Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Eurodeputeti bullgar: Serbia me gjendjen aktuale nuk ka vend në BE

Lajme
Eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambazki, ka thënë se Serbia është duke bërë provokime të sponsorizuara ndaj Kosovës dhe Bosnje Hervegovinës. “Serbia po vepron sikurse të jetë aleati më i madh i Kremlinit në Evropë”. “Serbia në gjendjen e saj aktuale nuk ka vend në Bashkimin Evropian”, ka thënë Dzhambazki në Twitter. Parlamenti Evropian po shqyrton raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Eurodeputeti bullgar: Serbia me gjendjen aktuale nuk ka vend në BE Janë të Mbyllura

Regjistrohen shifra alarmante me COVID-19/ 341 të infektuar në 24 orët e fundit

Shëndetësi
Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 341 raste të reja pozitive me COVID-19, nga 1165 testime gjithsej. Ndërkohë, janë shëruar 64 persona dhe është nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga virusi, shkruan Gazeta Sinjali. Aktualisht në Kosovë janë 1521 raste aktive me COVID-19, ndërsa 78 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Regjistrohen shifra alarmante me COVID-19/ 341 të infektuar në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

“Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i eurodeputetit Mandl në Parlamentin Evropian

Lajme
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka folur sot në Parlamentin Evropian ku do të diskutohet Raporti për Kosovën. Mandl ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e Evropës, por që ai do të flasë vetëm për Kosovën. Eurodeputeti tha se Kosova ka paguar me gjak lirinë dhe se Evropa e SHBA-ja e kanë ndihmuar ta fitojë edhe pavarësinë. Austriaku tutje thotë se Kosova është bërë një vend demokratik ku sundon ligji dhe ku ka një Kushtetutë mjaftë të fuqishme. “Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e  Evropës. Por sot do të flasim për raportin për Kosovën. Kosova ...
Komentet te “Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i eurodeputetit Mandl në Parlamentin Evropian Janë të Mbyllura

20-vjeçarit të dyshuar për therjen e dy të rinjve në Matiqan, Policia i gjeti edhe drogë në trup

Lajme
Dje pasdite në rrugën ‘Muharrem Fejza’ ka ndodhur një përleshje mes katër të rinjve, ku si pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur nga therja me thikë. Njëri nga të dyshuarit, Drilon Hasimi, është kapur në vendin e ngjarjes, ndërsa Ardian Tovërlani është në kërkim policor, pasi u arratis menjëherë pasi ndodhi rasti, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë kontrollit trupor, njësitet policore kanë gjetur te Hasimi edhe substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Droga është konfiskuar si dhe ndaj 20-vjeçarit që po hetohet për “Vrasje e rëndë në tentativë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i ...
Komentet te 20-vjeçarit të dyshuar për therjen e dy të rinjve në Matiqan, Policia i gjeti edhe drogë në trup Janë të Mbyllura

Parlamenti Evropian voton sot raportet për Kosovën e Serbinë

Lajme
Në seancën plenare të Parlamentit Evropian të mërkurën do të votohen raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar të martën mbrëma në PE për këto raporte. Gjatë debatit, sa i përket Kosovës dominuan thirrjet që të liberalizohen vizat dhe të ketë përparim në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Raportin për Kosovën e ka përgatitur deputetja gjermane, Viola von Cramon. Gjatë fjalimit në debatin e 5 korrikut, von Cramon tha se mirëpret qëndrimet e Kosovës rreth luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje edhe një herë që të liberalizohen vizat për ...
Komentet te Parlamenti Evropian voton sot raportet për Kosovën e Serbinë Janë të Mbyllura

Komente raciste antishqiptare në “20 Minuten” për Alba festivalin, gazeta kërkon falje

Lajme
Gjatë fundjavës që shkoi në 20 minuten u raportua për festivalin e muzikës shqiptare Alba Festival në Cyrih. Për disa orë, nën raportimin në fjalë mund të lexoheshin komente raciste të dërguara nga përdoruesit. “Edhe pse fusha e komenteve ishte rregulluar nga redaktorët në atë mënyrë që çdo koment duhej të kontrollohej nga ekipi i moderimit, përveç kontrollit nga algoritmi, megjithatë, komentet raciste kundër komunitetit shqiptar gjegjësisht kosovar mund të lexoheshin nën artikullin tonë të së shtunës”, shkruan 20 minuten sot. Është absolutisht e padiskutueshme që këto komente janë diskriminuese dhe qartësisht në kundërshtim me rregullat tona, transmeton albinfo.ch. Na vjen shumë keq që këto komente ishin online për një ...
Komentet te Komente raciste antishqiptare në “20 Minuten” për Alba festivalin, gazeta kërkon falje Janë të Mbyllura

Çajet që ulin dëshirën për ëmbëlsira: Këto bimë neutralizojnë dëshirën për sheqer

Lifestyle
Nëse pyetni shumicën e njerëzve që duan të humbin peshë, shumica do të thonë se gjatë këtij procesi e kanë pasur më të vështirë të heqin dorë nga ëmbëlsirat Këto produkte të mbushura me sheqer dhe trans-yndyra nuk janë aleatë të linjës së hollë të trupit tonë, por as të shëndetshme – në përgjithësi janë të dëmshme për organizmin, sepse pas ngrënies shkaktojnë një ngritje të menjëhershëm të sheqerit, dhe më pas një rënie, duke rënduar pankreasin. Kur hamë shumë ëmbëlsira, mund të çojë në diabet, transmeton Telegrafi. Kur kemi nevojë për ëmbëlsira çdo një ose dy orë ose shpesh jemi të uritur, atëherë kjo është një shenjë se kemi ...
Komentet te Çajet që ulin dëshirën për ëmbëlsira: Këto bimë neutralizojnë dëshirën për sheqer Janë të Mbyllura

Rrahjet e shpejta të zemrës, shkaktarët, simptomat dhe mjekimi

Shëndetësi
Takikardia është term mjekësor për rrahjet e shpejta të zemrës mbi 100 rrahje në minutë; mund të fillojë në dhomat e poshtme të zemrës (ventrikuj) ose në dhomat e sipërme (atriume). Me këtë ritëm të shpejtë zemra nuk është në gjendje të pompojë në mënyrë efikase gjakun e pasur me oksigjen në trup. Ritmi i zemrës kontrollohet nga një stimulues kardiak natyral (nyja sinoatriale) e cila gjendet në dhomën e sipërme të djathtë (atrium). Nyja sinoatriale dërgon sinjale elektrike që normalisht të fillojë çdo rrahje zemre. Këto sinjale elektrike lëvizin nëpër atriume duke bërë që muskujt e zemrës të shtrëngohen (kontraktohen) dhe të pompojnë gjakun në barkushe (ventrikuj). Më pas ...
Komentet te Rrahjet e shpejta të zemrës, shkaktarët, simptomat dhe mjekimi Janë të Mbyllura

Vodhën 3 milionë euro bizhuteri në vilën e futbollistit të njohur, çmontohet banda shqiptare

Lajme
Policia spanjolle ka arrestuar shtatë persona të një rrjeti kriminal shqiptar, të cilët kanë grabitur vilën luksoze të futbollistit Ronaldo Nazario në Ibiza. Sipas saj, autorët kanë grabitur ora luksoze, bizhuteri me vlerë rreth tre milionë euro nga shtëpia e futbollistit. Mediat spanjolle shkruajnë se banda merrej me grabitje të vilave luksoze. “Policia Kombëtare ka zbërthyer një organizatë kriminale dedikuar grabitjeve në vila luksoze. Së fundmi banda shqiptare ka kryer një grabitje në shtëpinë e një futbollisti të njohur. Janë arrestuar shtatë persona, të cilët dyshohet se sapo kishin kryer një grabitje në vilën e lojtarit Ronaldo Nazario në Ibiza, ku sekuestruan ora luksoze dhe bizhuteri në vlerë rreth tre ...
Komentet te Vodhën 3 milionë euro bizhuteri në vilën e futbollistit të njohur, çmontohet banda shqiptare Janë të Mbyllura

Këto do të jenë çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë. Sipas njoftimit të MINT, çmimi ka ndryshuar shumë pak nga 24 orët e kaluara. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.78  €  për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74  € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër. Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Këto do të jenë çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme Janë të Mbyllura