Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ambasada SHBA-së përgëzon MCC-në për Programin e Kompaktit: Përmes partneritetit presim transformimin e sektorit energjetik të Kosovës

Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përgëzuar Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Programin e Kompaktit. Sipas Ambasadës, përmes këtij partneriteti pritet transformimi energjetik i Kosovës. “Urime të gjithë të përfshirëve në marrjen e këtij hapi të rëndësishëm drejt rritjes ekonomike më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Kosovën. Mezi presim që përmes partneritetit tonë Kompakt të MCC-së të transformojmë sektorin energjetik të Kosovës, gjatë viteve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, përcjell Telegrafi. Ky program do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë, i cili parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë. Nga ky financim prej 202 milionë dollarësh do të vijë ...
Komentet te Ambasada SHBA-së përgëzon MCC-në për Programin e Kompaktit: Përmes partneritetit presim transformimin e sektorit energjetik të Kosovës Janë të Mbyllura

Kishte djegur Kuranin para një xhamie në Oslo, lideri i grupit anti-islamik pëson aksident – filmohet kur goditet qëllimshëm mjeti i tij

Lajme
Ky është momenti kur vetura brenda të cilës gjendej lideri i grupit anti-islamik në Norvegji, përplaset nga një mjet tjetër dhe rrokulliset. Krejt kjo ndodhi, pasi ai kishte djegur Kuranin para një xhamie në këtë shtet nordik, transmeton Telegrafi. Lars Thorsen, lider i grupit “Stop islamizimit të Norvegjisë” (SIAN), po udhëtonte me veturë drejt Oslos, kur ndodhi sulmi ndaj tij. Videoja amatore është realizuar nga aktivistët kundër-imigrimit, që shfaq veturën Mercedes B-Class duke goditur mjetin e Thorsen që ishte një veturë në stilin ushtarak, që pasi sillet rrokulliset dhe mbet me rrota në “ajër”. Pesë persona që ishin brenda veturës, përfshirë Thorsenin kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me urgjencë ...
Komentet te Kishte djegur Kuranin para një xhamie në Oslo, lideri i grupit anti-islamik pëson aksident – filmohet kur goditet qëllimshëm mjeti i tij Janë të Mbyllura

Mungesë ‘etnike’ për ujë të pijshëm në F. Kosovë, nisin punën edhe ‘taksi 1-shat’ me ‘tërrtaqa‘

Lajme
Qytetarët e pakicave etnike në Fushë Kosovë po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. E kjo mungesë, i ka çelë udhën një biznesi tjetër dobiprurës për një pjesë të vogël që bart ujin e pijshëm nga larg përmes multikultivatotërve, ama kjo rëndon edhe më shumë jetën e qytetarëve ashtu-kështu të varfër të lagjes ‘‘Lagjja 29’’. Skënder Hoti po qëndronte skaj rrugës kur një veturë ia goditi karrocën e ngarkuar me bidonë të zbrazur. E lehtë qe goditja, ama e mjaftueshme sa për t’i përdredhur rrotën. Pak minuta më vonë, ai i ra po asaj rruge. Me një tel e kish’ kapë rrotën e karrocës – me vete kishte edhe ...
Komentet te Mungesë ‘etnike’ për ujë të pijshëm në F. Kosovë, nisin punën edhe ‘taksi 1-shat’ me ‘tërrtaqa‘ Janë të Mbyllura

Syla: Edi Rama po zbulon naftë, Vetëvendosja e zbuloi ujin e ftohtë

Lajme
Analisti Valon Syla ka ironizuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili i obligon lokalet e gastronomisë që t’i shërbejnë me ujë qytetarë. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në kohën kur Edi Rama në Shqipëri po pret zbulime të gazit dhe naftës, qeveria e LV-së në Kosovë po e zbulon ujin e ftohtë. “Edi Rama në Shqipëri po pret zbulime të gazit dhe naftës. Te na Vetëvendosja e zbuloi ujin e ftohtë. Nginu VV. Qe e paskan qitë edhe cisternën me ujë në sheh. Shumë të poshtër. Na ka hongër dreqi.”, ka shkruar ai./Nacionale ...
Komentet te Syla: Edi Rama po zbulon naftë, Vetëvendosja e zbuloi ujin e ftohtë Janë të Mbyllura

Raporti i UNDP-së: Bie niveli i kënaqshmërisë për punën e kryeministrit

Lajme
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka lansuar sot edicionin e 22-të të përmbledhjes Pulsi Publik, ndërsa bëhet e ditur se ka rënë niveli i kënaqshmërisë për punën e kryeministrit, ndërsa është rritur për presidenten. Sipas një njoftimi për media, nga gjetjet e anketës së opinionit të Pulsit Publik në muajin prill tregojnë ndryshime të lehta në kënaqësinë e njerëzve me performancën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë në krahasim me sondazhin e mëparshëm të kryer në tetor-nëntor 2021. Siç bëhet e ditur në njoftim, niveli i kënaqshmërisë me performancën e ekzekutivit kapi vlerën 47.6%, çka përbën një ulje prej 0.4 pikë përqindjeje ...
Komentet te Raporti i UNDP-së: Bie niveli i kënaqshmërisë për punën e kryeministrit Janë të Mbyllura

Të shtëna me armë në Vushtrri, i dyshuari shkrep 13 plumba “veç për qef”

Lajme
Gjuajtjet me armë zjarri tashmë janë bërë një dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, në shumicën e rasteve kanë qenë edhe tragjike. Për një rast të tillë ka nisur hetimet së fundmi Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Por këtë herë, Sinjali mëson se arma nuk u përdor as në përleshje e as në ndonjë incident tjetër, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë thënë për Sinjalin se një person shtiu mbi 10 herë derisa ishte në lëvizje me një veturë, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, pas mesnate. Policia u njoftua nga disa qytetarë për të shtënat me armë, me ç’rast dolën në vendin e ngjarjes dhe nisën ...
Komentet te Të shtëna me armë në Vushtrri, i dyshuari shkrep 13 plumba “veç për qef” Janë të Mbyllura

Shkon në 42 euro çmimi për një çadër në plazhin e Ksamilit (FOTO)

Shqipëri
Këtë vit çmimet e larta janë bërë shqetësim i madh për turistët, gjë e cila po shkakton edhe pakënaqësi, duke e konsideruar si të pa pranueshme rritjen e çmimeve, raporton Gazeta Sinjali. Një gjë e tillë i ka ndodhur një turisti në Ksamil, i cili tregon se është tejet i frustruar nga çmimi i lartë në këtë vend turistik. Sinjalizues i Gazetës, ka dërguar në redaksi një faturë, të cilit i është dashur të paguajë një shumë, jo edhe të vogël parash, për vetëm një shezllon në bregdet. Sipas faturës të sinjalizuesit, shihet se ai ka paguar shumën 5000 lek për vetëm një shezllon, që në euro i bie 42 ...
Komentet te Shkon në 42 euro çmimi për një çadër në plazhin e Ksamilit (FOTO) Janë të Mbyllura

Abazoviç: Duam që Kosova të ketë liberalizimin e vizave

Lajme
Në një tavolinë të përbashkët që po mbahet në Greqi, kryemistri i Malit të Zi Driton Abazoviç, ka thënë që ata e kanë përfunduar punën për integrim në instanca të BE-së, dhe se dikush duhet ta vlerësoj këtë. Ai ka theksuar që shteti i tij dëshiron që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë të ecin përpara. “Por ne nuk jemi egoistë dhe ne gjithashtu duam që Kosova të ketë liberalizimin e vizave”, tha Abazoviç duke përmendur edhe shtete tjera të këtij rajoni. Ndryshe në këtë tryezë po merr pjesë edhe kryeminstri i Kosovës Albin Kurti, dhe kjo është, e 26-ta me radhë, që organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja ...
Komentet te Abazoviç: Duam që Kosova të ketë liberalizimin e vizave Janë të Mbyllura

Rritet numri i rasteve me Covid, dyfish më shumë sesa dje

Shëndetësi
Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë. Nga 609 testime të bëra, 213 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 35 persona, teksa kemi 1244 raste aktive. Ashtu si edhe ditëve të kaluara, nga ky virus nuk e ka humbur jetën asnjë person në 24 orët e fundit. Njoftimi i plotë i MSH-së:   ...
Komentet te Rritet numri i rasteve me Covid, dyfish më shumë sesa dje Janë të Mbyllura

Këngëtari shqiptar i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Lajme
Pak kohë pas rikthimit në muzikë, Berkanit do t’i duhet të shkëputet pak. Shëndeti është arsyeja mbi arsyet. Përmes rrjeteve sociale, këngëtari ka bërë të ditur se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje. Ai do operohet në zemër. Berkani siç shihet në foton e ndarë, tashmë veçse gjendet në spital. Urojmë më të mirën për të./Express ...
Komentet te Këngëtari shqiptar i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër Janë të Mbyllura