Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Rritje alarmante e rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh, që ka të bëjë me rastet me COVID-19, në Republikën e Kosovës. Nga këto të dhëna, rezulton se nuk është shënuar asnjë rast me vdekje, si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali. Po ashtu, nga kjo Ministri njoftohet se janë 177 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 13 persona. Të vaksinuar në këto 24 orë, janë 70 persona, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhuruar 1.830.533 doza. Raste aktive aktualisht në Kosovë shënojnë 486. ...
Komentet te Rritje alarmante e rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

Rama takohet me Biden: Video ku i thotë diçka dhe presidenti amerikan qesh

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në samitin e NATO-s në Madrid të Spanjës, i cili do të mbahet sot dhe nesër. Në një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Rama shihet krah për krah me presidentin amerikan Joe Biden, me të cilin edhe ka folur. Në një moment, Rama i thotë diçka Bidenit, i cili më pas filloi të qeshte. ...
Komentet te Rama takohet me Biden: Video ku i thotë diçka dhe presidenti amerikan qesh Janë të Mbyllura

Koha kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë (FOTO)

Lajme
Disa fotografi të vjetra, të protestavë të vitit 1992 në Prishtinë janë shpalosur sot nga fotoreporteri Ilir Bylykbashi. Në një fotografi të vjetër shihen dy ish-presidentët e vendit, Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu duke protestuar së bashku. Në pankartën të cilën e mbante Thaçi shkruante ‘Rrnoft Universiteti i Kosovës’. Para Thaçit, shihet Fatmir Sejdiu. Në këtë fotografi shihet edhe ish-rektori i Universiteti të Prishtinës, Mujë Rugova. Fotografi të shpalosura në ‘Pressing’ nga fotoreporteri Ilir Bylykbashi ...
Komentet te Koha kur Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu protestonin së bashku në Prishtinë (FOTO) Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Zbulohet identiteti i të dyshuarit për plagosjen e dy personave në Pejë

Lajme
Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Kryshec të komunës së Pejës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona. Njëri nga ta është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta. Lidhur me rastin Policia ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar, i cili shtiu plot shtatë herë me armë drejt kushërinjve të tij. Sinjali mëson ekskluzivisht se personi i cili u prangos nën dyshimet se tentoi t’i privojë nga jeta dy kushërinjtë e tij është Janifer Gashi, 45-vjeçar. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ...
Komentet te Ekskluzive: Zbulohet identiteti i të dyshuarit për plagosjen e dy personave në Pejë Janë të Mbyllura

Lajçak: Duam një takim Kurti – Vuçiq para pushimeve të verës

Lajme
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po mban konferencë për media pas mbarimit të vizitës tre ditore në Kosovë. Ai tha se po punojnë për një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para pushimeve të verës në Bruksel. Lajçak tha në një konferencë për media se ka pasur diskutime të gjata me Kurtin, ndërsa tha se takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet në korrik. “Gjithashtu jemi duke punuar që t’i takojmë të dy udhëheqësit, kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiq. Do të dëshiroja që kjo të ndodhë para pushimeve verore në Bruksel”, tha ai. “Jemi duke punuar që të ...
Komentet te Lajçak: Duam një takim Kurti – Vuçiq para pushimeve të verës Janë të Mbyllura

Pejë: 45-vjeçari dorëzon armën në Polici, thotë se është e dëmtuar

Lajme
Policia e Kosovës në Pejë gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar një armë e cila posedonte leje me afat të skaduar që në vitin 2010, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari nga fshati Zahaq që e posedonte atë, kishte shkuar vetë ta dorëzojë armën në Polici, të cilën thotë që i kishte bërë dhuratë vëllai. Sipas tij ajo është e dëmtuar dhe është jashtë përdorimit. Arma është sekuestruar nga Policia dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pejë: 45-vjeçari dorëzon armën në Polici, thotë se është e dëmtuar Janë të Mbyllura

Byroja e Sigurimi thirrje mërgimtarëve: Paguajeni policën e sigurimit, qeveria ju rimburson

Lajme
Byroja Kosovare e Sigurimit ka dal mëngjesin e sotëm me një njoftim për mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës. Ata kanë apeluar te mërgimtarët që ta paguajnë policën e sigurimit kufitar, meqenëse, siç kanë thënë, është vërejtur se disa vetura me targa të huaja se kanë marrë fare policën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë. Nga Byroja ua kanë kujtuar mërgimtarëve se pajisja me policë sigurimi është obligim ligjor. “Çdo dem që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja ...
Komentet te Byroja e Sigurimi thirrje mërgimtarëve: Paguajeni policën e sigurimit, qeveria ju rimburson Janë të Mbyllura

Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Ferizaj, lëndohet një zyrtare policore

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj, ku një veturë civile ka goditur një veturë zyrtare të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur për shkak se vetura civile po bënte kyçje nga parkingu pa i siguruar mirë, me ç’rast ka goditur veturën e Policisë, ku si pasojë është lënduar një zyrtare policore. Për shkak të lëndimeve të marra, policja është dërguar në Emergjencën e Spitalit për ndihmë mjekësore. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Ferizaj, lëndohet një zyrtare policore Janë të Mbyllura

Rrëmbehet një 12-vjeçare në Prishtinë, po luante në park me motrën e saj

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur sonte mbrëmë 21:10 në Prishtinë, ku një vajzë 12-vjeçare është rrëmbyer nga një burrë. Sinjali mëson se vajza e vogël po luante bashkë me motrën e saj në parkun te pishat në rrugën ‘2 Korriku’, ku një person kishte ardhur me veturë dhe kishte marrë vajzën që aty. Motra e 12-vjeçares e ka njoftuar Policinë për emrin e të dyshuarit dhe veturën të cilën ai ishte duke e vozitur kur kishte kryer rrëmbimin, ndërkaq rasti është denoncuar nga prindi i 12 vjeçares. Njësitet policore kanë dalë në kërkim, me ç’rast kanë hasur në veturën që po kërkonin bashkë me të dyshuarin dhe vajzën e ...
Komentet te Rrëmbehet një 12-vjeçare në Prishtinë, po luante në park me motrën e saj Janë të Mbyllura

Avioni që kishte për t’i çuar besimtarët kosovarë në haxh pëson defekt teknik

Lajme
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka treguar të mërkurën se grupi i dytë i besimtarëve ende nuk është nisur për në haxh. Kjo pasi avioni që ishte destinuar që të vinte në Prishtinë për t’i marrë besimtarët e t’i dërgonte në Mekë ka pësuar një defekt teknik. Besimtarët myslimanë gjenden në aeroportin “Adem Jashari”. “Drejtoria e Haxhit është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e kontraktuar “Jordan Aviation” që sa më parë të gjejë zgjidhje për nisjen e besimtarëve drejt destinacionit të tyre”, thuhet në njoftim. BIK-u ka kërkuar ndjesë e mirëkuptim nga besimtarët dhe opinioni i gjerë për këtë vonesë të shkaktuar për shkak të defektit në avion rrugës ...
Komentet te Avioni që kishte për t’i çuar besimtarët kosovarë në haxh pëson defekt teknik Janë të Mbyllura