Protestuesit në Shkup thyejnë xhamat e Ministrisë së Punëve të Jashtme

- in Maqedoni

Protestuesit maqedonas kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup, në ditën e katërt të protestave kundër propozimit francez.

Protesta, e cila ka filluar para objektit të qeverisë, ka vazhduar më pas tek MPJ, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe gjësende të forta, duke thyer xhamat e përparmë të ministrisë.

Protestuesit janë ndalur para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në protestën që po vazhdon edhe sonte.

Protesta po mbahet me moton “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas.

/GazetaSinjali/