Dy persona kanë përfunduar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një i ri, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se një burrë dhe një grua, janë dërguar atje si pasojë e lëndimeve të marra nga një sulm fizik, ku 37-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, ndërsa gjendja shëndetësore e 45-vjeçares është më e mirë, pasi kishte vetëm lëndime të lehta trupore. Sinjali mëson se dy viktimat janë motër e vëlla dhe ata dyshohet se janë rrahur keq nga vëllai i ish-bashkëshortes së 37-vjeçarit. Sinjali do t’iu mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 19-vjeçari në Prizren bën për spital ish-dhëndrin bashkë me motrën e tij, 37-vjeçari pëson lëndime serioze Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
UNDP ka publikuar sot raportin e Pulsit Publik, raport ky që mat kënaqësinë e qytetarëve me institucionet vendore. Sipas këtij raporti, qytetarët e Kosovës kanë rënie të kënaqshmërisë me kryeministrin Kurti, derisa ka pasur rritje kënaqshmëria me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, raporton Gazeta Sinjali. Megjithatë, në këtë raport është vënë re rritja e kënaqshmërisë me Zyrën e Kryeprokurorit. Ky raport, është hartuar gjatë kohës kur në krye të kësaj zyre ishte ish-kryeprokurori Aleksandër Lumezi. Sipas raportit të UNDP-së, kënaqshmëria e qytetarëve me zyrën e kryeprokurorit është rritur për 34%. Lumezi është njëri prej personave më të kritikuar nga pushteti aktual, prirë nga kryeminsitri Albin Kurti e ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. ...
Komentet te Njërit prej njerëzve më të kritikuar të pushtetit, i rritet besueshmëria te qytetarët Janë të Mbyllura
Protestuesit maqedonas kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup, në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez. Protesta, e cila ka filluar para objektit të qeverisë, ka vazhduar më pas tek MPJ, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe gjësende të forta, duke thyer xhamat e përparmë të ministrisë. Protestuesit janë ndalur para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në protestën që po vazhdon edhe sonte. Protesta po mbahet me moton “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Protestuesit në Shkup thyejnë xhamat e Ministrisë së Punëve të Jashtme Janë të Mbyllura
Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, është përfshirë së fundmi në një debat virtual, i cili ka degraduar deri edhe në përleshje fizike. Ai publikoi disa ditë më parë në InstaStory imazhin Arben Simonit, i njohur në publik me nofkën BMT, ku shihej i gjakosur në veturë. Kjo gjakosje ishte rezultat i një dhune fizike të ushtruar nga vet reperi shqiptar mbi të, për shkak se ky i fundit e kishte sharë familjarisht në rrjetet sociale. Foto: Stresi/InstaStory Tani një video e publikuar nga portali JOQ në Shqipëri, tregon tërësisht momentin kur reperi Stresi afrohet te vetura e Arbenit dhe e sulmon atë dhunshëm. Përgjatë gjithë videos së ...
Komentet te Publikohet video e dhunshme e reperit Stresi, duke rrahur në veturë kundërshtarin e tij Janë të Mbyllura
Muhabi Osmani, babai i 18-vjeçares Marigona Osmani e cila dyshohet se u vra mizorisht nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, ka folur për aktakuzën e ngritur ditë më parë ndaj këtyre dy të fundit, raporton Gazeta Sinjali. Osmani ka bërë të ditur se publikimi i aktakuzës ka rënduar edhe më shumë dhimbjen për familjarët, të cilët kanë kuptuar se si ka ndodhur ngjarja tragjike. “A e din çka është fëmija, zemër. A e din çka është zemra, qashtu sikur me ta hjek zemrën. Tash edhe ma shumë, se po dihet pak a shumë ngjarja qysh ka ndodh. Jena ma të lëndum, ma të shkatërrum”, tha ai në Frontal të T7. ...
Komentet te Babai i Marigona Osmanit: Sikur me ta hjek zemrën – burgim të përjetshëm, s’vjen në konsideratë dënim tjetër Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 30 qershor ku u përfshi një veturë civile dhe një autoambulancë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Si pasojë e aksidentit ditë më parë humbi jetën shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, raporton Gazeta Sinjali. Ndërsa sot është ndarë nga jeta si pasojë e lëndimeve të rënda edhe mjeku që ndodhej në autoambulancë, Mentor Salihi. Lajmin për vdekjen e Salihit e kanë dhënë familjarë e të afërm përmes rrjeteve sociale. Sinjali ...
Komentet te Ky është mjeku nga Gjakova që vdiq 6 ditë pasi u aksidentua rëndë në kryerje të detyrës Janë të Mbyllura
Sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), çështjet ekonomike vazhdojnë të jenë problemet kryesore të Kosovës. Në tri problemet kryesore të listuara nga sondazhi i institutit amerikan IRI, papunësia (46%) është problemi kryesor, e pasuar nga kostoja i jetesës/ çmimet e larta (24%) dhe korrupsioni (8%). Në këtë sondazh sipas përgjigjeve të qytetarëve të Kosovës, problem është edhe pandemia e coronavirusit (2%), energjia elektrike (2%), varfëria apo qasja në kredi (2%). Derisa pasiguria, kriminaliteti apo mungesa e sigurimeve shëndetësore është parë si problem nga 1% e respodentëve që i janë përgjigjur anketës. Metodologjia e ...
Komentet te Sondazhi i institutit amerikan: Papunësia, çmimet e larta dhe korrupsioni problemet kryesore në Kosovë Janë të Mbyllura
Moskuptimi ose keqinterpretimi i qëllimshëm i raporteve financiare, e ka cilësuar Telekomi i Kosovës prezantimin e raportit financiar për këtë ndërmarrje publike nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2021. Në reagimin e Telekomit të Kosovës thuhet së “Bordi dhe Menaxhmenti i Telekomit nuk janë të interesuar për lëvdata nga askush, por jemi të detyruar të reagojmë ndaj titujve bombastik dhe shpifës, sipas të cilëve, si pasojë e keqmenaxhimit në vitin 2021, qenkan shkaktuar humbje mbi 10 milionë euro”. “Vlen për t’u përmendur fakti se Bordi dhe Menaxhmenti aktual, që nga marrja e detyrës, madje edhe asnjë nga stafi i Telekomit gjatë vitit 2021, asnjëherë dhe nga askush nuk është ...
Komentet te Reagon Telekomi i Kosovës, mohojnë se kanë pasur 10 milionë euro humbje në vitin 2021 Janë të Mbyllura
Gjatë ditës së sotme në Bashkësinë Islame të Kosovës shkoi për vizitë diplomatja kryesore e Zyrës së Greqisë në Prishtinë Heleni Vakali. Kur mediat raportuan për këtë ngjarje, si kryetitull doli kërkesa e Myftiut Tërrnava që kërkoi njohjen e Kosovës nga Greqia. Por, vetë BIK prodhoi edhe një lajm kur i ripublikoi fotografitë e takimit të prera. Sipas standardeve fetare, fustani i diplomates greke ishte shumë i shkurtër për këtë takim, dhe zyrtarët në BIK vendosën t’i shkrutojnë ato duke i dërguar në një format të ri. Ngjarja u komentua gjatë gjithës ditës në rrjetet sociale nga ata që ndjekin lajme./Express ...
Komentet te “Sakrilegji” diplomatik, si i shkurtoi BIK fotografitë e Myftiut me diplomaten greke Janë të Mbyllura
Raportimet e fundit se ai është i përfshirë në një skandal të pastrimit të parave në Venezuelë duket se nuk i ka bërë përshtypje Pacollit i cili ka vazhduar me përditshmërinë e tij. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka postuar një foto nga Shqipëria, ku ai po kalon pushimet verore. “Pushimet në Shqipëri, aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë!”, shkroi ai. Lidhur me raportimet Pacolli ka reaguar po ashtu sot ku ka thënë se “Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush””. Pacolli tha se është rreshtuar kundër regjimit të Maduros kur ishte ...
Komentet te Pacolli poston foto nga pushimet në Shqipëri: Aty ku fle zemra, vendi më i mirë në botë Janë të Mbyllura