Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Mblidhet Kuvendi, shqyrton projektligjin për deklarimin e pasurisë

Lajme
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet plenare, ku do të shqyrtohen disa pika të mbetura nga seancat e kaluara. Në rend të ditës janë shqyrtimi i raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 e shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021. Më tej janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022 si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Pika të tjera janë edhe votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021 e ...
Komentet te Mblidhet Kuvendi, shqyrton projektligjin për deklarimin e pasurisë Janë të Mbyllura

Nga e premtja rënie drastike e temperaturave

Lajme
Sot në vendin tonë pritet të jetë më freskët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s Nga dita e premte po pritet ndryshim i situatës meteorologjike, me një rënie të ndjeshme të temperaturave edhe deri në 20 gradë Celsius, e priten reshje më të shumta dhe më të vazhdueshme shiu duke vazhduar edhe ditën e shtunë, që në bazë të ...
Komentet te Nga e premtja rënie drastike e temperaturave Janë të Mbyllura

Veshjet që japin një pamje luksoze

Lifestyle
Sa herë në jetën tuaj keni vendosur të reduktoni veshjet tuaja në gjërat që i vishni me siguri dhe të fokusoheni te cilësia, jo vetëm te sasia? Shpesh ndodh që me çdo veshje të re që blejmë, zbulojmë se sa kërkuese është ta kombinojmë me gjëra të tjera nga garderoba. Me kalimin e kohës, kombinime të ngjashme fillojnë të duken të pajetë, aspak argëtuese dhe jo aq luksoze. Për të perfeksionuar kombinimet tuaja dhe për t’i sjellë ato në një nivel më të sofistikuar edhe në ditët e verës, ju duhen disa veshje për të cilat ia vlen të investoni. Fustane prej sateni Fustanet ‘slip’ apo fustanet prej materialesh të ...
Komentet te Veshjet që japin një pamje luksoze Janë të Mbyllura

Milan Radojçiq e sfidon shtetin e Kosovës: Jam këtu, nuk zmbrapsem

Lajme
Zyrtarisht është në kërkim nga shteti i Kosovës. Megjithatë, Milan Radojçiq po qëndron në Kosovë. Dhe pa asnjë frikë për kapjen nga Policia, ai ka postuar një video në të cilën tregon se rikthyer në atë që ai e quan “Kosovë e Metohi”. Pra, shteti i Kosovës për të tretën herë bjen nga provimi për të kapur Radojçiqin.   Në një video të postuar në Youtube, ai ka thënë se nuk ka më kthim prapa dhe se nuk do të zbrapset më. Në video mesazhin 32 sekondësh, nënkryetari i Listës Serbe ka theksuar se terrori kundër popullit serb po fillon. “Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. ...
Komentet te Milan Radojçiq e sfidon shtetin e Kosovës: Jam këtu, nuk zmbrapsem Janë të Mbyllura

“Jam ujk i seksit”/ Arrestohet 65-vjeçari nga Shkodra që u premtonte telefona e para të miturave në këmbim të seksit – VIDEO

Shqipëri
Një 65-vjeçar nga fshati Velinas i Shkodrës, i quajtur Vehbi Haxhija, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit ditën e sotme pas publikimit të një kronike, ku dyshohet për pedofili, raporton Gazeta Sinjali. Haxhija përmes llogarisë së tij në Facebook kishte komunikuar vazhdimisht dhe kishte lënë takime me vajza të mitura, duke u dërguar atyre mesazhe me përmbajtje seksuale e duke u premtuar të mira materiale në këmbim të seksit. Bashkëpunëtorja e emisionit Fiks Fare në Top Channel, i ishte prezantuar Haxhijës si vajzë 14-vjeçare, por që ai sërish nuk kishte hezituar t’ia rrëfejë asaj dëshirat e tij seksuale. Ai i thotë vajzës se do ta mbajë me para, ...
Komentet te “Jam ujk i seksit”/ Arrestohet 65-vjeçari nga Shkodra që u premtonte telefona e para të miturave në këmbim të seksit – VIDEO Janë të Mbyllura

Të mërkurën në PE pritet ta votohet rezoluta që kërkon njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Teksti përfundimtar i raportit për Serbinë në formë rezolute, pritet të miratohet të mërkurën e 6 korrikut në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, dhe kjo është hera e parë që zyrtarisht përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Krahas rezolutës për Serbinë, Parlamenti Evropian pritet ta miratojë edhe rezolutën për Kosovën. Kështu njoftuan raportuesi për Serbinë, deputeti Vladimir Bilcik nga Partia Popullore Evropiane dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Kramon, deputete e Partisë së Gjelbër gjatë një konference për media në Strasburg. Në mesin e qershorit, projekt-rezuluta për Serbinë u miratua nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) me 55 vota pro dhe pesë kundër. Një pjesë e fjalisë në projekt-rezolutën e cila ...
Komentet te Të mërkurën në PE pritet ta votohet rezoluta që kërkon njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë Janë të Mbyllura

Jahja Kokaj për “vajin në tepsi” – Unë jam ekspert i shpejtësisë, por nuk ma kap truri shpejtësinë e vajit në tepsi

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, që njëherit është fizicient me profesion, ka komentuar deklaratën e zv.ministrit të drejtësisë, për shpejtësinë e shpërndarjëssë vajit në tepsi. Këtë deklaratë Sallahu e kishte lidhur me punën efikase të ministrisë ku ai shërben. E Kokaj, në një prononcim për periskopin, ka thënë se edhe pse është ekspert i shpejtësisë, atij nuk ia kapë dot ndërlidhja e shpejtësisë dhe “vaji në tepsi”. “E vajit në tepsi? Unë nuk e kam ditë që lëvizë vaji në tepsi. Qysh lëvizë, nuk e kam të qartë. Unë absolutisht nuk po e kuptoj. Unë nuk e di a keni ba ju pite në tepsi apo keni shtrirë vaj në tepsi, ...
Komentet te Jahja Kokaj për “vajin në tepsi” – Unë jam ekspert i shpejtësisë, por nuk ma kap truri shpejtësinë e vajit në tepsi Janë të Mbyllura

Video/ Limaj reagon ashpër ndaj statusit të Hekuran Muratit, i “bërtet” pak edhe Krenar Shalës

Lajme
Vëmendja është kthyer kah ministri Hekuran Murati, për shkak të një postimi të tij të para gjashtë viteve. Për çka ka kërkuar falje më pas. Statusin e Muratit e ka komentuar ish-ministri Fatmir Limaj, duke thënë se ministri i Financave i ka fyer dhe ofenduar vlerat e këtij populli dhe se Murati s’e njeh luftën hiç. Sipas Limajt, falja e Muratit nuk mjafton dhe i njëjti duhet shkakrkuar. “Falja nuk mjafton, kjo nuk mbyllet me falje. Në qat sekond u dasht me shkarku Albini”, tha Limaj në Kanal 10./Indexonline     ...
Komentet te Video/ Limaj reagon ashpër ndaj statusit të Hekuran Muratit, i “bërtet” pak edhe Krenar Shalës Janë të Mbyllura

Kosovarit i bëhet shkrumb e hi vetura në Vlorë, i mori flakë në lëvizje

Lajme
Një veturë është përshirë nga zjarri sot rreth orës 17:15 në Llogara të qytetit të Vlorës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se vetura po drejtohej nga një kosovar, raporton Gazeta Sinjali. Policia ka njoftuar se vetura e prishtinasit ka marrë flakë në ecje dhe dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik, mirëpo nuk ka pasur pasoja në njerëz. Në pamjet e publikuara nga abcnews, shihet teksa zjarri ka djegur thuajse totalisht automjetin. Pamjet mund t’i shihni duke klikuar KËTU. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kosovarit i bëhet shkrumb e hi vetura në Vlorë, i mori flakë në lëvizje Janë të Mbyllura

Gjithmonë i rezervuar, Mc Kresha fotografohet duke u puthur me bashkëshorten

Lajme
Reperi i njohur, Mc Kresha është shumë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Ai prej disa vitesh ka kurorëzuar dashurinë e tij me Erzinën dhe tashmë janë prindër të dy fëmijëve. Mirëpo, rrallëherë ndajnë foto së bashku. Së fundmi, çifti janë shfaqur pranë njëri-tjetrit, teksa Kresha e puth Erzinën. Ata kanë qenë pjesëmarrës në festivalin shqiptar në Zvicër. Kujtojmë që MC Kresha pritet nga momenti në moment të publikojë këngën e re në bashkëpunim me Luana Vjollcën. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjithmonë i rezervuar, Mc Kresha fotografohet duke u puthur me bashkëshorten Janë të Mbyllura