Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot të nxehtë, transmeton Gazeta Sinjali. Sipas IHMK-së, kjo situatë vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit. “Parashihen shumë orë me diell, duke bërë kështu që maksimalet e ditës të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius, derisa minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Nuk përjashtohet mundësia që në viset malore të ketë reshje të izoluara. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira dhe kjo situatë meteorologjike do të ndikoj te ...
Komentet te Shijojeni motin, temperaturat deri në 35 gradë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Nuk janë të rralla rastet kur gratë në Kosovë ngacmohen e sulmohen seksualisht qoftë në rrugë apo në ambiente të tjera publike. Për një rast të tillë ka nisur së fundmi hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë. Por këtë herë, ngjarja ka ndodhur mes anëtarëve të një familjeje në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë thonë për Sinjalin se ky rast ndodhi dje në fshatin Miradi të Epërme, u denoncua nga një 52-vjeçare, e cila raportoi se është sulmuar seksualisht nga një familjar i bashkëshortit të saj. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e mbrëmje, derisa ky i fundit ishte mysafir në familjen e viktimës, kur i njëjti ...
Komentet te Gruaja 52-vjeçare raporton se e sulmoi seksualisht familjari i burrit të saj që ishte mysafir Janë të Mbyllura
Një zyrtar policor është kërcënuar gjatë ditës së djeshme në stacion policor, nga një person që ishte nën masën e ndalimit lidhur me një rast për të cilin dyshohej. Gjithçka dyshohet se nisi nga mllefi i të dyshuarit për arrestimin e tij dhe për disa raste të tjera që dyshohej më parë. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari i ishte drejtuar zyrtarit policor me fjalët “Ti më ke dërguar në burg pa faj për rastin e grabitjes, këtë s’ka me ta falë kurrë, i kam i njerëzit e fortë, s’ki me punu ti mo”. Për të mos mbaruar me kaq, kanosja kishte vazhduar edhe gjatë kohës ...
Komentet te “Ti prapë po m’çon n’burg pa faj, i kam njerëzit e fortë – s’ki me punu mo ti”/ Kërcënohet polici në Prishtinë Janë të Mbyllura
Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë, ku gjatë patrullimit, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit B.R., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu një mjet të mprehtë, thikë, si dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike. Për shkak të posedimit të thikës dhe narkotikëve, ai është ...
Komentet te Të riun në Prishtinë e zë sherri me Policinë, i gjejnë drogë dhe thikë në veturë Janë të Mbyllura
Një vjedhje grabitqare ka ndodhur para dy ditësh në një shtëpi në Damjan të Gjakovës, në orët e mëngjesit. Kryefamiljari, Binak Zyma, 40-vjeçar, e njoftoi Policinë se ka kapur katër persona duke vjedhur në shtëpinë e tij. Njërin prej tyre ai ka arritur ta identifikojë, të cilin e kishte kapur duke tentuar ta ndalojë, por ai e kishte sulmuar dhe ishte larguar bashkë me të dyshuarit e tjerë. Sinjali mëson se personi që u zbulua nga viktima tashmë është arrestuar dhe bëhet fjalë për Kujtim Kerellajn, ndaj të cilit Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh. Zyma ka bërë të ditur se që disa herë ...
Komentet te Ky është hajni që u zbulua nga pronari i shtëpisë ku vodhi në Damjan të Gjakovës, dërgohet në mbajtje Janë të Mbyllura
Një nënë 24-vjeçare nga Prishtina, ka denoncuar në Polici një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, raporton Gazeta Sinjali. Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 6 qershor të këtij viti në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë thonë se nëna ankohet se foshnjën e ka në gjendje të rëndë shëndetësore që kur e lindi, derisa dje e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, ku ka deklaruar se në fillim të muajit qershor ishte e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ku edhe e ka lindur fëmijën në muajin e shtatë të shtatzënisë. Sipas saj, ajo ka lindur para kohe për shkak të pakujdesisë ...
Komentet te Lehona ankohet për trajtim të pandërgjegjshëm në QKUK, thotë se foshnja është në gjendje të rëndë që nga lindja Janë të Mbyllura
Në Prizren sot ka ndodhur një incident brenda një familje në rrugën “Bushatlinjët”. Një zënkë mes nuses dhe vjehrrit 68-vjeçar për pak sa nuk eskaloi. Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal, pas të cilit 68-vjeçari e ka shtyrë nusen dhe ajo është rrëzuar. Si pasojë, ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dy në stacionin policor ku janë intervistuar. Nusja ka deklaruar ndërkaq në Polici se në vazhdimësi ka probleme me vjehrrin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Eskalon debati/ Vjehrri shtynë nusen , përfundojnë të dy në Polici Janë të Mbyllura
Artistet e njohura shqiptare Elvana Gjata dhe Dhurata Dora po sjellin bashkëpunimin e parë bashkë. Dyshja së fundi zbuluan se kënga do të jetë e realizuar edhe me videoklip. Ka qenë Elvana ajo që e ka postuar një video në profilin e saj të Instagramit ku janë shfaqur dy këngëtaret duke paralajmëruar fansat të përgatiten për surprizën që po sjellin. Të dy artistet janë shfaqur të veshura pothuajse njësoj me veshje, po ashtu edhe flokë dhe grimin duken si binjake./Kosovarja Lojtës Videosh 00:00 00:10 ...
Komentet te Elvana e Dhurata shfaqen si binjake në skenat e klipit nga bashkëpunimi i tyre i parë Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një familje në rrugën “Tahir Zaimi” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Një i ri 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga nëna e tij në banjon e shtëpisë. Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se lidhur me rastin, është intervistuar nëna e tij, e cila në Polici ka deklaruar se djali i saj ishte përdorues i narkotikëve. Policia dhe Autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, derisa është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjeko-Ligjor dhe me vendim të prokurorit është ...
Komentet te E rëndë: Nëna gjen pa shenja jete djalin 22-vjeçar në banjon e shtëpisë, ishte përdorues i narkotikëve Janë të Mbyllura