Xhudistja kosovare, Flaka Loxha, ka arritur t’i sigurojë Kosovës medaljen e bronztë, nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Kjo është medalja e dytë e siguruar sot, pas suksesit të mahnitshëm që arriti Distria Krasniqi, duke rrëmbyer të artën, pasi mposhti në finale, kroaten, Ana Viktorija, shkruan Gazeta Sinjali Sporti. Loxha, arriti të bronztën pasi triumfit ndaj xhudistes turke, Hasret Bozkurt, në kategorinë -57 kg. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Loxha siguron të bronztën, triumfon lehtësisht ndaj xhudistes turke Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot rreth orës 17:37 ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Kliqinë në Jabllanicë të Leshanit të komunës së Pejës, raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë pësuar lëndime shtatë persona. Sinjali mëson se personat e lënduar janë dërguar me autoambulance dhe vetura private në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes teksa shihet se përveç autoambulancës aty kanë arritur edhe zjarrfikësit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident në Pejë: Shtatë të lënduar, pamje nga vendi i ngjarjes Janë të Mbyllura
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Maturës, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 78.43 për qind. Sipas njoftimit, këtë vit testit i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin. Prej këtij rezultati, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 78.23 për qind, në gjuhën boshnjake 82.26 për qind dhe në gjuhën turke 93.94 për qind. Ndërkaq, sipas lëndëve, arritshmëria në përqindje është: -Gjuhë Shqipe – 63.8 -Gjuhë Angleze – 59.3 -Matematikë – 42.6 -Fizikë – 52.1 -Kimi – 52.3 -Biologji – 55.1 -Informatikë – 56.3 -Gjeografi – 47.4 -Histori – 42.2 -Sociologji – 39.8 -Psikologji – 39.6 -Ekonomi me ...
Komentet te MAShTI publikon rezultatet e Testit të Maturës – mesatarja 78.4 për qind Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, këto kohë ka qenë një personazh shumë i komentuar në rrjete sociale. Kjo për shkak të një ndërhyrje që e bëri në buzë, për të cilën mori kritika e ofendime të shumta – posaçërisht nga femrat. Së fundmi ajo ka folur sërish rreth kësaj teme, duke thënë se është fytyrë publike dhe se punon që një kohë të gjatë duke shtuar se nuk mjaftojnë vetëm tretmanet, pa mbushës apo botoks. Foto: Screenshot/Instagram “Jam fytyrë publike kam 15 vite që këndoj dhe punoj si artiste profesionale. Nuk flej mirë shpesh herë, punoj natën, udhëtime të shumta dhe normal nuk mjaftojnë te unë vetëm ...
Komentet te I kthehet sërish ofendimeve për operacionet plastike, Dafina Zeqiri: Punoj që 15 vjet, nuk mjaftojnë vetëm tretmanet e fytyrës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë vizitës së tij në Serbi, ka thënë sot se të dy vendet po kthejnë një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri i Malit të Zi ka thënë se ai po udhëheq një shtet evropian dhe laik në të cilin të gjitha komunitetet fetare do të kenë të njëjtin trajtim. ”Ne jemi këtu për të zgjidhur çdo çështje që mbetet e hapur sipas Kushtetutës dhe ligjit, dhe unë nuk i kushtoj asnjë çështjeje më shumë rëndësi se sa e meriton”, tha Abazoviq gjatë konferencës për shtyp në Beograd me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq, raporton FoNet. . Ai shtoi se do ta ...
Komentet te Abazoviq: Po kthejmë një faqe të re të marrëdhënieve Mali i Zi – Serbi Janë të Mbyllura
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Ghasi Ismail. Në këtë takim, Tërnava nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia Saudite nëpërmjet ambasadës në Tiranë. “Gjatë kësaj vizite, ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë dhe Myftiu i Kosovës biseduan për raportet e shkëlqyera si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Së fundi shumë besimtarë myslimanë nga Kosova janë nisur për në Meke, për ta kryer haxhin atje, ndërsa grupi i dytë do të niset nesër për shkak të defektit në ...
Komentet te BIK-u nënshkruan marrëveshje për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia Saudite Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali para pak minutave raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘Lekë Dukagjini’. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se vajza që u gjet e vdekur është Eni Grezda. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se Policia ka nisur hetim mbi vdekjen dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje. Ndryshe, Sinjali mëson se ka qenë nëna e 25-vjeçares ajo e cila ka bërë thirrje për ndihmë fillimisht te ekipi mjekësor i ...
Komentet te Ngjarja e rëndë në Prishtinë/ Kjo është 25-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës së saj Janë të Mbyllura
Varrimi i të ndjerës, Vjosa Berisha, do të bëhet nesër (30.06.2022), në ora 17:00, në Arberi – Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur, aktori Shkumbin Istrefi, përmes një postimi në Facebook. Me fillim nga ora 14:00 – 15:00, do të bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Nga ora 15:00 deri në 16:00, do të mbahet mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK). E pamja do të zgjasë tre ditë, në datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand, Prishtinë (kati 1) nga 11:00-18:00h. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nesër i jepet lamtumira e fundit regjisores Vjosa Berisha Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ftoi në takim krerët e partive opozitare në vend për të diskutuar rreth procesit të vettingut. Mëngjesin e sotëm ai u takua me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ndërsa i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, refuzoi të ulet në një tavolinë me shefin e ekzekutivit. Ftesë për takim mori edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mirëpo ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë ai apo dikush tjetër nga partia. Në një përgjigje të shkurt për Express, zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, tha se në takimin e ftuar nga kryeministri Kurti do të shkojë një përfaqësues i partisë. Ai nuk tregoi nëse ky përfaqësues është ...
Komentet te AAK e pranon takimin me Kurtin, nuk zbulojnë kush do të shkojë Janë të Mbyllura
Humbjet e energjisë elektrike brenda 10 vjetëve janë 132.5 milionë euro, thuhet në raportin “Pagesat për konsumin e energjisë elektrike në komunat veriore në Kosovë“, prezantuar nga Instituti për Studime të Avancuara GAP. Sipas dokumentit, kosto e shpenzuar për mbulimin e këtyre shpenzimeve gjatë dekadës së fundit është 11 milionë euro në vit. “Nga viti 1999 e deri në 2017, kostot e këtyre shpenzimeve janë konsideruar si ‘humbje të energjisë’ dhe rrjedhimisht janë përfshirë në faturat e konsumatorëve të qyteteve tjera të Kosovës. Është llogaritur që përafërsisht faturat e qytetarëve në këtë periudhë ishin për rreth 3.5 për qind më të shtrenjta. Mesatarisht, kosto e shpenzuar për mbulimin e këtyre ...
Komentet te Për 10 vjet janë paguar mbi 130 milionë euro nga qytetarët për rrymën e konsumuar në veri të Kosovës, kërkohet zbatimi i Marrëveshjes për Energjinë Janë të Mbyllura