Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre, të cilët nuk i denoncojnë shumë herë për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Janjevë të Lipjanit, dje në orët e pasdites, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se një grua e ka raportuar bashkëshortin e saj V.T., (41-vjeçar) në Polici për presionin që po ia shkakton asaj në vazhdimësi. Rasti i fundit, sipas saj ka ndodhur dje, kur pas një mosmarrëveshje mes tyre, burri kishte tentuar ta sulmojë fizikisht, por ajo kishte arritur të largohej nga shtëpia. Përballë kësaj situate, ...
Komentet te Lipjan: Burri tenton ta sulmojë gruan, ajo ikë nga shtëpia dhe e denoncon në Polici Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Vlerësimi i Komisionit Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave – duket se nuk vlen më. Franca dhe Holanda nuk janë të bindura për këtë dhe kjo duket se e ka shtyrë Komisionin Evropian të gjejë një zgjidhje të re -t’ia propozojë Kosovës një udhërrëfyes të ri. Këtë çështje e ka adresuar sot Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi. “Kosova ende është duke pritur për liberalizimin e vizave”, deklaroi ai. Kjo është një çështje ku duhet të lëvizim përpara. Duhet të jemi të qartë se janë disa fusha, si lufta kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe azilit të rrejshëm, ku shtetet anëtare presin rezultate të ...
Komentet te S’vlen më “Kosova ka përmbushur kushtet për vizat” – Brukseli del me propozim të ri Janë të Mbyllura
Analisti Imer Mushkolaj, e konsideron “skandaloze” arsyetimin e qeverisë lidhur me marrëveshjen për energjinë midis Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se përpjekjet e qeverisë për t’i arsyetuar qëndrimet e dikurshme janë shqetësuese. Analisti Imer Mushkolaj, ka folur për marrëveshjen për energjinë në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, dhe deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, që e njëjta është e dëmshme. Mushkolaj i konsideron shqetësuese përpjekjet e qeverisë për t’i arsyetuar qëndrimet e dikurshme. “Çdo ditë po na thonë se mos na sillni ndërmend se çfarë kemi thënë në të kaluarën, për çështje të caktuara duke filluar nga dialogu ...
Komentet te Mushkolaj për Vetëvendosjen: Ku jeni ju që thoshit s’do t’i zbatojmë marrëveshjet e dëmshme Janë të Mbyllura
Që kur bë i ditur lajmi se “Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të parë këtë vjeshtë, interesimi se kush do të jetë prezantuesi apo prezantuesja i këtij edicioni, ishte jashtëzakonisht i madh. Tashmë pritja mori fund! Moderatori i njohur Alaudin Hamiti është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Alaudini është nga prezantuesit më të njohur të televizionit në Kosovë, i cili ndër vite moderoi projekte interesante argëtuese./Kosovarja ...
Komentet te Zbulohet prezantuesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova” Janë të Mbyllura
Katër ish-këshilltarët e ish-presidentit Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smaka, Veli Bytyqi dhe Ismajl Syla, ndodhen në Hagë të Holandës. Fotografia e tyre e përbashkët është publikuar në Facebook-un e Veli Bytyqit, të cilët duket se kanë shkuar për vizitë te ish-presidenti Thaçi por se deri më tani nuk kanë njoftuar diçka rreth kësaj. “Bashke me miq e kolege ne Hage te Holandes”, ka shkruar Bytyqi krahas fotografisë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e ...
Komentet te Ish-këshilltarët e Hashim Thaçit udhëtojnë në Hagë për vizitë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia në fund do ta pranojë Kosovën si shtet. Kurti ka treguar pse nuk do t’i bashkohet nismës së Ballkanit të Hapur. “Më së shumti Ballkanin e Hapur e mbështet Serbia dhe më së shumti e kundërshton Kosova. Ballkani i Hapur ka nisur në tetorin e viti 2019, së pari kur Vetëvendosje fitoi zgjedhjet për herë të parë, Beogradi u alarmua shumë, së dyti Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut s’iu çelën negociatat për anëtarësim, si dhe për së treti presidenti i Serbisë i ftoi kryeministrin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zotërinjtë Rama e Zaev, ejani në Novisad se nuk ju do ...
Komentet te Kurti: Serbia s’do ketë çare pa e pranuar si shtet Kosovën Janë të Mbyllura
Sot rreth orës 19:25 në fshatin Bardhaniq të Gjakovës dyshohet se një person ka goditur një 72-vjeçar me sëpatë me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda, raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti është inicuar “Vrasje në Tentativë”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përleshje mes dy personave në një fshat të Gjakovës, 72-vjeçari goditet me sëpatë bëhet për spital Janë të Mbyllura
Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një 17-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar mbrëmë pas mesnate nga nëna e viktimës, e cila ia mësyu Policisë bashkë më të bijën për t’i njoftuar për detajet e rastit. Në dëshminë e nënës të dhënë para hetuesve thuhet se vajza e saj 12-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me një person po ashtu të mitur, pa dëshirën e saj. Sipas informacioneve të para, Prokuroria ka arritur të mbledh informacione që dëshmojnë se vajza është dhunuar. Kjo ka bërë që Policia të aktivizohet dhe ta ...
Komentet te Pejë: Nëna raporton në Polici se një 17-vjeçar e detyroi vajzën e saj 12-vjeçare të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë Janë të Mbyllura
Mërgimtari, Fatmir Muçolli, i cili tash e sa kohë jeton e vepron në Gjermani, ka treguan një ngjarje që i kishte ndodhur me kryeministrin Albin Kurti. Ai tregoi se si ishte takuar me Kurtin në shtetin e Gjermanisë, dhe se si i njejti sipas tij i kishte thënë se e pret në Kosovë. Ai thotë se edhe pse e la familjen e tij për t’u takuar me të e me Shpend Ahmetin, ky takim nuk u mundësua. “Në Hagen të Gjermanisë, biseduam me Albinin, i thash, shiqo na po dojmë me ba diçka, këtë besëlidhjen, gjermanët me i ba bashkë e me i largu tona të këqijat, tha hajde pra ...
Komentet te Shpërthen mërgimtari ndaj Albin Kurtit: Thash do ta vrasë, le të jetë politikani i fundit që na ka mashtru Janë të Mbyllura
Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës i kanë reaguar bashkë deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili krahasoi gjyqtarë dhe prokurorë kosovarë me ata të kohës së lider famkeq serb, Sllobodan Millosheviqit. Gjuha e deputetit e cila është shprehur përmes një postimi më datë 24 qershor, ka bërë që të reagojnë KGJK dhe KPK me një deklarim të përbashkët, ku e dënojnë gjuhën e deputetit. Në këtë reagim thuhet që “KGJK dhe KPK, shprehin pakënaqësi dhe konsiderojnë se deklarata e deputetit Basha është e papranueshme dhe ka për qëllim cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në përgjithësi. Një deputet i Kuvendit ...
Komentet te I krahasoi prokurorët dhe gjyqtarët me të kohës së Millosheviqit, KPK dhe KGJK i reagojnë Dimal Bashës Janë të Mbyllura