Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Vetura zyrtare shfrytëzohet për pushime personale edhe në ditë pune (FOTO)

Lajme
Është duke vazhduar keqpërdorimi i veturave zyrtare nga ana e zyrtarëve të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe publike, shkruan Gazeta Sinjali. Qytetarë të ndryshëm po raportojnë çdo ditë se si zyrtarët shtetëror me vetura zyrtare shëtisin dhe i përdorin ato për qëllime personale. Kësaj here qytetari, Veli Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se si një person me familje ishte duke udhëtuar rrugës për Prevall-Prizren me veturën zyrtare 3Z 182 01. Ai ka shkruar: “Shofer aga ne timon, nje grua afer tij ne ulesen e pare dhe dy femije ulur mbrapa, sot pak para mesdites po leshoheshin rruges Prevalle- Prizren!”. Tutje Bytyqi është shprehur se: “Nese nuk me ...
Komentet te Vetura zyrtare shfrytëzohet për pushime personale edhe në ditë pune (FOTO) Janë të Mbyllura

Me lutje hapet hoteli “pa alkool dhe pa haram”, zëvendësja e Kurtit e pranishme në ceremoni (VIDEO)

Lajme
Dhjetëra pjesëmarrës u mblodhën dhe ngritën duart që t’i luten Perendisë, gjatë hapjes së një hoteli në Prizren. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi bashkë me disa zyrtarë të Komunës së Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali. Këtë ceremoni e drejtonte kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha i cili lutej që fitimi nga ky biznes të jetë me ‘hallall’. “O Zot i gjithësisë, ashtu siç këta kanë vendosur që ky vend të jetë i hallallit, pa alkool dhe pa harame të tjera, o Zot mundësoja që edhe fitimin ata dhe fëmijët e tyre ta kenë prej hallallit”, lutej ai. Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi tha se ky ...
Komentet te Me lutje hapet hoteli “pa alkool dhe pa haram”, zëvendësja e Kurtit e pranishme në ceremoni (VIDEO) Janë të Mbyllura

Është arrestuar Don Xhoni pasi i është gjetur një revole dhe fishekë

ShowBiz
Reperi i njohur i skenës sonë, Don Xhoni, është arrestuar nga policia në Prishtinë. Xhonatan Isufi (emri i vërtetë i artistit) thuhet të jetë arrestuar, pasi i është gjetur një revole dhe disa fishekë. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. (Foto: Instagram/don_xhoni) Atij i është sekuestruar një revole e tipit Zastava me kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë fishekë “Sot rreth orës 15:15, në rrugën ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, ...
Komentet te Është arrestuar Don Xhoni pasi i është gjetur një revole dhe fishekë Janë të Mbyllura

Qytetarët nënshkruajnë peticionin pro tërheqjes së 30 % të Trustit, thonë se janë në krizë

Lajme
Gjatë ditëve të vikendit ka filluar nënshkrimi i peticionit nga qytetarët për tërheqjen e 30 për qind të Trustit në qytete të Ndryshme. Sot organizatorët qëndruan në sheshin e Prishtinës, ku thanë se deri më tani janë mbledhur qindra nënshkrime dhe se presin shumë shpejtë që ky numër të arrijë në 10 mijë për t’u dërguar pastaj në Kuvendin e Kosovës. Në sheshin “Nënë Terezë”, në Prishtinë, shihet një fluks i madh i qytetarëve për të nënshkruar peticionin. Sipas tyre, mjetet duhet të tërhiqen pasi kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për ta. Adnan Jashari, organizatori i peticionit për tërheqjen e 30 për qind të Trustit, ka deklaruar ...
Komentet te Qytetarët nënshkruajnë peticionin pro tërheqjes së 30 % të Trustit, thonë se janë në krizë Janë të Mbyllura

Ky është 25-vjeçari i arrestuar për therjen me thikë në Prizren

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngatërresë e cila ka ndodhur sot në lagjen Ortakoll të Prizrenit, ku një person është lënduar si pasojë e therjes me thikë. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi që u arrestua nën dyshimet se theri me thikë 38-vjeçarin në Prizren është Fisnik Hoxha, 25-vjeçar. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar 25-vjeçari dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar ...
Komentet te Ky është 25-vjeçari i arrestuar për therjen me thikë në Prizren Janë të Mbyllura

Policia me plan operativ për “Vidovdanin”

Lajme
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se do ketë plan operativ sipas detyrës zyrtare lidhur me manifestimet tradicionale të festës së “Vidovdan-it”, raporton Gazeta Sinjali. Festë kjo e cila mbahet nesër me datën 28.06.2022, për të cilën janë paraparë masa dhe objektiva strategjike nga Policia e Kosovës. • Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike. • Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të ‘Vidovdanit’. • Garantimi i lirisë së lëvizjes dhe pjesëmarrjes ...
Komentet te Policia me plan operativ për “Vidovdanin” Janë të Mbyllura

Bashkimi i tregut të punës me Shqipërinë, vetëm në letër

Lajme
Xhorxhina Bami, nga Tirana, jeton në Prishtinë qysh në vitin 2015. Fillimisht ka studiuar, ndërsa në dy vjetët e fundit është e angazhuar si gazetare në një rrjet rajonal të lajmeve. Për të punuar dhe qëndruar në Kosovë, 25-vjeçarja – si çdo qytetar tjetër që nuk është shtetas i Republikës së Kosovës – duhet të pajiset me leje të përkohshme qëndrimi dhe leje të punës, ashtu siç e parasheh Ligji për të huajt në Kosovë. Duke folur për REL, Xhorxhina tregon se procedurat për sigurimin e këtyre lejeve janë më të thjeshta në dy vjetët e fundit, nëse krahasohen me periudhën e mëparshme. “Unë, para një muaji, e kam bërë ...
Komentet te Bashkimi i tregut të punës me Shqipërinë, vetëm në letër Janë të Mbyllura

Arifi citon Thaçin e Veselin pasi i vizitoi në Hagë: Gjendemi në burg, por mendojmë pozitivisht dhe të mirën e gjithë kombit

Lajme
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka vizituar tre krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës. Pas takimit, Arifi përmes një video ka shprehur shqetësimin për padrejtësitë, siç tha ai, që po bëhen me procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së. I pari i Preshevës ka thënë se kjo ushtri është boshti dhe themeli, pa të cilën nuk do të kishte shtet. “Konsiderojmë se do të lirohen sa më shpejt dhe atë të në formë të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjet e tyre dhe në familjet e tyre. Deri atëherë shpresojmë që ...
Komentet te Arifi citon Thaçin e Veselin pasi i vizitoi në Hagë: Gjendemi në burg, por mendojmë pozitivisht dhe të mirën e gjithë kombit Janë të Mbyllura

Çmimi i bukës në Kosovë ngritet “egërsisht”, 100% më i lartë se vjet

Lajme
Çmimi i ngritur i bukës në Gjilan për një të pestën e çmimit të deritashëm, dhe më shumë se 100 për qind që nga fundi i vitit që lamë pas, ose më konkretisht që para gjashtë muajsh, është egërsisht i ngritur, pa asnjë bazë e shkas dhe jashtë çdo ecurie paksa më normale në zhvillimin e politikës së çmimeve të bukës në Kosovë, shkruan Buletini Ekonomik. “Një lajm i plasuar sot në shumicën e mediave në rrjetet sociale të Kosovës, që njofton për ngritjen e çmimit të bukës në Gjilan nga 50 në 60 centë, flet më shumë se për një ngritje çmimi, qoftë edhe të një produkti aq të ...
Komentet te Çmimi i bukës në Kosovë ngritet “egërsisht”, 100% më i lartë se vjet Janë të Mbyllura

Arrestohet një malazez për krime lufte në Kosovë

Lajme
Prokuroria Speciale, njofton se pas një pune hetimore disamujore nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, të hënën ka arrestuar një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë. Sipas prokurorisë, i dyshuari është M.D. nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës. Ai është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e ...
Komentet te Arrestohet një malazez për krime lufte në Kosovë Janë të Mbyllura