Në vazhdimin e seancës parlamentare ku po shqyrtohet projektligji për Trustin, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka vendosur në foltoren e Kuvendit pankarta me mbishkrime “Evropë ku janë Vizat” dhe “Evropë deri kur ma”. Ndaj këtij veprimi ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. “Besnik, duhet të marrësh leje për këto aktivitete subversive që po i bën”, tha Konjufca. Fillimisht, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ngritur në këmbë për një minutë heshtjeje në nderim të veprës së producentes Vjosa Berisha. /Telegrafi/ ...
Komentet te Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë. Tash për tash fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që lindin gjatë kësaj kohë për dy vite rresht marrin nga 20 euro. “Nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë zgjerimi i shtesave për fëmijët”, ka thënë Murati gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të enjten. Pos këtij lajmi, ai i ka cilësuar “demagogë” deputetet e opozitës për shkak të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit. Murati po ashtu ka thënë se i kanë ndihmuar qytetarët përmes ...
Komentet te Shtesat për femijë, Murati ka një njoftim të rëndësishëm Janë të Mbyllura
Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Pataqan i Poshtëm, Komuna e Rahovecit. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës. “Sot rreth orës 08:40 min. Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm-Komuna Rahovec, viktima mashkull/kosovar lindur në vitin 2003 e kishte varë veten”, tha Elezaj. Elezaj shtoi se patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes me vendimin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. ...
Komentet te Gjendet pa shenja jete një 19-vjeçar në Rahovec Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel. Ajo thotë se si asnjëherë më parë morën mbështetje nga të gjithë liderët për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Sot në takimin e përbashkët mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është dhënë një përkrahje deklarative nga një numër natyrisht i madh i liderëve sa i përket Kosovës, në të gjitha aspektet. Në radhë të pare shumica dërmuese janë deklaruar pro sa i përket liberalizimit të vizave. Në radhë të dytë shumica kanë përkrahur në përgjithësi perspektiven evropiane të Kosovës që i jep sinjal të mirë pasi të aplikojmë për statusin e kandidatit do ...
Komentet te Osmani: Patëm mbështetje të madhe për liberalizimin e vizave Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik parashikon për sot mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen nga riga shiu dhe shkarkime rrufesh. “Reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, (duke mos e përfshirë të gjithë territorin), parashihen të kenë më pak reshje”, thuhet në njoftimin e IHKM-së. Vlerat e temperaturave minimale parashikohet të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius “Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj kujdes rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i ...
Komentet te Moti për sot, vranësira e shi në disa pjesë Janë të Mbyllura
Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e ka cilësuar si historike ditën e sotme kur po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Duke folur në emër të eurodeputetëve, Metsola tha se liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të ndodhin, raporton Gazeta Express. “Sot është një ditë historike për dy arsye; sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Europian. Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Europën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të ...
Komentet te Presidentja e PE-së: Sot është ditë historike, duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës Janë të Mbyllura
Pas më shumë se një dekade, është rihapur Bashkësia Lokale në Hajvali të Prishtinës. Komuna njofton se rihapja është bërë këtë të enjte në orën 09:00. Në njoftim thuhet se funksionalizimi i kësaj bashkësie do t’ua lehtësojë qytetarëve marrjen e shërbimeve nga komuna. “Funksionalizimi i kësaj Bashkësie, jo vetëm që do tu ofrojë qytetarëve tanë qasje më të lehtë në kërkesa për pajisje me dokumente të gjendjes civile, por edhe do e kursejë kohën e tyre për marrje të shërbimeve nga Komuna”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/ ...
Komentet te Pas më shumë se një dekade, rihapet Bashkësia Lokale në Hajvali të Prishtinës Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.V., pasi që i njëjti ka tentuar të vras vëllain e tij me inicialet B.V., për shkaqe pronësore, si dhe ka kanosur se do ti privojë nga jeta anëtarët e familjes, përkatësisht nënën, babain, si dhe motrën e tij. “Kanosja ka ndodhur përmes telefonit duke iu thënë se do iu vras të gjithëve, përfshirë edhe fëmijët e motrës së tij”, thuhet në komunkatën e prokurorisë. “I pandehuri V.V., paraprakisht kishte kërkuar të takohet me të dëmtuarin në zyrën e tij, e më pas duke e kanosur me fjalë, me armë zjarri gjuan disa herë në drejtim ...
Komentet te Tentoi të vras vëllanë e i kërconi me vrasje babanë, nënën e motrën – kërkohet paraburgim për gjakovarin Janë të Mbyllura
Aktorja Monika Lubonja ka qenë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” këtë të mërkurë. Në emisionin e Top Channel, ajo rrëfeu se vajzës së saj, Tea, i tregon për lidhjet që ka duke mos pasur asnjë lloj droje. Ish-banorja e Big Brother VIP rrëfeu edhe një prej momenteve, ku vajza e saj u ndje keq pasi e pa me lot. “I kam prezantuar partner, ka qenë një ekuilibër jashtëzakonisht i mirë se Tea në fund të ditës ka dashur që unë të jem e lumtur”. (Foto: Instagram/monikalubonja) “Tea ka menduar gjithmonë për të më thënë… fjalët e Teas kanë qenë këto: ‘Mami nëse ti je gati për një lidhje ...
Komentet te Çfarë tregon Monika Lubonja për vajzën e saj? Janë të Mbyllura
Flokët dhe thonjtë janë tregues të shpeshtë nëse gjithçka nuk është në rregull me trupin. Kështu, ndryshimet e bardha në thonj tregojnë se trupi ka nevojë për vitamina dhe minerale. Megjithatë, çfarë fshihet tjetër pas thonjve? Sipas ekspertëve, një nga tiparet e sëmundjes arteriale periferike është “ rritja e ngadaltë e thonjve”. “Problemi me qarkullimin periferik mund të çojë në ngërçe të dhimbshme në muskujt pas aktiviteteve intensive, por edhe pas një ecjeje të gjatë apo ngjitjes së shkallëve”, thonë shkencëtarët. Ekspertët përmendën gjithashtu se cilët faktorë rrisin shanset e zhvillimit të sëmundjes arteriale periferike: 1. Pirja e duhanit 2. Diabeti 3. Obeziteti 4. Tensioni i lartë i gjakut 5. ...
Komentet te Nëse e vëreni këtë ndryshim në thonj, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj Janë të Mbyllura