Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Pesë djem i kam, ju farojnë nëse nuk e hekë deklaratën në Polici”/ Vushtrriasi kërcënohet nga 69-vjeçari

Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të kanosjes, që është zbuluar gjatë hetimeve për një rast të lëndimit që kishte ndodhur në Vushtrri më 1 korrik, raporton Gazeta Sinjali.   Siç mëson Sinjali, një 69-vjeçar ka kanosur një 51-vjeçar për shkak të deklaratës që kishte dhënë kundër tij në Polici. Hetuesit e zbuluan se viktima ishte kërcënuar gjatë intervistimit të palëve të përfshira në rastin e 1 korrikut. Viktima ka deklaruar në stacion policor se i dyshuari S.B., e ka kanosur me fjalët “Pesë djem i kam, kanë me ju faru nëse nuk e hjekë deklaratën në polici dhe mua me çojnë në burg”. Pas kësaj ...
Komentet te “Pesë djem i kam, ju farojnë nëse nuk e hekë deklaratën në Polici”/ Vushtrriasi kërcënohet nga 69-vjeçari Janë të Mbyllura

Ish-konsulli i Kosovës në New York: Ministrja Gërvalla kërkoi largimin e flamurit të UÇK-së nga zyra

Lajme
Ish-konsulli i Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi, të cilit i është ndërprerë kontrata e punës me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka thënë se vendimi i MPJ-së për heqjen e tij nga Shërbimi i Jashtëm, “bazohet në urrejtje dhe në paranoja”. Krasniqi në një shkrim të tij në Facebook ka shkruar se ministrja Gërvalla e kishte urdhëruar që ta largonin flamurin e UÇK-së nga Konsullata. “Me të njëjtën urrejtje, gjatë vizitës suaj në SHBA, në prill të këtij viti, ju keni urdhëruar largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork. Pavarësisht kësaj, atë flamur të shenjtë e kam vendosur në ...
Komentet te Ish-konsulli i Kosovës në New York: Ministrja Gërvalla kërkoi largimin e flamurit të UÇK-së nga zyra Janë të Mbyllura

Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar, thotë Komisionerja Johansson

Lajme
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës, ka vlerësuar se vendimi për heqjen e vizave duhet të merret tani. Ajo potencoi rëndësinë e bindjes së shteteve anëtare të BE-së të marrin sa më shpejtë këtë vendim duke thënë që Komisioni Evropian mund të ndihmojë për të bindur shtetet anëtare që të arrijnë në konkludim se Kosova duhet t’i bashkohet udhëtimit pa viza . “Liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i vonuar. Është vërtet koha për të marrë një vendim tani”, tha Johansson. Komisionerja përgëzoi Kosovën për arritjet gjatë kësaj periudhe duke konsideruar se këto arritje do duhej të ...
Komentet te Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar, thotë Komisionerja Johansson Janë të Mbyllura

Bajqinovci sfidon Radojçiqin: Le të provojë të del në qytet (Video)

Bajqinovci sfidon Radojçiqin: Le të provojë të del në qytet (Video)
Sipas deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) Mefail Bajqinovci, qeveria Kurti 2 e ka vendosur nën kontroll edhe pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Tutje, Bajqinovci ka thënë se Milan Radojçiqi, më nuk mund të sillet si dikur se tani ai ka mundësi që të del vetëm maleve të bëjë video-incizime dhe jo në qendrat e qyteteve si dikur. Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur lidhur  me videon e postuar nga nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiqi. Ai thotë se pas ardhjes së LVV-së në pushtet Radojçiqi nuk mund t’i japë ato deklarata nga qendrat e qyteteve  të Prishtinës e Mitrovicës, siç i kishte bërë gjatë qeverive të kaluara. “Me Qeverinë ...
Komentet te Bajqinovci sfidon Radojçiqin: Le të provojë të del në qytet (Video) Janë të Mbyllura

Sondazhi i Institutit amerikan: Kosovarët u besojnë mediave më së shumti në rajon

Lajme
Qendra Ndërkombëtare Republikane për Vështrime mbi Hulumtimet e Anketave ka publikuar sondazhin e fundit për Ballkanin Perëndimor dhe pjesë e matjeve ishte edhe besueshmëria në media. Pjesë e sondazhit ishin vende si Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Të dhënat e mbledhura në sondazhin e realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori i vitit 2021 deri me 20 shkurt e vendosin shtetin e Kosovës, të parin në rajon që ka besueshmërinë më të madhe në median shtetërore.     36% e qytetarëve kosovar, i besojnë Radio Televizionit të Kosovës, më pas ...
Komentet te Sondazhi i Institutit amerikan: Kosovarët u besojnë mediave më së shumti në rajon Janë të Mbyllura

A do të rikthehen masat antiCOVID, flet drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë

Shëndetësi
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, në emisionin Frontal të t7, është deklaruar lidhur me mundësinë e rikthimit të masave antiCOVID. Ai tha se duhet të mendohet vendosja e maskës në vendet e mbyllura, për shkak se “po hyjmë në sezonën kur ka lëvizje më të madhe të popullsisë”. Unë mendoj që duhet të mendohet vendosja e maskës në vendet e mbyllura. Është dhënë rekomandim, por nuk është vendim zyrtar. Por duhet të mendohet sepse po hyjmë në sezonën kur ka lëvizje të popullsisë, ne vetë edhe diaspora”, u shpreh Sadiku. Ai foli edhe për shqetësimet e komunave për situatën pandemike në vend. Ai tha se shqetësimi ...
Komentet te A do të rikthehen masat antiCOVID, flet drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Janë të Mbyllura

Shteti mbledh më shumë të hyra falë rritjes së çmimit të naftës

Ekonomi
Dogana i ka mbledhur 168 milionë e 354 mijë e 21 euro taksa nga importi i naftës në 6-mujorin e këtij viti. Këto taksa përfshijnë akcizën dhe TVSH-në në import të naftës që paguhen në Doganën e Kosovës. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës përmes Administratës Tatimore të Kosovës e mbledh edhe TVSH-në e brendshme për naftën që shitet, pra vetëm për vlerën e shtuar nga ajo që është deklaruar në kufi. Aktualisht në Doganë, paguhet 35 centë akciza për çdo litër të importuar, prej të cilës kuleta e shtetit është mbushur për 105 milionë euro vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Ndërsa nga pagesa e 18% të TVSH-së për ...
Komentet te Shteti mbledh më shumë të hyra falë rritjes së çmimit të naftës Janë të Mbyllura

30 dorëheqje brenda 24 orësh

Rajoni dhe Bota
Boris Johnson u paraqit para Komitetit të Ndërlidhjes në Dhomën e Përbashkët në orën 15:00, me 30 dorëheqje në qeverinë e tij në pak më pak se 24 orë. Lajmi u bë i ditur nga mediat britanike, të cilat po përditësojnë krisjet e mbështetjes së Johnson brenda qeverisë. Komiteti përbëhet nga komitete të tjera të Commons dhe përmban kritikë të kryeministrit britanik. Boris Johnson po merret në pyetje nga deputetë të lartë në Komitetin Parlamentar të Ndërlidhjes. Gjashtë ministrat Kemi Badenoch, Julia Lopez, Mims Davies, Lee Rowley, Neil O’Brien dhe Alex Burghart njoftuan të gjithë se po jepnin dorëheqjen. Kjo, pas një vargu dorëheqjesh nga ministrat dhe ndihmësit ministrorë të ...
Komentet te 30 dorëheqje brenda 24 orësh Janë të Mbyllura

Sondazhi i Institutit amerikan: Kosovarët u besojnë mediave më së shumti në rajon

Sondazhi i Institutit amerikan: Kosovarët u besojnë mediave më së shumti në rajon
Qendra Ndërkombëtare Republikane për Vështrime mbi Hulumtimet e Anketave ka publikuar sondazhin e fundit për Ballkanin Perëndimor dhe pjesë e matjeve ishte edhe besueshmëria në media. Pjesë e sondazhit ishin vende si Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Të dhënat e mbledhura në sondazhin e realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori i vitit 2021 deri me 20 shkurt e vendosin shtetin e Kosovës, të parin në rajon që ka besueshmërinë më të madhe në median shtetërore. 36% e qytetarëve kosovar, i besojnë Radio Televizionit të Kosovës, më pas vijnë televizionet ...
Komentet te Sondazhi i Institutit amerikan: Kosovarët u besojnë mediave më së shumti në rajon Janë të Mbyllura

Von Cramon: Duam zbatim të marrëveshjeve të dialogut, në korrik të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiq

Lajme
Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se dëshiron që marrëveshjet e nënshkruar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të gjejnë zbatim. “Duam të shohim zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut dhe një takim në nivel të liderëve të Serbisë dhe Kosovës, këtë korrik”, ka thënë Von Cramon në konferencën e sotme. Ajo ka folur po ashtu edhe sa i përket marrëveshjes përfundimtare për të cilën ka thënë se duhet të mbajë brenda njohjen reciproke mes dy vendeve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Von Cramon: Duam zbatim të marrëveshjeve të dialogut, në korrik të ketë takim mes Kurtit dhe Vuçiq Janë të Mbyllura