Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ndërprerje të furnizimit me ujë/ Ujësjellësi njofton se cila komunë mbetet pa ujë të premten

Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se banorët e Obiliqit të premten do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo është duke ndodhur për shkak të punimeve teknike të planifikuara në gypin kryesor furnizues. Furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërprehet nga ora 09:30-15:00. “Prishtinë, 29 qershor – Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues, pasnesër 1 korrik e premte do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Obiliqit duke filluar nga ora 09:30-15:00”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndërprerje të furnizimit me ujë/ Ujësjellësi njofton se cila komunë mbetet pa ujë të premten Janë të Mbyllura

Tri mënyra se si mund ta përdorni uthullën e mollës për lulet

Lajme
Përdorimet dhe përfitimet e uthullës së mollës janë të panumërta. Falë vlerave shëndetësore, uthulla e mollës është bërë pjesë e pandashme e kuzhinës. Ajo është efikase jo vetëm për lëkurën dhe flokët por edhe për shtëpinë dhe kopshtin. Ja disa mënyra se si mund ta përdorni: Uthulla për fertilizim Uthulla mund të përdoret për fertilizimin dhe mirëmbajtjen e bimëve. Duke qenë se ajo ka përmbajtje të lartë aciditeti, rekomandohet që të përdoret tek bimët që lulëzojnë më mirë në ambient me aciditet të lartë siç janë boronica apo gardenia. Në një bidon 30 litrash hidhni 300 ml uthull molle dhe pjesën tjetër mbusheni me ujë. Sipas të dhënave të, uthulla ...
Komentet te Tri mënyra se si mund ta përdorni uthullën e mollës për lulet Janë të Mbyllura

Mot me diell, pasdite riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell, ndërsa pasdite pritet riga shiu dhe shkarkime rrufesh. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius. Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. /Telegrafi/ ...
Komentet te Mot me diell, pasdite riga shiu dhe shkarkime rrufesh Janë të Mbyllura

Shpërthim eksplozivi në një hotel në Sarandë, pritej të inaugurohej

Shqipëri
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në një hotel në Sarandë. Sipas burimeve të A2 CNN, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40, në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, i mbushur me turistë. Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur në derën e një garazhi të një strukture hotelerie që pritej të inaugurohej së shpejti, në pronësi të shtetasit Mariel Murati. Murati, që në qytet ka mbajtur dikur edhe postin e drejtorit të Agjencisë ës Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave, ka përjetuar një ngjarje të tillë edhe vitin e kaluar pikërisht më datë 9 shkurt. Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e shpërthimit, nga i cili ...
Komentet te Shpërthim eksplozivi në një hotel në Sarandë, pritej të inaugurohej Janë të Mbyllura

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.8 ballë të shkallës Rihter godet Bosnjën e Hercegovinën

Lajme
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.8 ballë të shkallës së Rihterit, është ndjerë në orët e para të mëngjesit në Bosnje e Hercegovinë. Sipas informacioneve të para të EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 10 kilometra në Shiroki Brijeg në një thellësi prej pesë kilometrave, transmeton Telegrafi. Sipas dëshmitarëve okularë, tërmeti është ndjerë në Mostar, Shiroki Brijeg, Grudam dhe një shumicën e qyteteve tjera të Bosnjës. “Është dridhur gjatë. Ndoshta mbi 20 sekonda”, thonë qytetarët nga Shiroki Brijegu, ku theksuan se inventari në shtëpi është lëkundur. “Ka mjaftuar që të më zgjojë nga gjumi. Shtrati im lëvize sikur të ishte luhatëse”, thotë një qytetar i Mostarit. /Telegrafi/   ...
Komentet te Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.8 ballë të shkallës Rihter godet Bosnjën e Hercegovinën Janë të Mbyllura

Kërcënon Vulin: Kurti po provokon konflikt

Lajme
Sipas ministrit të Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin, është “duke u provokuar” konflikt nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Deklarata e Vulinit erdhi pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për reciprocitet me targa. E ka dhënë afat se nëse nuk zbatohet marrëveshja për targat deri më 30 shtator, atëherë makinat do të konfiskohen. Në bazë të Vulinit respektimi i ligjit “është provokim”, e për këtë nuk e lë fajtor vetëm Kosovën, por edhe vendet e Quintit, raporton Tanjug “Serbia do të vazhdojë të luftojë për paqen, por e gjithë përgjegjësia për provokimin e konfliktit është e Kurtit dhe Quintit”, ka thënë Vulin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kërcënon Vulin: Kurti po provokon konflikt Janë të Mbyllura

Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, lëvizje në çmimin e benzinës

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë. Sipas këtij vendimit, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1 euro e 86 centë, për benzinë 1 euro e 75 centë duke u ngritur për një cent nga dita e djeshme, derisa për gaz është 78 centë Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë. Ky vendim është marrë bazuar në Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Nafrës dhe Katrburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, lëvizje në çmimin e benzinës Janë të Mbyllura

‘Cimerja’ njoftoi Policinë për 25-vjeçaren që dyshohet se kreu vetëvrasje, afër të ndjerës u gjetën armë e fishekë

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë, ku një 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë marrë informacione nga nëna e të ndjerës, e cila ka deklaruar se në një banesë kolektive dyshohet se dikush ka nevojë për ndihmë mjekësore, që sipas saj bëhet fjalë për vajzën e saj. Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka hasur në trupin e 25-vjeçares, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të ...
Komentet te ‘Cimerja’ njoftoi Policinë për 25-vjeçaren që dyshohet se kreu vetëvrasje, afër të ndjerës u gjetën armë e fishekë Janë të Mbyllura

Interesim i madh për të nënshkruar peticionin për Trustin, organizatorët të bindur se do të arrihen 10 mijë nënshkrime

Lajme
Më shumë se 7 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit Pensional. Që nga e hëna, grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30 për qind të Trustit”, janë angazhuar në qytete të ndryshme, për të mundësuar mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për të iniciuar sërish Projektligjin për Trustin. Njëri nga organizatorët, Afrim Berisha, tha për EO, tha se mjetet duhet të tërhiqen pasi kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për ta. Ai tha se interesimi i qytetarëve për të nënshkruar është i madh, dhe se për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve janë në disa komuna të Kosovës, teksa shtoi se janë të ...
Komentet te Interesim i madh për të nënshkruar peticionin për Trustin, organizatorët të bindur se do të arrihen 10 mijë nënshkrime Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Këta janë 11 të arrestuarit për mashtrime me subvencione

Lajme
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale sot kanë zhvilluar një aksion në disa komuna, që ka rezultuar me 11 të arrestuar, nën dyshimet për dallavere me subvencione, raporton Gazeta Sinjali. Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’. Sinjali ka siguruar listën me emrat e të arrestuarve: Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtarë, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve. Pas ...
Komentet te Ekskluzive: Këta janë 11 të arrestuarit për mashtrime me subvencione Janë të Mbyllura