Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Rrahen mes vete burrë e grua në Lipjan, që të dy përfundojnë në pranga

Lajme
Burrë e grua nga fshati Medevc i komunës së Lipjanit kanë përfunduar në pranga, si pasojë e një përleshje që ndodhi mes tyre, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në shtpëinë e tyre, ku fillimisht dyshohet se gruaja ka sulmuar fizikisht bashkëshortin duke e goditur, e që më pas i njëjti i është kthyer asaj duke e kapur për fyti dhe duke e rrëzuar përtokë. Lidhur me rastin është intervistuar edhe vajza e çiftit, ndërkohë ndaj 44 dhe 42-vjeçares është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’. Me vendim të prokurorit, atyre i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rrahen mes vete burrë e grua në Lipjan, që të dy përfundojnë në pranga Janë të Mbyllura

Shokohen pushuesit në Durrës, në bregdet gjendet një person i vdekur

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në bregdetin e Durrësit. Viktima është një 80-vjeçar me iniciale V.Ll. Sipas informacionit paraprak dyshohet se i moshuari është mbytur. Trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 11”20 në lagjen nr.1 Durrës, raporton abcnews. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shokohen pushuesit në Durrës, në bregdet gjendet një person i vdekur Janë të Mbyllura

Abazoviq takohet me Vuçiq: Është nder i madh që vizitën e parë në rajon ta kem në Beograd

Lajme
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd, ku është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologia e tij serbe Ana Bërnabiq, ku do të qëndrojë dy ditë. Abzoviq ka thënë se është nder i madh për të që vizitën e parë në rajon ta ketë në Beograd. Abazoviq ka thënë se dëshiron që marrëdhëniet mes Malit të Zi e Serbisë të ngriten sa më lartë, raporton Tanjug. “Ne jemi këtu për të kthyer një fletë të re dhe për të ngritur marrëdhëniet tona politike dhe të përgjithshme në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka thënë ai. Ai tashmë është takuar me ...
Komentet te Abazoviq takohet me Vuçiq: Është nder i madh që vizitën e parë në rajon ta kem në Beograd Janë të Mbyllura

Ky është personi që u gjet pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij në Istog, fqinji e gjeti të ulur në karrige

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:40 në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut, raporton Gazeta Sinjali. Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. “Rreth orës 11:40 është njoftuar policia se është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut. Ai është gjetur nga një fqinj i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’”, tha Gashi për Sinjalin. Ai po ashtu bëri të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i ...
Komentet te Ky është personi që u gjet pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij në Istog, fqinji e gjeti të ulur në karrige Janë të Mbyllura

Zbardhet dëshmia e nënës së Marigona Osmanit: Në të pamën e vajzës, shoqet e saj më treguan për maltretimin e bërë nga Dardan Krivaqa

Lajme
Është publikuar aktakuza e ngritur gjatë ditës së djeshme ndaj Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiut, të cilët dyshohet se me dashje dhe në mënyrë makabre kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren, Marigona Osmani, raporton Gazeta Sinjali. Në aktakuzë përfshihet edhe deklarata e nënës së të ndjerës, Valdete Osmani, e cila ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e vajzës së saj kishte gjatë kohës sa ajo ishte në lidhje me të akuzuarin Krivaqa. Ajo tregon se kohë pas kohë ka parë shenja dhunë mbi trupin e së ndjerës. “Marigona ka pasë ndryshime radikale kohën e fundit, këto ndryshime kanë mund të ndodhin vetëm nën ndikimin e Dardanit. Kam vërejtur shenja në fytyrë. E ...
Komentet te Zbardhet dëshmia e nënës së Marigona Osmanit: Në të pamën e vajzës, shoqet e saj më treguan për maltretimin e bërë nga Dardan Krivaqa Janë të Mbyllura

Edhe Ministria e Nagavcit me shkelje, subvencionoi dy OJQ në vlerën e mbi 80 mijë eurove pa i plotësuar kriteret

Lajme
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë shkelje vitin e kaluar, kur i ka subvencionuar dy organizata joqeveritare. Sipas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, MASHT i ka subvencionuar dy OJQ në vlerë 81 mijë e 143 euro, pa i plotësuar të gjitha kriteret, raporton Gazeta Sinjali. “Në thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare për financimin e projekteve të OJQ-ve që drejtojnë qendra mësimore që mbështesin nxënësit romë, ashkali dhe egjiptianë, si dhe nxënës të tjerë, që kontribojnë në arritjen arsimore, kërkohej dëshmi para nënshkrimi të kontratës që personi përgjegjës në OJQ nuk është nën hetime për vepër penale, dhe dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) se ...
Komentet te Edhe Ministria e Nagavcit me shkelje, subvencionoi dy OJQ në vlerën e mbi 80 mijë eurove pa i plotësuar kriteret Janë të Mbyllura

Qeveria: AAK pranon ftesën, LDK-ja e refuzoi takimin për Vetting – thotë se kontributin do ta japë në Kuvend

Lajme
 Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, kanë pritur sot në takim të parin e partisë më të madhe opozitare në vend Memli Krasniqi e PDK-së. Me Krasniqin, Kurti e Haxhiu u takuan për të kërkuar bashkëpunim në procesi ne Vettingut, pas opinionit të Komisionit të Venecias, raporton Gazeta Sinjali. “Me qëllim të njoftimit të mëtejmë lidhur me këtë proces, koordinimit të përbashkët dhe përfshirjes së gjithë akterëve, Kryeministri Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës: Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me Kryeministrin Kurti, ndërsa nga ...
Komentet te Qeveria: AAK pranon ftesën, LDK-ja e refuzoi takimin për Vetting – thotë se kontributin do ta japë në Kuvend Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Ky është 24-vjeçari që iku nga vendi i ngjarjes pasi goditi me veturë dy vajzat në Prishtinë, paraqitet vetë në Polici

Lajme
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një aksident të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur dy vajza të reja të cilat po kalonin në vendkalimin për këmbësorë. I dyshuari i cili kishte shkaktuar aksidentin, kishte ikur nga vendi i ngjarjes, duke mos u ndalur fare për t’iu dhënë ndihmë e parë dy të rejave. Por ai sot është paraqitur në stacion policor, ku u arrestua. Sinjali mëson ekskluzivisht se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku mbetën të lënduara rëndë dy vajza, është Ardit Gashi, 24-vjeçar. Pas përfundimit të procedurave policore, Gashit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është 24-vjeçari që iku nga vendi i ngjarjes pasi goditi me veturë dy vajzat në Prishtinë, paraqitet vetë në Polici Janë të Mbyllura

Ministria e Jashtme vonoi pagesën e qirasë në Paris, u obligua të paguante tre mijë euro më shumë

Lajme
Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar disa shkelje që janë bërë në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të udhëhequr nga Donika Gërvalla-Schwarz. Sipas këtyre gjetjeve, MPJD-së i janë marrë me anë të procedurave gjyqësore tre mijë euro më shumë kësaj ministrie, për shkak të vonesës në pagesa të qirasë së banesës në Paris. Sipas gjetjeve të auditorit, Ambasada e Kosovës në Francë nuk kishte kryer në plotni pagesën e qirasë së banesës në Paris, të marrë për shfrytëzim nga konsujt atje, si dhe kishte shmangur ndryshimin e çmimit. Kësisoj, vijon auditori, MPJD u obligua të paguante 2,998 euro dhe shpenzimet e procedurave gjyqësore. “Konsullata në Strasburg kishte paguar ...
Komentet te Ministria e Jashtme vonoi pagesën e qirasë në Paris, u obligua të paguante tre mijë euro më shumë Janë të Mbyllura

Gati dy milionë euro të shpenzuara nëpër misione diplomatike e të pa regjistruara nga MPJD-ja në 2021-ën

Lajme
Gati dy milionë euro të shpenzuara nëpër misione diplomatike e të pa regjistruara nga MPJD-ja më 2021-ën Zyra Kombëtare e Auditimit në pasqyrën financiare për vitin e kaluar për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka hasur në një mal shkeljesh. Në mesin e shkeljeve që janë identifikuar në raportin e Auditorit është edhe mos-regjistrimi i plotë i shpenzimeve të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore. Sipas këtij raporti, në vitin 2021 pati qarkullim të parave të gatshme nëpër xhepat e të dërguarve për misione diplomatike në vlerë prej 2,203,492€. Shumica prej tyre, nuk ishin regjistruar si shpenzime e të hyra nëpër Misionet Diplomatike Konsullore. “Në vitin 2021 gjendja e parave ...
Komentet te Gati dy milionë euro të shpenzuara nëpër misione diplomatike e të pa regjistruara nga MPJD-ja në 2021-ën Janë të Mbyllura