KEDS njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari sipas rajoneve: Pejë 1. Nga TS 110/10kV Deçan do të ndërprehet degëzimi i Vokshit ne daljen 10 kV Juniku. Trafostacionet që mbesin pa furnizim me energji elektrike: TS 10/0.4 kV Lloqani ( Kodi: 53000007001) prej orës 11:00-14:00 TS 10/0.4 kV Dranoc Qendra( Kodi: 53000007003) prej orës 11:00-14:00 TS 10/0.4 kV Sllupë (Kodi: 53000007004) prej orës 11:00-14:00 TS10/0.4 kV Drenoc Shkolla( Kodi: 53000007005) prej orës 11:00-14:00 TS10/0.4 kV Pobërgjë 1-Mataj Kodi: 53000007006) prej orës 11:00-14:00 TS10/0.4 kV Pobergjë – Qendër varrezat ( ...
Komentet te KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa vende Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Dy tërmete kanë goditur Turqinë në mbrëmjen e sotme. Tërmeti i parë raportohet se ka qenë me magnitudë 4.5 ndërsa i dyti me magnitudë 3.9. Kujtojmë që vetëm një vit më parë Turqia dhe Greqia u goditën nga një tërmet i fortë ku pati viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dy tërmete të forta “shkundin” Turqinë Janë të Mbyllura
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qeveria amerikane beson se duhet të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe. “Nëse e shihni Planin e Ahtisarit, Aneksin 2, ka disa indikacione që diçka e tillë mund të ekzistojë, pastaj në negociatat në Bruksel dhe marrëveshjet e Brukselit është zotimi se diçka e tillë të ekzistojë. Por, ne në bashkësinë ndërkombëtare kurrë nuk e kemi specifikuar se çka saktësisht duhet të jetë; cilat duhet të jenë kompetencat e saj sepse këtë gjë duhet ta përcaktojë qeveria e Kosovës, si dhe ta diskutojë në kontekst të dialogut. Por, dëshiroj të jem i qartë për diçka ...
Komentet te Hovenier: Asnjëri nga ne nuk dëshiron të shohë një Republikë Serbe në Kosovë Janë të Mbyllura
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se protesta e paralajmëruar nga subjekti i tij kundër presidentes së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Presidentja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar vizitën e saj të paralajmëruar në Kosovë, të cilën pritej ta zhvillonte të hënën e 4 korrikut. “Protesta kishte një efekt që ata nuk po duan assesi ta shohin”, thotë Molliqaj. Tutje ai kritikon Trendafilovën për një deklaratë tjetër të saj, ku citonte disa sondazhe. “A e keni parë, kishte deklaruar se në bazë të matjeve të opinionit publik, Gjykata Speciale, ka thënë qytetarët e Kosovës janë të kënaqur me punën e Speciales. Nuk kam parë, as nuk kam ...
Komentet te Dardan Molliqaj thotë se protesta e paralajmëruar e PSD-së anuloi vizitën e Trendafilovës Janë të Mbyllura
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia ka thënë se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën në ora 02:20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën ...
Komentet te Treni vret dy emigrantë në Maqedoninë e Veriut derisa ishin duke fjetur mbi hekurudhë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook është deklaruar pas vendimeve të marra në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ai thotë se sot rregulluan kalimin e kufirit shtetëror për qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, si dhe veturat me targa të regjistrimit të Serbisë. Kurti ka shtuar se do të vlejë masa e ngjitësve në targa deri më datën 31 tetor. “Me vendim të qeverisë sot rregulluam kalimin e kufirit shtetëror për qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, si dhe veturat me targa të regjistrimit të Serbisë. Çdo person që paraqitet për kalim të ...
Komentet te Kurti: Veturave nga Serbia do t’u vendoset ngjitës në targa deri më 31 tetor Janë të Mbyllura
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “është e pafalshme” nga bashkësia ndërkombëtare se si po hesht pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, që të vendosë reciprocitet për letërnjoftimet dhe që t’ua japë edhe një shans dymujor të gjithë atyre që kanë targa të Serbisë në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i kthejnë ato në RKS. Sipas Petkoviq, vendimet e Qeverisë Kurti janë “kërcënim për luftë”, duke iu referuar shtatorit, ku edhe mbaron afati për kthimin e tabelave në RKS. “Është e papranueshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare heshtin, derisa Albin Kurti po përgatitet për fillimin e një konflikti të ...
Komentet te Serbia i quan “kërcënim për luftë” vendimet e Qeverisë Kurti për targat dhe letërnjoftime Janë të Mbyllura
Objekti i Ambasadës Amerikane në Prishtinë është një prej ndërtesave më të bukura në vend dhe që plotëson të gjitha kriteret dhe standardet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Si rezultat, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se kanë marrë edhe certifikaten “LEED Gold”. Në faqen zyrtare të ambasadës amerikane jepen detaje interesante lidhur me objektin. Arkiteti i objektit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë është Davis Bown. Objekti është i vendosur në një hapësirë prej 12 hektarësh me gjithsej 125 mijë e 12 metra katrorë hapësirë zyrash. I gjithë projekti i ndërtimit të ambasadës së SHBA-së ka kushtuar 215.5 milionë dollarë amerikan. Në ndërtimin e objektit që kishte ...
Komentet te Detaje interesante për Ambasadën amerikane: Objekti merr certifikatën “LEED Gold” Janë të Mbyllura
Në vitin 2016, atëherë kur nuk ishte i ngarkuar me pozitën e ministrit të Financave, Hekuran Murati kishte shkruar se Kosovës po i kushtojnë veteranët më shumë sesa po të angazhonim mercenarë. Murati duke llogaritur shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt“. Tutje ai shkruan se “edhe mercenar me pas angazhu na kish dalë më lirë“. “Tre muaj nga dy mijë euro bëjnë gjashtë mijë euro për kokë – 20 mijë mercenarë të përgatitun ushtarakisht kishin me na kushtu veç 120 milionë euro gjithsejtë. Edhe as faleminderit ...
Komentet te Viti 2016/ Murati: Kosova më mirë të angazhonte mercenarë, veteranët po na kushtojnë shumë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se në samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid ka kërkuar që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Rama është shprehur se qëndrimi i Kosovës ndaj agresionit rus në Ukrainë duhet të vlerësohet. “SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën. Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj,arsyet e këtyre dallimeve ...
Komentet te Edi Rama në Samitin e NATOS-s: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe Janë të Mbyllura