Temperatura e lartë është një patologji e shkaktuar nga çrregullimi i qendrës hipotalamike, që është rregullatori i temperaturës. Temperaturë quhet mbi 37.5 gradë, kjo e matur gjithmonë të paktën 30 deri 60 minuta pas buke dhe i njëjti hark kohor duhet edhe pas një aktiviteti të sforcuar fizik. Por si mund të kujdesemi në kushte shtëpiake kur kemi temperaturë të lartë? Jepen antipiretikët (ilaçet që ulin temperaturën), ku më të përdorurit janë paracetamoli, ibuprofeni. Antipiretikët jepen mbi temperaturën 38.2 gradë, gjithmonë sipas këshillës së mjekut dhe duke respektuar rigorozisht kohën e veprimit të medikamentit (ku në të shumtën e rasteve është 4-6 orë). Sidomos tek fëmijët duhet respektuar me ...
Komentet te Si të ulim temperaturën në kushte shtëpie Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Pishina e Gërmisë nga nesër ditë e shtunë, do të hapet për vizitorë. Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike ”Sport Marketing” do ta menaxhoj pishinën, e cila ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet. Kjo ndërmarrje gjithashtu ka thënë se do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonit veror të përgatitur. Më tej thuhet se në pishinë është angazhuar staf profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Edhe këtë sezon hyrja në pishinë për të rritur është 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nga dita e nesërme hapet pishina e Gërmisë Janë të Mbyllura
Është objekt në qendër të Mitrovicës në veri. Por, pos atyre që dyshohet se kanë rënë ndesh me ligjin dhe punonjësve, rrallë kush e ka pasur mundësinë që të hyjë brenda kësaj Qendre Paraburgimi. Struktura e objektit është rrethore. Ndërsa brenda, objektit është një numër i madh i qelive. Ani pse është Qendër Paraburgimi, këtu mbahen edhe persona të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale. Pos qelive, këtu ka edhe punëtori të ndryshme ku të burgosurit marrin zante të ndryshme. Kamera e RTV Dukagjinit është lejuar që të filmojë dhe intervistojë të dënuarit, të cilët po mësojnë për t’u bërë zdrukthtar. Gazetarja e RTV Dukagjini duke intervistuar një ...
Komentet te Brenda Qendrës së Paraburgimit në veri të Mitrovicës – rrëfimet e të burgosurve Janë të Mbyllura
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, shkruan Gazeta Sinjali. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se njësia policore e trafikut është marrë me rastin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident në Vragoli të Fushë Kosovës, pesë persona të lënduar Janë të Mbyllura
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë që samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor ka qenë një dështim i madh. Von Cramon përmes një postimi në Twitter, tha që kjo dërgon një “sinjal katastrofik”. “Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë dështim i madh. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin. I lanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe s’u dhanë asgjë. As Bosnja s’e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut s’nisën negociatat e pranimit dhe Kosova s’mori liberalizimin e vizave”, ka shkruar ajo në Twitter. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ishte një dështim Janë të Mbyllura
Një nxënëse 13 vjeçare është sulmuar seksualisht dje rreth orë 11:00 nga arsimtari i saj në shkollën fillore “Lidhja e Pejës”, në fshatin Novosellë, të Pejës. Gazeta Insajderi mëson se arsimtari që kishte sulmuar seksualisht nxënësën e klasës se VII është Adem Mustafaj, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës. Tashme ndaj arsimtari i cili ligjeronte lëndën e Biologjisë është caktuar edhe masa e paraburgimit për 48 orë. Lidhur me rastin deri më tani janë intervistuar nxënësja, prindi i saj dhe kujdestari i klasës. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Arsimtarit është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualishtnjë nxënëse. ...
Komentet te Arsimtari i Biologjisë dyshohet se sulmoi seksualisht nxënësen 13 vjeçare në Pejë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Obliq, meqenëse të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur rreth 200 litra naftë nga rezervarët e një kamioni, raporton Express. Pas intervistimit, të dy janë dërguar në mbajtje. “Obiliq 22.06.2022 – 19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Express ...
Komentet te Dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë Janë të Mbyllura
Një granatë dore e tipit M52 është hedhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:40 pranë objektit të elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një transformator dhe disa automjete, të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti, i cili tha se përveç dëmeve materiale, nuk ka patur të lënduar. “Prokuroria ka nisur hetimin dhe në pritje të ekspertizës përfundimtare mund të konfirmojmë se shpërthimi është shkaktuar nga një lëndë plasëse, ndërsa ka nisur puna për riparimin e transformatorit të dëmtuar”, deklaroi Hoti./Periskopi ...
Komentet te Sulmohet me granatë objekti i Elektrokosmet-it në veri të Kosovës Janë të Mbyllura
Trupi Gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës në Hagë i ka dhënë fund paraqitjes së provave dhe ka urdhëruar palët që të dorëzojnë dosjet e tyre përfundimtare deri më 21 korrik. Gjithashtu është caktuar periudha 13 deri më 15 shtator për dhënien e deklaratave përmbyllëse. Për dëgjimin e deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues i ka lënë ditë rezervë 16 shtatorin, bëhet e ditur kështu në një njoftim të Dhomave të specializuara të Kosovës. “Më 20 qershor 2022, Trupi Gjykues I i dha fund paraqitjes së provave në çështjen Mustafa, i urdhëroi palët të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare deri më 21 korrik dhe caktoi periudhën nga 13 deri më 15 ...
Komentet te Përfundon paraqitja e provave në rastin ndaj Salih Mustafës Janë të Mbyllura
Sot rreth orës 14:30, në Sllatinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një kamionetë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në rrugën Prishtinë – Pejë. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. “Rreth orës 14:30 , rr.Prishtinë- Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë. Njësitë relevate për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke trajtuar rastin. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale raportohet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të ...
Komentet te Rrokulliset kamioneta në Sllatinë, lëndohen dy persona Janë të Mbyllura