Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell, por vranësirat mund të jenë prezent përgjatë relievit malor. Sipas IHMK-së, gjatë ditës së sotme temperaturat do të arrijnë deri në 29 gradë celsius. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK. Nga dita e premte pritet ndryshim i situatës meteorologjike, me një rënie të ndjeshme të temperaturave edhe deri në 20 gradë Celsius, e priten reshje më të shumta dhe më të vazhdueshme shiu. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Pas letrës së konsullit të Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, përmes së cilit njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga pozita që mbante në New York, ku e akuzoi edhe ministren Donika Gërvalla, kjo e fundit ka reaguar. Pa iu drejtuar Krasniqit, përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka përmendur vendimet për punësimet siç thotë ajo ilegale e të jashtëligjshme, të cilat janë shfuqizuar. “Prandaj, punësimet ilegale, të jashtëligjshme në këtë ministri, të bëra në të kaluarën, janë shfuqizuar. Nëse ndërkohë do të konstatohen të tjera, të cilat ende nuk kanë dalë në pah, edhe ato do të shfuqizohen. Nuk ka gënjeshtër, përrallë, shpikje, presion ...
Komentet te Gërvalla pas akuzave të konsullit të shkarkuar: Nepotizmi dhe punësimet e paligjshme e kanë dëmtuar rëndë diplomacinë tonë Janë të Mbyllura
Po bëhen gati 2 vjet prej që ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli nuk është më aktiv në politikë. Kjo për shkakun se ai gjendet në paraburgim në Hagë, si i akuzuar nga Prokuroria e Specializuar. Sidoqoftë, kredibiliteti dhe besueshmëria e Veselit tek qytetarët duket se nuk ka pësuar ndryshim. Sipas rezultateve të publikuara nga sondazhi për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar” (IRI), Veseli është lideri i tretë politik, të cilit qytetarët i besojnë më së shumti, pas Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit../Periskopi ...
Komentet te Që 2 vite jo-aktiv: Veseli sërish në top 3-shen e politikanëve të preferuar në Kosovë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësitë patrulluese të drejtorisë rajonale kufitare kanë kapur 57 krerë dele dhe 6 lopë, pa dokumentacion përkatës. “Si rezultat i kësaj, në rastin e parë sot me datë 06.07.2022, rreth orës 17:10 në fshatin Ramijan, komuna e Vitisë, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971. Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të ngarkuar pesëdhjetë e shtatë (57) krerë ...
Komentet te Policia kufitare në aksion, kap 57 dele dhe 6 lopë duke u kontrabanduar Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. “Me vendimin e parë është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit dhe Projekt-Idesë për Lidhjen Hekurudhore Durrës-Prishtinë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve për financimin e Studimit të Fizibilitetit të këtij projekti, gjegjësisht për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, njofton zyra për informim e Kryeministrit. Bëhet e ditur se vendimi i dytë i miratuar në këtë mbledhje, ka të bëjë me Projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”, ...
Komentet te Qeveria nis me vendime për projekt-idenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë Janë të Mbyllura
Dj Dagz feston sot ditëlindjen dhe Einxhel Shkira ka shkruar fjalët më të ëmbla për të. Krahas një videoje nga momentet më të bukura që kanë përjetuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ku dhe u njohën, moderatorja ka shkruar se sa i rëndësishëm është për të. “Per banorin tim te preferuar ne gjithe Universin: Ndoshta te gjithe e din historine tone…por serisht nuk din mjaftushem! Ndoshta kam deshtuar ta shpreh dashurine aq bukur sa ti por nuk kam deshtuar ne ate qe ndjej…Per here te pare ndjej komplotin e perendive qe une te jem me ty e ti me mua,ndjej qe si sot 30vite me pare ke ardh ne ...
Komentet te DJ Dagz feston ditëlindjen, Einxhel bën dedikimin më të bukur: S’dua të jetoj më asnjë ditë pa ty Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se rekomandimet e Komisionit të Venecias për vettingun në drejtësi nuk janë plotësisht ashtu siç Qeveria Kurti kishte synuar. Sipas saj, kjo pasi ekzekutivi synonte vetting të plotë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend. “Nuk është 100 për qind çfarë Qeveria ka synuar, sepse ne kemi konsideruar që duhet të kemi vetting për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës, përmes mekanizmit të jashtëm, ndërsa komisioni i Venecias na e ka dhënë dritën e gjelbër për vettingun duke filluar nga nivelet e larta të sistemit të drejtësisë dhe pastaj fuqizimin e mekanizmave aktual brenda sistemit të drejtësisë, gjegjësisht jo mekanizmat ...
Komentet te Haxhiu: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin 100% ato që i kemi synuar Janë të Mbyllura
Lista Serbe e quan “kërcënim me vdekje” komentin e Rexhajt për Radoiçiqin, ka një kërkesë për Kurtin
Lista Serbe po e cilëson si “kërcënim me vdekje” komentin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj për kërcënimin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, pasi tha se “Kam ardhur në Kosovë dhe s’ka kthim prapa”. Në një postim në Facebook, Rexhaj u shpreh se Radoiçiqi “ose po do të martirizohet, ose të arrestohet, ose të nis kryengritje të serbëve ku ai e përjeton një nga dy të parat”. Për këtë deklaratë, nga Lista Serbe kanë thënë se kryeministri Albin Kurti, do të duhej t’i kërkonte sqarime dhe përgjegjësi deputetit Rexhaj. “Këto kërcënime me vdekje, nëse do të kishte rend dhe ligj, do të duhej të ...
Komentet te Lista Serbe e quan “kërcënim me vdekje” komentin e Rexhajt për Radoiçiqin, ka një kërkesë për Kurtin Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. Njëri vendim është për autorizimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit dhe Marrëveshjes për implementimin e Projektit ndërmjet Kosovës dhe MCC-së. Vendimi i miratuar në këtë mbledhje, ka të bëjë me Projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”, për autorizim të Ministres së Ekonomisë nga Presidentja e Republikës së Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit dhe Marrëveshjes për implementimin e Projektit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Qeveria e Republikës së Kosovës ka ...
Komentet te Qeveria merr vendim që Presidentja ta autorizojë Artane Rizvanollin për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në Janë të Mbyllura
Krimi në familje tronditi Divjakën ditën e sotme, ku djali vrau babain. Burime konfidenciale kanë pohuar se autori, Andrea Stasa në momentin që ka kryer vrasjen e të atit, Mitër Stasa 85-vjeç ka qenë në gjendje të dehur. 58-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj të atit dhe i ka marrë jetën të atit. Policia bën me dije se për motive të dobëta ai dyshohet se e ka mbytur të moshuarin. Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit autorin e dyshuar. 58-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg./Kosovarja ...
Komentet te Djali i dehur rrahu babain deri në vdekje Janë të Mbyllura