Lajme të shkëlqyeshme për adhuruesit e birrës! Përbërësi kryesor i kësaj pije do të mund të paraqesë ndihmë të madhe në shërimin e sëmundjeve malinje, siç është leuçemia. Në përbërësin kryesor të birrës, në kulpër (Humulus hupulus), gjenden thartirat organike, të cilat mundësojnë shumimin e baktereve, por që janë treguar të dobishme për shërimin e kancerit. Shkencëtarët tani po përpiqen që këto kimikate t’i përftojnë në laborator. Shkencëtarët amerikanë, në Universitetin Idaho po studiojnë se si t’i ndajnë thartirat humulon dhe lupulon nga kulpra, për të cilat një eksperiment ka treguar që janë në gjendje ta shkatërrojnë kancerin dhe t’u pamundësojnë qelizave të leukemisë që të ngjiten për eshtra. Udhëheqësi ...
Komentet te Mos hiqni dorë nga birra, parandalon këto sëmundje Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kallashi po qëndron mjaftë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet nga përditshmëria e saj. Ndërsa, jetën e saj private ka zgjedhur ta mbaj larg nga mediat, mirëpo pavarësisht kësaj vëmendja kthehet sa herë që ajo poston diçka, shkruan”Kosovarja”. Së fundmi, ajo ka ndarë disa imazhe e veshur në mënyrë elegante, dhe e rregulluar fiks për të dalë. Por, njërin nga imazhet e kishte realizuar në një vend perimesh, ku kishte pozuar me një pjepër në dorë. Imazhi ishte mjaftë artistik dhe i bukur. Ndërsa, jetën e saj private ka zgjedhur ta mbaj larg nga mediat, mirëpo pavarësisht kësaj vëmendja kthehet sa herë që ajo poston diçka, ...
Komentet te Kallashi e rregulluar në mënyrë elegante shkon për të blerë pemë Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Duhël të komunës së Suharekës, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se ajo është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, prej ku më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren. Sipas ekzaminimeve mjekësore, 41-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar preparate higjienike, Domestos. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë, por që po vazhdon trajtimin në spital. Për rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ...
Komentet te E rëndë: 41-vjeçarja në Suharekë tenton të vetëvritet, konsumon domestos Janë të Mbyllura
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, publikuan të martën raportin e punës për vitin 2021. Sipas këtij dokumenti, gjatë vitit 2021, gjykatësi i procedurës paraprake, gjykatësit e trupit gjykues I dhe trupit gjykues II, si dhe gjykatësit e panelit të Apelit, të ngarkuar me apelet e ndërmjetme, nxorën rreth 800 vendime dhe urdhra. Si e arritur në raport, përmendet fillimi i dy gjykimeve dhe i dy çështjeve të tjera që sipas dokumentit, po përparojnë në fazën e procedurës paraprake. “Në muajt mars dhe prill, u arrestua i akuzuari i tetë dhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë”, shkruan në këtë raport të Dhomave të Specializuara. Dokumenti vë ...
Komentet te Specialja publikon raportin për 2021, shpalos ecurinë e të gjitha proceseve të deritanishme Janë të Mbyllura
Bukuroshja e njohur e ekranit, Elita Rudi, feston sot (e martë) ditëlindjen. E lindur më 28 qershor të vitit 1993, ajo ka mbushur plot 29 vite jetë me suksese të mëdha në karrierë. Elita për publikun është bërë e njohur që shumë vite, për shkak të profesionit si dhe disa emisioneve që ka moderuar. Foto: Screenshot/Instagram Në ditën e veçantë mes shumë urimeve një befasi nuk ka munguar as nga bashkëshorti i saj, reperi Gjiko. Ky i fundit ka shpërndarë një sërë videosh në rrjete sociale, ku shihet duke e befasuar me një tortë. Foto: Screenshot/Instagram Ata ndërkaq këto ditë kanë nisur edhe pushimet së bashku, në një resort në ...
Komentet te Gjiko befason me tortë në shtrat Elitën për ditëlindjen e 29-të, teksa ndodhen me pushime në Turqi Janë të Mbyllura
Mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Princi Millosh’ në Mitrovicë të Veriut ka ndodhur një përleshje mes dy personave, me ç’rast njëri nga ta ka marrë lëndime të rënda, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në afërsi të një picerie që ndodhet në atë zonë, ku gjatë përleshjes mes viktimës dhe personit të dyshuar, është përdorur edhe një çekiç. Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima është dërguar me autoambulancë në Emergjencë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, e më pas është transferuar me urgjencë për në Beograd. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë bërë ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur ...
Komentet te Vrasje në tentativë/ Dy serbë bëhen llom mes vete në Mitrovicë, i dyshuari godet viktimën me çekiç Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë është takuar me krerët e partive opozitare. Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se në takimet e tij me krerët e opozitës është informuar për gjendjen e dialogut dhe opinionet e vlerësimet e tyre. Ai ka thënë se e mirëpret mbështetjen e opozitës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Në ditën e dytë në Kosovë u takova me lidershipin e partive kryesore opozitare shqiptare të Kosovës për tu informuar mbi gjendjen e dialogut dhe për të dëgjuar opinionet dhe vlerësimet e tyre. E mirëpres mbështetjen e ...
Komentet te Lajçak pas takimeve me opozitën: E mirëpres mbështetjen e tyre të fortë për dialogun Janë të Mbyllura
Një 43-vjeçar ka përfunduar në spital mbrëmjen e së dielës, pasi që ka marrë lëndime të rënda si pasojë e një sulmi fizik që dyshohet se iu bë nga dy persona, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Policinë e Kosovës. 43-vjeçari ka deklaruar se është sulmuar fizikisht pas mesnate në rrugën ‘Haxhi Zeka’ nga një 49-vjeçar dhe djali i tij i mitur. Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme, me ç’rast është ftuar për intervistim personi i dyshuar ndaj të cilit më pas është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’. Me vendim të prokurorit, atij i ...
Komentet te Babë e bir rrahin me grushte e shufër metalike një 43-vjeçar në Prishtinë Janë të Mbyllura
Sot në orën 13:50 ka ndodhur një vetaksident afër shkollës në Llapushnik të Drenasit në rrugën Prishtinë-Pejë, raporton GazetaSinjali. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve trupore. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me aksidentin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë, Policia jep detaje Janë të Mbyllura
Prokuroria e Tiranës kërkoi burg të përjetshëm për shtetasin Përparim Ademi, nën akuzë për vrasjen e dyfishtë të 31 dhjetorit 2020, ku me kallash brenda shtëpisë së tyre ai la të vdekura dy gra. Ditën e fundit të vitit Ademi, i cili kishte lidhje intime me njërën prej grave, përdori si “karrem” një fëmijë që ato t’i hapnin derën dhe më pas i ekzekutoi në banesën e tyre të dyja motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi Ademi, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, më datë 31/12/2020 iu mori jetën dy motrave në Tiranë, me njërën prej të cilave bashkëjetonte. Pikërisht vazhdimi i bashkëjetesës mendohet të jetë dhe shkaku që çoi në ...
Komentet te Vrau dy motra në shtëpinë e tyre, Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Përparim Ademin Janë të Mbyllura