t’ua mohoj deputetëve duke i trajtuar ata si teknokratë apo robotë të Albinit, kërkesat e qytetarëve nuk mund të shtypen me arrogancën e numrave të pushtetit. Kush hynë në garë kundër qytetarëve çdo herë ...
Komentet te Nis peticioni për tërheqjen e pareve nga Trusti Janë të Mbyllura