Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është duke punuar intensivisht për të zgjidhur problemin me qentë endacakë. Sipas tyre, zgjidhja e problemit me qentë endacakë ka qenë dhe vazhdon të jetë prioritet për komunën që nga fillimi i mandatit të qeverisjes së re lokale. Siç njoftohet, kryeqyteti deri me tani ka shpenzuar buxhet dhjetëfish më shumë se vitin e kaluar për teajtimin e qenve endacakë. Këto janë pikat të cilat komuna thotë se po i trajton me prioritet. Kemi hartuar strategjinë kornizë 10-pikëshe për trajtimin e qenve endacakë, përkrahur nga të gjithë akterët, brenda dhe jashtë komunës, e të cilën tani po e zbatojmë në bashkëpunim me të ...
Komentet te Qentë endacakë – Komuna e Prishtinës dhjetëfish më shumë buxhet për trajtimin e tyre Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Ai, në qëndrimin treditor në vend, pritet që ta vizitojë edhe veriun e vendit dhe Prizrenin, si dhe pritet të takohet edhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Kjo vizitë e emisarit për dialogun po ndodh një javë pasi, në dialogun e Brukselit që ndërmjetësohet nga Lajçak, pala kosovare dhe ajo serbe u dakorduan për nxjerrjen e një udhërrëfyesi, që do t’i shërbente zbatimit të marrëveshjes për energjinë elektrike në veri të Kosovës. Nën udhëheqjen e ...
Komentet te Lajçak arrin në Kosovë, i shkon në zyrë Kurtit Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mbledhur sot në takim Grupin Punues për Vettingun në drejtësi. Megjithëse ministrja tha se ka qenë rrugë e vështirë deri te finalizimi i koncept-dokumentit për Vettingun, ajo shprehi keqardhje që në këtë takim nuk ishin pjesëmarrës përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial. “Të gjithë ne nuk do të mund t’i arrinim rezultate pa një bashkëpunim të mirë. Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë dhe më vjen keq që nuk janë të pranishëm përfaqësuesit nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial”, tha Haxhiu. Kjo deklaratë e saj vjen pasi edhe këtë takim të sotëm të grupit punues për procesin e vettingut e kanë ...
Komentet te Ministrja Haxhiu mbledh Grupin Punues për “Vetting”, bojkotohet nga Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial Janë të Mbyllura
Zyrtari policor nga stacioni policor në Gjakovë Ismet Deva, i suspenduar për korrupsion, e ka arsyetuar një rast të sulmit seksual, që ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, e për të cilin ka raportuar sot Gazeta Sinjali. Në artikullin e Sinjalit, të publikuar në faqen e Facebook-ut, Deva ka lënë një koment skandaloz, përmes të cilit e ka bërë fajtore gruan që ka denoncuar rastin në Polici. Arsyetimi i rasteve të ngacmimeve e sulmeve seksuale nga dikush që ka veshur uniformën e zyrtarit policor dhe do të duhej të jepte shembull që rastet e tilla të raportohen dhe të dyshuarit të dënohen, është i tmerrshëm. Të riun që po dyshohet ...
Komentet te Skandaloze/ Polici nga Gjakova arsyeton sulmin seksual: Hajt se nuk ja ka hekë naj copë, nuk është ba nami Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt do të shqyrtohet çdo 24 orë. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 euro centë për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 euro centë për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 euro centë për litër. “Çmimet e lartë cekura do të vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftim. Vendimi është marrë bazuar në nenin 5 të ...
Komentet te Ministria publikon çmimin maksimal të derivateve për 24 orët e ardhshme Janë të Mbyllura
Kosovarët që jetojnë jashtë vendit vazhdojnë të dërgojnë shuma të madha parash çdo muaj. Ata nga viti në vit thyejnë rekordin e remitencave. Seenews.com, shkruan se totali i remitancave të huaja në Kosovë u rrit në 5.4% nga viti në vit. Mërgimtarët dërguan 351.5 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2022, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore. Vetëm në prill, gjithsej remitencat e huaja arritën në 110.1 milionë euro, nga 90.5 milionë euro në prill 2021, sipas shifrave preliminare të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës. Totali i remitancave të huaja në Kosovë u rrit në 1.15 miliardë euro në vitin 2021 nga 979.9 milionë euro në ...
Komentet te Mërgimtarët thyejnë rekord, kaq para dërguan në Kosovë për katër muaj Janë të Mbyllura
Një shofer 23-vjeçar ka shkaktuar një aksident të rrallë në Hallau të Zvicrës, mbrëmjen e së shtunës. Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, ai është përplasur me një shtëpi banimi pak para mesnatës dhe ka përfunduar “në mes të dhomës së ditës”. Siç ka njoftuar policia e Schaffhausen të dielën, për arsye që ende nuk janë sqaruar, ai u fut me makinë në një livadh në një kryqëzim, e kaloi atë dhe u ndal vetëm pasi u përplas me shtëpinë. Shoferi dhe personat që ndodheshin në dhomën e ditës në momentin e aksidentit mbetën të plagosur lehtë “si për mrekulli”. Megjithatë, ka pasur dëme të mëdha materiale, si dhe automjeti ka ...
Komentet te Një 23-vjeçar përplaset me veturën e tij Audi – përfundon në dhomën e ditës të një shtëpie Janë të Mbyllura
Zakonisht kërkesat tuaja të modës mund të ndryshojnë së bashku me ndryshimin e sezoneve, pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një fustan të thjeshtë ose një palë sandale të përsosura. Jo vetëm që veshjet e zgjedhura do t’i mbulojnë të gjitha nevojat tuaja bazike, por do të sigurohemi që gjithçka që përfshihet do të duket po aq në trend pas një viti, siç duket tani. Gjithashtu, këto veshje do t’ju bëjnë të ndiheni të emocionuara dhe do të dashuroheni në to, në atë mënyrë që vetëm moda dhe veshjet e bukura dinë t’ju bëjnë të ndiheni. Disa nga veshjet e përzgjedhura për këtë javë janë: Fustan, këmishë dhe aksesorë. Më poshtë ...
Komentet te Veshjet më të mira të javës Janë të Mbyllura
Një grua nga Ferizaj ka përfunduar dje në Polici pasi u denoncua nga bashkëshorti i saj, i cili po pretendon se ajo ka shkaktuar dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e dyshuara 31-vjeçare po dyshohet se pas një konflikti verbal me burrin e saj, e ka ofenduar dhe ka tentuar ta sulmojë atë. Në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se e dyshuara i kishte bërtitur dhe ka tentuar ta godas me tavllën e cigareve, si dhe e ka kërcënuar me thikë kuzhine. Përballë kësaj situate, burri e ka raportuar rastin dhe ka kërkuar ndihmë nga Policia. Gruaja e tij ...
Komentet te Burri nga Ferizaj thërret Policinë, thotë se gruaja e kërcënoi me thikë dhe deshi ta godas me tavllën e cigareve Janë të Mbyllura
Një kamion është djegur tërësisht në autostradën “Ibrahim Rugova”. Pamjet i ka publikuar fotografi kosovar Ilir Lajqi në rrjetin social facebook. Deri më tash nuk është raportuar për të lënduar. Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për të rejat lidhur me këtë rast. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Digjet një kamion në “Rrugën e Kombit” Janë të Mbyllura