Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në një burg në Chania të Greqisë. Si pasojë e zjarrit ka mbetur i vdekur një i burgosur emigrant, 26 vjeç, raportojnë mediat lokael. 26-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 3 automjetet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Sipas informacioneve paraprake zjarri është vënë nga një i burgosur, duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të burgosurve të tjerë në godinë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Digjet burgu , vdes emigranti 26-vjeçar Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten, temperaturat në Kosovë do të shkojnë deri në 34 gradë celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius. “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius. Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të ...
Komentet te Parashikimi i motit për nesër, vazhdojnë temperaturat e larta Janë të Mbyllura
Mbrëmë rreth orës 19:25 ka ndodhur një vjedhje në komunën e Malishevës nga persona të panjohur, raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Në shtëpinë e viktimës kanë hyrë persona të panjohur dhe i kanë vjedhur para të gatshme, mbi 5 mijë euro. Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hajnat bëjnë ‘kërdi’ në shtëpinë e një qytetari në Malishevë i vodhën mbi 5 mijë euro Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin me përditësimin e të dhënave rreth gjendjes me koronavirus në vendin tonë. Kështu, në testimet e fundit, 64 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Pak mbi 30 është përqindja e rasteve të pozitivitetit derisa raste aktive, aktualisht janë 322. Fatmirësisht, të vdekur nuk ka si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, derisa janë vaksinuar vetëm 64 persona. Ja statistikat e plota më poshtë: ...
Komentet te Kujdes popull se po rritet trajektorja: Sapo doli raporti i fundit i rasteve me Covid Janë të Mbyllura
Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq, do ta vizitojë nesër Serbinë dhe pritet ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq për të diskutuar çështjet e hapura mes dy vendeve raporton Radio Televizioni i Malit të Zi, transmeton Gazeta Express. Abazoviq do ta udhëheqë delegacionin prej 11 zyrtarëve përfshirë, ministrin e Agrokulturës, ministrin e Financave dhe ministren e Planifikimit Urban. Sipas qeverisë malazeze, Abazoviq do të bisedojë me zyrtarët serbë për temat aktuale dhe çështjet tjera të bashkëpunimit në mënyrë që të përmirësojë dialogun politik dhe të forcojë marrëdhëniet bilaterale. Disa nga çështjet që kanë qenë pengesë mes Podgoricës dhe Beogradit janë ekstradimi i ish-presidentit të unionit Serbi-Mali i ...
Komentet te Abazoviq vet i 11-ti udhëton nesër për vizitë zyrtare në Serbi Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të martën është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ata kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e opozitës në këtë proces. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se e ka njoftuar Lajçakun për qëndrimet e pandryshuara të PDK-së në raport me dialogun. “Zotëri Lajčak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmirren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka ...
Komentet te Krasniqi takohet me Lajçakun: PDK-ja nuk i ndryshon qëndrimet për dialogun Janë të Mbyllura
Është prezantuar një dizajn i ri ambicioz me energji bërthamore për një hotel fluturues që nuk zbarkon kurrë. “Hoteli Sky Cruise” është ndërtuar për të pasur 20 motorë me energji bërthamore dhe do të kishte kapacitet për të transportuar 5,000 pasagjerë. Aeroplani mund të qëndrojë në ajër për muaj të tërë, derisa në të mund të futen avionë të tjerë për të bartur dhe për të kthyer pasagjerët. Koncepti i projektuar fillimisht nga Tony Holmsten është riimagjinuar nga Hasheem Alghaili, një komunikues shkencor jemenas dhe producent i videove, që animoi vizionin futurist për Sky Cruise në detaje duke e quajtur atë “e ardhmja e transportit”. Hoteli Sky Cruise do të ...
Komentet te Prezantohet hoteli fluturues që mund të qëndrojë në ajër me muaj të tërë dhe të bartë 5,000 pasagjerë Janë të Mbyllura
Sondazhet e fundit e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë, por jo sipas përformancës së 14 shkurtit – megjithatë kreu i saj Albin Kurti, ka thënë të hënën se “nuk do të kenë probleme për zgjedhjet nacionale të vitit 2025”. Këtë besim, Kurti e bazon duke thënë se “gjatë këtij viti dhe dy viteve të ardhshme do të bëjnë punë të mirë”. “Megjithatë, në fund qytetarët vendosin për fituesin”, ka thënë Kurti. Kreu i ekzekutivit ka shtuar se “pushtetin nuk e kanë me çdo kusht”. “E duam shumë shtetin dhe nuk e kemi me çdo kusht pushtetin – pushtetin e shohim si mjet për t’i shërbyer shtetit”, ka deklaruar ...
Komentet te Kurti për herë të parë komenton sondazhet që tregojnë se Vetëvendosje ka rënie Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet “tavan” të derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.86 cent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.74 cent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 cent për litër. Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 28.06.2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data e publikimit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rritet pak çmimi i naftës sot, ky është vendimi i ministrisë Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për qytetarët që të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka njoftuar se vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës. “Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim. Vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet në postim. Postimi i plotë i MSh-së: Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër ...
Komentet te Ministria e Shëndetësisë ka një apel për qytetarët Janë të Mbyllura