Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Gjykimi ndaj rahovecasit për vrasjen dhe djegien e vëllaut, ekspertët flasin për armët që u ekzaminuan

Lajme
Ekspertët e balistikës, Lutfi Raci dhe Tefik Hoti, janë dëgjuar të mërkurën, në gjykimin ku Gani Kriezi, po akuzohet se në shkurt të 2020-ës në Bërnjak të Rahovecit, e ka vrarë dhe më pas e ka djegur vëllanë e tij, B.K. Fillimisht në këtë seancë është dëgjuar eksperti Raci, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Ramiz Buzhala, tregoi se çfarë konstatime ka nxjerrë nga ekspertiza që ia ka bërë armës “Crvena Zastava”, fishekëve dhe gëzhojës që i kishte objekt ekspertimi. “Bazuar në rezultatet e ekspertimit kemi konstatuar se arma-pistoleta objekt ekspertimi është testuar dhe ka qenë funksionale”, tha eksperti Raci. Ai tha se nga testet e bëra ...
Komentet te Gjykimi ndaj rahovecasit për vrasjen dhe djegien e vëllaut, ekspertët flasin për armët që u ekzaminuan Janë të Mbyllura

Nderohet mjeku i ri që vdiq gjatë kryerjes së detyrës në Gjakovë

Lajme
Në Pallatin e Kulturës në Gjakovë po mbahen homazhe në nderim të mjekut, Mentor Salihi, i cili humbi jetën dje, pas një aksidenti, gjatë kryerjes së detyrës. Kujtojmë që në aksidentin e rëndë që ndodhi më 30 qershor në Gjakovë, u lënduan rëndë shoferi i autoambulancës, mjeku, tekniku dhe njëri nga dy të lënduarit që po barteshin nga një aksident tjetër. Para disa ditësh nga ky aksident vdiq shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, i cili humbi jetën pikërisht në ditën kur kishte bërë një vit që ishte punësuar në këtë qendër mjekësore. /Sinjali ...
Komentet te Nderohet mjeku i ri që vdiq gjatë kryerjes së detyrës në Gjakovë Janë të Mbyllura

Krejt çka duhet të dini për ZRrE-në para se të jetë tepër vonë

Lajme
Partitë e pozitës dhe opozitës janë shprehur për e kundër shkarkimit të bordit të ZRrE-së në seanën e thirrur për këtë çështje, në Kuvendin e Kosovës. Por, çka është kjo zyrë që mban akronim të zorshëm e megjithatë një prej më të dëgjuarve në vend? Megjithatë mocioni i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës. Nga 75 deputetë që morën pjesë në votim, 22 nga ta votuan “pro” e 55 “kundër” shkarkimit të bordit. Shkak për këtë iniciativë të opozitës u bë kriza energjetike në vend dhe vendimi i ZRrE-sw që t’i rriste çmimet e faturave për energjinë elektrike. Armend Zemaj nga LDK u ...
Komentet te Krejt çka duhet të dini për ZRrE-në para se të jetë tepër vonë Janë të Mbyllura

Von Cramon: Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën

Lajme
 Viola von Cramon, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka bërë të ditur se me një shumicë dërmuese Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, ndërsa duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave tha se ka një momentum të ri në Francë që kjo çështje të zhbllokohet. Von Cramon në një konferencë për media pas miratimit të raportit për Kosovën nga Parlamenti Evropian tha se raporti mund të quhet “i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës” dhe i mbulon çështjet kruciale. Sipas saj, tashmë me të vërtetë po theksohet në Parlamentin Evropian se liberalizimi i vizave po e bllokon Kosovën. “Kam qenë në Paris dhe kam folur për këtë çështje dhe jemi ...
Komentet te Von Cramon: Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën Janë të Mbyllura

Parlamenti Evropian e voton rezolutën për Kosovën të prezantuar nga Von Cramon

Lajme
Parlamenti Evropian e ka miratuar sot rezolutën për Kosovën të prezantuar nga raportuesja e PE-së, Viola von Cramon. Ky dokument u votua pa asnjë kundërshtim në asnjë amendament. Nga 637 eurodeputetë, 469 nga ata ishin për, 96 kundër dhe 72 abstenuan. Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka dhënë detaje nga raporti, duke theksuar nevojën për liberalizim të vizave për Kosovën, si dhe procesin e saj të dialogut me Serbinë. Eurodeputetja shprehu nevojën që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt për Kosovën. “Parlamenti Evropian dhe unë personalisht e kam ripërsëritur vazhdimisht nevojën e dhënies së menjëhershme të liberalizimit të vizave, i cili ka kohë që është vonuar, pavarësisht ...
Komentet te Parlamenti Evropian e voton rezolutën për Kosovën të prezantuar nga Von Cramon Janë të Mbyllura

LDK kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së: Shtrenjtuan rrymën në mënyrë të padrejtë

Lajme
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, seancë kjo që është vazhdim i pikave të mbetura nga seancat e kaluara. Në këtë seancë deputeti i LDK=së, Armend Zemaj, ka folur për propozimin e kësaj partie për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Në fjalën e tij, Zemaj ka thënë se ky Bord nuk ka arritur të përmbushë objektivat e parashtruara nga Kuvendi për mbrojtjen e interesit të qytetarëve. “Ky bord në mënyrë të padrejtë ka bërë shtrenjtimin e energjisë elektrike. Tashmë ka vendime të gjyqësorit që të ndalet pagesa e energjisë elektrike me tarifën e shtrenjtë, ndërsa qytetarët po vazhdojnë të kryejnë këto pagesa të faturave me ...
Komentet te LDK kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së: Shtrenjtuan rrymën në mënyrë të padrejtë Janë të Mbyllura

Edhe PDK kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

Lajme
Në seancën plenare të Kuvendit po diskutohet mocioni i propozuar nga LDK, për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bordit të ZRRE-së, teksa e ka akuzuar për implikim politik dhe lejim të importit e eksportit të energjisë në kohë krize të kompanive pa licencë. Shala këto deklarime i ka bërë në Kuvendin e Kosovës, në seancën ku po shqyrtohet rezoluta e LDK-së për shkarkimin e Bordit të rregullatorit energjetik. “Kërkesa për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së është e ligjshme dhe e moralshme. Ka pasur një vonesë të ...
Komentet te Edhe PDK kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së Janë të Mbyllura

Dëmtimi i provave në laboratorin e drogës në veri/ IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate për media, IPK bën të ditur se bëhet fjalë për një toger dhe një zyrtar policor, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale  “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Dhënia e ndihmës kryeseve pas kryerjes penale”. “Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një togeri dhe një zyrtari policor). Hetimi i këtij rasti është vazhdimësi e hetimit të rastit të mëhershëm ku IPK ka ...
Komentet te Dëmtimi i provave në laboratorin e drogës në veri/ IPK rekomandon suspendimin edhe të dy zyrtarëve policorë Janë të Mbyllura

Video mesazhi kërcënues i Radoiçiqit, Musliu: Kërcënimet e tij me miratimin e Vuçiqit për të treguar se mund ta destabilizojë Ballkanin

Lajme
Kreu i grupit kriminal serb, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq të martën përmes një video mesazhi ishte paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës. Analisti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu thotë se adresimi i Radoiçiqit është bërë me miratimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Musliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në mediat e Beogradit, paraqitjen vizuele të Radoiçiqit po e quajnë të ngjashme me atë të Arkanit. “Kërcënimin e Radoiçiqit askush nuk e merr seriozisht. Sot e pash edhe në mediet e Beogradit, që këtë video po e quajnë të ngjashme me kërcënimet e Arkanit”, tha ai duke shtuar se këto veprime të ...
Komentet te Video mesazhi kërcënues i Radoiçiqit, Musliu: Kërcënimet e tij me miratimin e Vuçiqit për të treguar se mund ta destabilizojë Ballkanin Janë të Mbyllura

Osman Azemi bën humor me vendimin e qeverisë, ia kthen kamarierit ujin e ambalazhuar duke ia kërkuar atë nga çezmja

ShowBiz
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shërbimin e domosdoshëm të ujit nga kafenetë është bërë një prej temave më të diskutuara gjatë këtyre ditëve. E duket se me një temë të tillë, humoristi i njohur Osman Azemi ka shfrytëzuar rastin që të bëjë një skeç humoristik. Ai ka publikuar në rrjetin social Facebook një video, ku shihet i ulur në një kafene, teksa bashkë me kafen i servohet edhe një shihe uji e ambalazhuar. Foto: Osman Azemi/Facebook Me të parë këtë, ai ndërhynë shpejtë duke i thënë kamarierit: “Ku po e çon këtë ujë?”. Më pas kamarieri vepron shpejt dhe e largon atë, duke ia zëvendësuar me një gotë uji ...
Komentet te Osman Azemi bën humor me vendimin e qeverisë, ia kthen kamarierit ujin e ambalazhuar duke ia kërkuar atë nga çezmja Janë të Mbyllura