Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Përleshje në familjen prishtinase/ “Unë të vras dhe ta pres kokën qitu”, axha kërcënon nipin, atij i del në mbrojtje babai

Lajme
Një incident ka ndodhur mbrëmë në një familje në kryeqytet, ku në rrugën “Hamdi Gashi”, ku dy vëllezër janë përleshur me njëri tjetrin, raporton Gazeta Sinjali. I.B. 74-vjeçar dhe vëllai i tij I.B. 69-vjeçar kanë përfunduar në Polici pas një zënke që patën në shtëpinë e 74-vjeçarit. Krejt kjo ndodhi pas një debati mes të dyshuarit 69-vjeçar dhe djalit të 74-vjeçarit, pasi ky i fundit i ishte ankuar xhaxhait të tij se ishte sjellë keq me bashkëshorten e tij. Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se nipi i ka thënë axhës së tij “S’ke nevojë me u sjellë ashtu me bashkëshorten time”. Në ato momente, 69-vjeçari ia ...
Komentet te Përleshje në familjen prishtinase/ “Unë të vras dhe ta pres kokën qitu”, axha kërcënon nipin, atij i del në mbrojtje babai Janë të Mbyllura

“Kosovës t’i hiqen vizat”, deputeti kroat del me propozime për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së

Lajme
Parlamenti Evropian ka emëruar deputetin kroat Tonino Picula si raportues për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së, u njoftua sot nga zyra e tij. Pas vendimit të PE-së, detyra e tij është të formulojë një propozim për një strategji të re të zgjerimit, e cila më pas duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe më pas t’i referohet Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. “Draft-raporti që më besuan nga kolegët e mi thekson qartë vlerën e politikës së zgjerimit si një investim strategjik në sigurinë dhe prosperitetin e Evropës dhe se ai tashmë ka kontribuar shumë në paqen në ...
Komentet te “Kosovës t’i hiqen vizat”, deputeti kroat del me propozime për strategjinë e re të zgjerimit të BE-së Janë të Mbyllura

Yll Limani në zi, i vdes një person i dashur

Lajme
Yll Limani ka humbur një nga miqtë e tij më të mirë. Këngëtari u shfaq zemërthyer në rrjetet sociale, ku edhe i ka bërë një dedikim prekës mikut të tij i cili vdiq sot. Ylli dedikimin e ka shoqëruar me një foto të të ndjerit në profilin e tij të ‘Instagramit’. Këngëtari është shprehur se nuk i besohet lajmi i hidhur, dhe u shpreh i bindur se do takohen sërish në jetën e përtejme dhe se nuk do ta harroj kurrë. “S’po m’besohet. Rroni jonë, shkove shumë herët… Shpirti yt i mirë u prehtë në paqe, e ishalla s’ki ma dhimbje. E di që prapë kena mu pa, me kesh, ...
Komentet te Yll Limani në zi, i vdes një person i dashur Janë të Mbyllura

A po i bënë konkurrencë të dashurës së re të Robertit? Nora Istrefi: Trupi trup, teshat tesha

ShowBiz
Nora Istrefi ka marrë gjithë vëmendjen me imazhet e reja në Instagram. Këngëtarja është shfaqur me një bluzë që i zbulonte barkun e tonifikuar dhe linjat perfektë trupore, shkruan “Kosovarja”. Artistja dukej mjaftë bukur dhe në formë të mirë derisa kishte bërë dhe një mbishkrim. “Trupi trup, teshat tesha”. A e bëri kastile duke qenë se ish partneri i saj Roberti është në pushime me të dashurën e re prej ku po poston imazhe në bikine?/Kosovarja ...
Komentet te A po i bënë konkurrencë të dashurës së re të Robertit? Nora Istrefi: Trupi trup, teshat tesha Janë të Mbyllura

Tërnovci i Madh “mban peng” përbërjen e Kuvendit të Serbisë

Rajoni dhe Bota
Përbërja e ardhshme e Kuvendit të Serbisë varet nga një fshat i vogël në jug të këtij vendi. Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, rezultatet nuk dihen ende. Kjo, për arsye të përsëritjes së votimeve në fshatin Tërnovc i Madh i Bujanocit, si pasojë e disa parregullsive. Banorët atje do të dalin sërish në votime më 30 qershor – në përpjekjen e pestë. Nga votat e tyre varet nëse përfaqësuesit e pakicës shqiptare në Serbi do të fitojnë mandatin e vetëm në Kuvend. Të drejtë vote në vendvotimin në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” kanë 1,089 votues. Sipas ndarjes së përgjithshme të mandateve, nëse lista e komunitetit shqiptar fiton një mandat, ...
Komentet te Tërnovci i Madh “mban peng” përbërjen e Kuvendit të Serbisë Janë të Mbyllura

Alpinistët bllokohen në Valbonë, kërkohet ndërhyrja me helikopter

Lajme
Dy shtetas (bashkëshortë / aplinistë), duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar në Valbonë, njëri prej tyre është dëmtuar dhe në pamundësi për të lëvizur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar alpinistët. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar. Nga informacionet e deritanishme, 2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 shtetas të tjerë (alpinistë), ...
Komentet te Alpinistët bllokohen në Valbonë, kërkohet ndërhyrja me helikopter Janë të Mbyllura

Gjakovari kacafytet me hajnin në shtëpi, e identifikon, i del i njohur

Lajme
Binak Zyma  ka raportuar në Polici se ka vërejtur katër persona mbrëmë rreth orës 03:00, duke vjedhur në shtëpinë e tij në Demanjë të Gjakovës. Ai thotë se ka arritur ta identifikojë njërin nga të dyshuarit, derisa e kishte kapur e kishte tentuar ta ndaloj, por ai e kishte sulmuar dhe kishte arritur të largohet së bashku me të dyshuarit e tjerë. Sipas tij kjo është hera e tretë që përballet me vjedhje dhe beson që kishte qenë i njëjti person iniciatori, të cilin thotë se e njeh prej vitesh. 40 vjeçari që punon me prerje e shitje të drunjve thotë se ia kanë vjedhur tre motorë sharra dhe një ...
Komentet te Gjakovari kacafytet me hajnin në shtëpi, e identifikon, i del i njohur Janë të Mbyllura

Në Sarandë lokalet bosh, edhe turistët spanjollë marrin bukën me vete

Lajme
Ky vit duket se nuk është mjaft favorizues për restorantet në Sarandë. Me rritjen e çmimeve ka rënë dhe frekuentimi i tyre nga pushues vendas të cilët për shkak të çmimeve të larta zgjedhin të konsumojnë vaktet e tyre në shtëpi. Një rritje të tillë të çmimeve duket se e kanë ndjerë dhe turistët e huaj që pavarësisht se janë të kënaqur me gatimet shqiptare, disa prej tyre zgjedhin të marrin diçka me vete në plazh. Të tillë janë dhe turistët spanjollë që këtë vit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore, mirëpo duket se nuk janë dakord për rritjen e çmimeve në restorante duke mos i frekuentuar dhe ...
Komentet te Në Sarandë lokalet bosh, edhe turistët spanjollë marrin bukën me vete Janë të Mbyllura

Abdixhiku në Gjenevë: Kosova sot është peng i popullizmit dhe i politikanëve që për një kohë të gjatë kanë qenë në rol të mashtrimit

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takime me struktura e veprimtarë të LDK-së, si dhe bashkatdhetarë të shumtë në Gjenevë. Para të pranishmëve të shumtë, në fjalën e tij hyrëse, Abdixhku tha se nuk është e rastësishme që në kaq kohë të shkurtër takohen bashkë dy herë në Zvicër, ndërkaq shtoi se kjo është shenjë e një lidhje e besëlidhje që i mbijeton kohës. “LDK dhe mërgata shqiptare janë një familje, janë një shtëpi. Ne as nuk jemi mysafir në shtëpinë tonë gjeografike, e ju as nuk jeni mysafir në shtëpinë tuaj politike. Kurdo që shihemi e takohemi sërish, pavarësisht sfidave nëpër të cilat kemi kaluar ...
Komentet te Abdixhiku në Gjenevë: Kosova sot është peng i popullizmit dhe i politikanëve që për një kohë të gjatë kanë qenë në rol të mashtrimit Janë të Mbyllura

Rruga që shkurton kalimin nga Gjirokastra në Sarandë për një orë

Shqipëri
Kostaqi 60 e ca kusur vjeç ndalet anës rrugës së re për t’u kredhur me vështrim kujtimeve të fëmijërisë, teksa para tij është një lëndinë e madhe që ia kthen shiritin e jetës. Ai është nga Senica, një fshat me emër në Sarandë, prej disa veçorive, ku dallon ajo që është i vetmi fshat ortodoks i Labërisë. Rruga e re Kardhiq Delvinë i kalon përbri Senicës, vendosur në shpat mali, që i vetmuar si shumë fshatra të tjerë rreth e rrotull, prej rrugës së re rimerr dhe ai një kuptim të ri. Kostaqi ngazëllehet dhe nga ky fakt, siç banorë të tjerë në zonë, të cilët te ai gjarpërim asfaltik ...
Komentet te Rruga që shkurton kalimin nga Gjirokastra në Sarandë për një orë Janë të Mbyllura