Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Të shtëna me armë zjarri afër klubit “Duplex” në Prishtinë, plagoset një person

Lajme
Rreth orës 03:20 të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri afër klubit “Duplex” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe i njëjti është dërguar në QKUK. Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, siç mëson Sinjali në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja. Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje. Sinjali do të ju mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Të shtëna me armë zjarri afër klubit “Duplex” në Prishtinë, plagoset një person Janë të Mbyllura

Lokali në Prishtinë ua ndalon hyrjen shtetasve të BE’së në shenjë proteste për vizat

Lajme
Një lokal në Prishtinë ka vendosur një tabelë në hyrje, ku thuhet se u ndalohet hyrja pa viza shtetasve të Bashkimit Evropian. Veprimi i drejtuesve të këtij lokali vjen në shenjë proteste pasi Kosovës s’iu liberaluzuan vizat, raporton Express. “S’lejohet hyrja pa viza për shtetasit e Bashkimit Evropian”, thuhet në tabelë./Express       ...
Komentet te Lokali në Prishtinë ua ndalon hyrjen shtetasve të BE’së në shenjë proteste për vizat Janë të Mbyllura

Kosovë: Lidhjet martesore që mund t’ju dërgojnë në burg

Lifestyle
Kodi Penal i Kosovës ka paraparë disa raste kur qytetarët nëse kryejnë martesa apo marrëdhënie seksuale mund të shkojnë në burg. Të dhënat tregojnë që rregullat e Kodit Penal në disa raste nuk janë repektuar dhe si rrjedhojë disa qytetarë kanë përfunduar në burg. Bigamia, martesa e detyruar, bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç, dhuna në familje, mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme, braktisja dhe mos raportimi i abuzimit të fëmijëve janë disa nga veprat që Kodi Penal i Kosovës i ka paraqitur si vepra penale ndaj martesës dhe familjes. Një person i cili lidhë martesë derisa është i martuar, mund të dënohet deri në një vit burgim. ...
Komentet te Kosovë: Lidhjet martesore që mund t’ju dërgojnë në burg Janë të Mbyllura

Ministri Murati “rreh gjoks” se Qeveria Kurti ka punësuar 64 mijë persona, “gozhdohet” keq nga komentuesit

Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar statistika të Administratës Tatimore të Kosovës të punësimit të 64 mijë personave, ku ia ka atribuar si sukses qeverisë aktuale. Në statistikat e shpërndara nga Murati, krahasohet numri i të punësuarve aktivë në muajin maj të 2019-ës me atë të majit të vitit aktual. Sipas këtyre statistikave, në maj të vitit 2019 thuhet se ishin 318 mijë e 610 të punësuar, derisa në maj të këtij viti 382 mijë e 861 sosh. Për këtë postim, Muratit i janë kthyer kundërvënë komentuesit, duke i thënë se s’është meritë e Qeverisë kjo. “Qka ka ba qeverija qe i ka punsu kallxom pr ...
Komentet te Ministri Murati “rreh gjoks” se Qeveria Kurti ka punësuar 64 mijë persona, “gozhdohet” keq nga komentuesit Janë të Mbyllura

Liverpooli lejon largimin e Salahut, klubi ia cakton çmimin e shitjes egjiptianit

Sport
Pas Sadio Manes, edhe Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli. “Daily Express” ka raportuar se klubi anglez mund ta lejojë largimin e sulmuesit egjiptian në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express. Salah ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. Pavarësisht përpjekjeve, nuk është gjetur ende gjuha e përbashkët për të rinovuar kontratën me nënkampionët e Anglisë. 30-vjeçari thuhet se po kërkon që të bëhet më i paguari në klub, duke kërkuar që të paguhet 185 mijë euro më shumë në javë sesa Virgil van Dijk, i cili momentalisht është futbollisti më i paguar në “Anfield”. Mbrojtësi holandez ka pagë javore prej 255 mijë eurove. ...
Komentet te Liverpooli lejon largimin e Salahut, klubi ia cakton çmimin e shitjes egjiptianit Janë të Mbyllura

Kanoset një mjek i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK

Shëndetësi
Një person është arrestuar pasi e kishte kanosur një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në orarin e tij të punës, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:10, në QKUK. Tutje thuhet se pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar mjek në klinikën e lartcekur deri sa ai ka qenë në orar të punës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në ...
Komentet te Kanoset një mjek i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK Janë të Mbyllura

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, s’ka më ndalesa në vikende

Lajme
Sot nisi zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentash apo policor. Marrëveshja u arrit në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive. Në këtë mbledhje është rënë dakord që çdo fundjavë nga një qershori deri në 30 shtator mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos ketë asnjë ndalesë në kufi, raporton TCh. Sot qytetarët e Kosovës që shkojnë për të pushuar në brigjet e bregdetit të Shqipërisë e kanë kaluar kufirin pa asnjë ndalesë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, s’ka më ndalesa në vikende Janë të Mbyllura

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19!

Shëndetësi
25 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19 ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës. ℹ️Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ️Deri më sot janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. ℹ️Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. ℹ️Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është ...
Komentet te Rritet numri i të infektuarve me Covid-19! Janë të Mbyllura

Ish-këshilltari i Thaçit zbulon detaje në momentin e pranimit të aktakuzës nga Specialja

Lajme
Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami, ka treguar se si ish-presidenti Thaçi iu ndërpre rrugëtimi për në Uashington, derisa ata ishin ende në avion, 10 minuta pasi ishin nisur nga Tirana. Ai tregoi se si Gjykata Speciale lëshoi një komunikatë të paprecedent, kundër parimeve dhe vlerave të drejtësisë ndërkombëtare, derisa ishin në aeroplan. “Derisa ishim në aeroplan, Gjykata Speciale lëshoi një komunikatë të paprecedent, kundër parimeve dhe vlerave të drejtësisë ndërkombëtare. Atë ditë, Gjykata Speciale shpalosi qëllimet e vërteta, përndjekjen politike të krerëve të UÇK-së, mbajtjen e tyre sa më gjatë, pa aktakuzë, pa proces gjyqësor, pa proces fer dhe të paanshëm”, shkroi mes tjerash ai. Postimi i plotë: /Nacionale ...
Komentet te Ish-këshilltari i Thaçit zbulon detaje në momentin e pranimit të aktakuzës nga Specialja Janë të Mbyllura

Arrestohet motoçiklisti që hodhi në rrugë qeset e mbushura me drogë

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar, i cili dyshohej për posedim të drogës, shkruan Gazeta Sinjali. I dyshuari derisa kishte qenë duke drejtuar motoçikletën nuk e kishte respektuar shenjën e policit për ndalje, por kishte filluar të rriste shpejtësinë. Gjatë tentimit për t’iu shmangur ndalimit policor, i dyshuari kishte hedhur disa qese të dyshuara me substancë narkotike dhe pasi rrëzohet nga motoçikleta tenton në këmbë për të ikur, por i njëjti rrëzohet nga zyrtarët policorë. Gjithashtu, Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur para të gatshme 425 euro, një telefon celular dhe 19 qese të mbushura me substancë narkotike ...
Komentet te Arrestohet motoçiklisti që hodhi në rrugë qeset e mbushura me drogë Janë të Mbyllura