Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ekipi i Serbisë nuk luan ndaj Kosovës, humb ndeshjen

Sport
Ekipi i Kosovës e ka fituar ndeshjen në tavolinë pasi ekipi i Serbisë nuk ka pranuar të luajë.   Kjo ka ndodhur në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, ka njoftuar Fedrata e Volejbollit e Kosovës. “Lajme fantastike nga Kampionati Ballkanik – të dy ekipet e Kosovës fitojnë ndeshjet. Ekipet e Kosovës, në të dy konkurrencat, e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ditën e shtunë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.Në konkurrencën e meshkujve, dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami fitoi me rezultat 2-0 në sete, pasi ekipi serb nuk u paraqit ...
Komentet te Ekipi i Serbisë nuk luan ndaj Kosovës, humb ndeshjen Janë të Mbyllura

Vuçiq: Kërcënohemi nga një e luftë e tmerrshme botërore

Lajme
“Ka një histeri të madhe kundër BE-së. Është shumë mirë. Por mos harroni se ne kemi para kryesisht falë BE-së,” tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media gjatë ditës së sotme. “Gjashtëmbëdhjetë kryeministra folën drejtpërdrejt ose tërthorazi për nevojën për t’u lidhur me politikën e jashtme të BE-së. Nuk është e lehtë të dëgjosh. Por kjo nuk do të thotë se ne mund të shkojmë në ekstremin tjetër, ne kemi një mënyrë tjetër ose një alternativë të BE-së. Duhet të ketë një qasje racionale, pragmatike, në interes të qytetarëve”, tha Vuçiq. Vuçiq foli edhe për pushimin e Ukrainës, derisa tha se nëse nuk arrihet marrëveshje për Donbasin, ...
Komentet te Vuçiq: Kërcënohemi nga një e luftë e tmerrshme botërore Janë të Mbyllura

Mushkolaj, bizneseve: Punëtorë mund të gjeni, por jo skllavë

Lajme
Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar biznesmenët që dikur kanë keqtrajtuar punëtorëve ndërsa tani po ankohen për mungesë të tyre. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në Kosovë ka punëtorë, por jo skllavë sikurse deri tash. “’Nëse don me nejtë rri, nëse jo shko, se ka punëtorë boll’. Kjo ishte përgjigjja e bizneseve private kur punëtorët ankoheshin se paguhen pak, jo rregullisht dhe nuk respektohej Ligji i Punës. Tash, të njëjtat biznese po ankohen që nuk po gjejnë punëtorë. Në fakt punëtorë edhe mund të gjejnë, por jo skllavë sikurse deri tash”, ka shkruar ai./Nacionale ...
Komentet te Mushkolaj, bizneseve: Punëtorë mund të gjeni, por jo skllavë Janë të Mbyllura

E përcolli me veturë dhe e ngacmoi një vajzë në mesnatë, të riun nga Prishtina e zë sherri me policinë

Lajme
Ngacmimet seksuale në rrugë, për fatin e keq të vajzave dhe grave në Kosovë, nuk janë të rralla, shkruan Gazeta Sinjali. Mirëpo, i rrallë është raportimi i tyre dhe për pasojë ngacmuesit shpesh ia dalin pa “therrë në këmbë”. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë në Prishtinë bëjnë të ditur se një vajzë u ngacmua seksualisht mbrëmë pas mesnate rreth orës 3:30 në Prishtinë, në afërsi të Stacionit Policor Jugu. Sinjali mëson që ngacmimin e kishte shoqëruar një fjalosje dhe një zhurmë që kishin shkaktuar protagonistët e ngjarjes, e cila u dëgjua nga një njësi policore që ishte në afërsi, ku menjëherë janë vënë në veprim dhe kanë shoqëruar personat ...
Komentet te E përcolli me veturë dhe e ngacmoi një vajzë në mesnatë, të riun nga Prishtina e zë sherri me policinë Janë të Mbyllura

Koci: Shqetësuese, numri i grave me shami po rritet në mënyrë rapide

Lajme
Avokati kosovar, Arianit Koci, po thotë se numri i grave që po bartin mbulesa në Kosovë është në rritje. Për këtë, ai tha se arsyeja është te mungesa e lirisë së lëvizjes nëpër Europë dhe se izolimi i krijon hapësirë ardhjes së një ideologjie politike fetare. Ndonëse thotë se e konsideron liri e të drejtë individuale, Koci s’mendon se mbulesa është identitet shqiptar. “Nuk e di sa po e vëreni, por te ne, në mënyrë rapide mos me thënë shqetësuese, po rritet numri i zonjave dhe zonjushave që kanë filluar me e vendosë mbulesën në kokë. Dhe atë, jo mbulesën çfarë e kanë bartë disa gjyshe tana, por mbulesë tipike ...
Komentet te Koci: Shqetësuese, numri i grave me shami po rritet në mënyrë rapide Janë të Mbyllura

Sa e rëndësishme është për sportistët të kenë psikolog sportiv në klubet e tyre

Sport
Sporti është një lojë e mendjes, një vend, ku një ndryshim i vogël i fuqisë mendore, shpesh bën një ndryshim të madh midis humbjes dhe fitores. Ne futbollin e profilit të lartë, përballimi i stresit është një kërkesë e detyrueshme për sukses. Për ngjarje sportive të tilla si kërkimi i trofeve, futbollistët duhet të mësojnë një sërë strategjish të ndryshme psikologjike për t’u marrë me peshën e asaj që kërkojnë, dhe që pritet prej tyre. Rezistenca mendore është një fushë e veçantë ku psikologët e sportit bëjnë psikoedukim mbi futbollistët. Ajo mund të përshkruhet si aftësia për t’u përgjigjur pozitivisht pengesave, paraqitjeve të dobëta, presionit ekstrem dhe situatave të pafavorshme. ...
Komentet te Sa e rëndësishme është për sportistët të kenë psikolog sportiv në klubet e tyre Janë të Mbyllura

Mbi 350 milionë euro remitenca, deklarohen BQK dhe ekspertët e ekonomisë

Ekonomi
Remitencat nga bashkatdhetarët tanë në katër muajt e parë të këtij viti kanë shënuar vlerën mbi 350 milionë euro. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) pret që deri në fund të këtij viti remitencat të arrijnë nivelin prej 1.22 miliardë euro. Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti ka thënë për KP se ecuria e rritjes së remitencave këtë vit pritet të jetë më e ngadalshme, krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte shënuar rritje prej 17.7 për qind. “Deri në muajin prill të këtij viti, vlera e remitancave ka arritur në shumën prej 351.5 milionë euro apo një rritje vjetore 5.4%. Për të gjithë vitin, remitencat pritet të arrijnë nivelin prej 1.22 ...
Komentet te Mbi 350 milionë euro remitenca, deklarohen BQK dhe ekspertët e ekonomisë Janë të Mbyllura

Deçan: Gruaja shtatzënë e denoncon për dhunë në familje personin me të cilin bashkëjetonte, ai i kërkon të largohet nga shtëpia me pesë vajzat

Lajme
Një grua nga Deçani e ka denoncuar mbrëmë në Polici personin me të cilin është duke bashkëjetuar, me pretendimet se po ushtron dhunë sistematike ndaj saj. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “SALI ÇEKU” në Deçan. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktima ka denoncuar të dyshuarin për dhunë fizike, pas një zënke që kishin pasur gjatë ditës së djeshme. Si pasojë e zënkës gruaja shtatzënë, është goditur nga partneri i saj,  i cili kishte kërkuar nga ajo që të largohet nga shtëpia e tij me 5 vajzat e saj të cilat i ka nga dy martesat e kaluara. Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal ...
Komentet te Deçan: Gruaja shtatzënë e denoncon për dhunë në familje personin me të cilin bashkëjetonte, ai i kërkon të largohet nga shtëpia me pesë vajzat Janë të Mbyllura

“Më vrit se nuk mundem pa ty me jetu”, gjilanasi kërcënon ish të dashurën

Lajme
Çdo ditë në Kosovë raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë. Një rast dhune dyshohet se ka ndodhur edhe dje, ku një grua nga Gjilani e ka denoncuar në Polici në orët e mbrëmjes personin me të cilin kishte bashkëjetuar, për dhunë fizike ndaj saj. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Lufta e Gjilanit 44” në Gjilan. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktima ka denoncuar rastin në Polici nga frika dhe dhuna që i ka shkaktuar personi me të cilin kishte bashkëjetuar rreth tre muaj, për dhunë fizike. Ajo ka deklaruar se i dyshuari dje në orët e mëngjesit ...
Komentet te “Më vrit se nuk mundem pa ty me jetu”, gjilanasi kërcënon ish të dashurën Janë të Mbyllura

Hapet pishina e Gërmisë, këtë vit pritet fluks më i madh

Lajme
Mëngjesin e sotëm është hapur pishina e Gërmisë duke iu krijuar qytetarëve të kryeqytetit që të kenë një mundësi më shumë për të kaluar ditët e nxehta të verës. Dyert për të gjithë qytetarët u hapën në ora 10:00, pasi paraprakisht u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një sezon të mbarë.   Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Sport Marketing” që ka nën mbikëqyrje pishinën e Gërmisë, Liridon Llapashtica, deklaroi për KosovaPress në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Ai shtoi se në kuadër të kujdesit për pushuesit këtë vit kanë angazhuar 12 shpëtimtarë. ...
Komentet te Hapet pishina e Gërmisë, këtë vit pritet fluks më i madh Janë të Mbyllura