Me urdhër të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në qytetin e Shtërpcës, ku janë duke u bastisur disa lokacione, me ç’rast janë konfiskuar disa kamera që dyshohet se dërgonin informacione në Serbi. Veç kamerave janë konfiskuar edhe pajisje e dokumente të strukturave ilegale serbe. Në lidhje me këtë aksion të policisë së është duke vazhduar ende, e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke e quajtur “pushtim” aksionin e policisë “Edhe pse njësitet nga Prishtina e dinë shumë mirë se kamerat, të cilat janë instaluar ligjërisht para gati dhjetë vjetësh, nuk janë në funksion për një kohë të gjatë ...
Komentet te Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për aksionin e Policisë: Po “pushtohet” Shtërpca Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka vazhduar të mbrojë qëndrimin e tij për sistemin e drejtësisë në Kosovë, teksa këtë sistem e krahason me atë të kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Një krahasim të tillë, Basha e kishte bërë ditë më parë, për çka mbrëmë në një studio televizive i reagoi ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila deklaratën e bashkëpartiakut e ka quajtur të papranueshme. Por mëngjesin e sotëm reagoi sërish ligjvënësi nga Vetëvendosje. Ai qëndron mbrapa idesë së tij që prokurorët e gjyqtarët në Kosovë, nuk dallojnë nga ata të epokës së Millosheviqit. “Në Kosovën e pavarun dihet tanimë botnisht që ka prokuror që kanë bashkëpunu me agjentë ...
Komentet te Deputeti i VV-së vazhdon të krahasojë prokurorët e gjyqtarët me sistemin e Millosheviqit Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është duke zhvilluar një aksion që lidhet me sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në komunën e Shtërpcës. Këto kamera dyshohet se kanë përcjellë lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Prokuroria përmes një komunikate për media ka rikonfirmuar se janë duke u bastisur katër lokacione të ndryshme dhe është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale. “Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Policia e Kosovës, sot, është duke zhvilluar një aksion në Shtërpcë, ...
Komentet te Prokuroria del me njoftim për aksionin e Policisë në Shtërpcë Janë të Mbyllura
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur lidhur me gjetjet e Auditorit të Brendshëm për disa parregullsi në Ministrinë e Infrastrukturës. Deliu-Kodra tha se PDK tre muaj më parë kishte prezantuar 42 kontrata për punë shtesë dhe disa kontrata njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës. “Pretendimet tona për paligjshmëri dhe dyshime për korrupsion u konfirmuan edhe nga zyra e Auditorit që ka gjetur një mal me parregullsi në këtë ministri. Një I tillë raport është i kualifikuar për të qenë objekt hetimor nga Prokuroria”, ka thënë Deliu-Kodra. Ajo ka shtuar se Auditori ka gjetur mangësi në vlerësimin e kompanive konkurruese për tender, vonesa ...
Komentet te PDK kërkon shkarkimin e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit Janë të Mbyllura
Midis Saturnit të qëndrueshëm që na mëson rëndësinë e disiplinës dhe ëndërrimit të Neptunit që shkatërron iluzionet tona gjatë periudhave në prapavijë, mund të duket sikur astrologjia e kësaj vere nuk është aspak intensive. Ky është veçanërisht rasti me hënën e plotë të korrikut 2022, e njohur gjithashtu si hëna e plotë Buck. Hëna e plotë e korrikut ndriçon qiellin më 13 korrik në Bricjapin ekzekutiv. Për shenjat e zodiakut më të prekura nga hëna e plotë e korrikut 2022, kjo do të thotë se rrezet e gjata të hënës po hedhin dritë mbi qëllimet e tyre ambicioze dhe jetën publike. Hëna e plotë është fundi kulmor i ciklit hënor, ...
Komentet te Hëna e plotë e korrikut do të ndikojë më shumë në këto shenja të zodiakut Janë të Mbyllura
Bujqit në Krushe të Madhe të Rahovecit gjatë punimit në ara kanë parë disa ujq, madje njëri nga ta është hedhur në traktor, por bujkun e ka shpëtuar kabina e traktorit. Rastin e ka raportuar kryetari i fshatit Selami Hoti. “S’po duket të jetë vit i mbarë, ujqërit në verë. të uritur apo të trazuar!?”, shkruar Hoti në Facebook. Ai ka treguar eksperiencën jo të këndshme që ka pasur kushëriri i tij me kafshët e egra. “Ditë më parë, kushëri im, Enver Hoti u ankua se gjatë lëvrimit në mes Krushës e Nagavcit, i kishin dalur ujqërit dhe njëri bile i ishte hedhur në traktor (për fat, traktorin e ka ...
Komentet te Ujku në Krushë të Madhe i hidhet bujkut në traktor Janë të Mbyllura
Kompania serbe e energjisë elektrike Elektrosever deri me 1 korrik do të duhej t’ia dërgonte Bashkimit Evropian të gjitha të dhënat e konsumatorëve të energjisë elektrike në veri të Kosovës që më pas BE-ja t’ia përcillte Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës dhe KEDS-it, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Pajtimi i arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Energjisë Elektrike thoshte se vetëm shtatë ditë nga data e licencimit të kompanisë serbe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Elektrosever do të duhej të kryente detyrimin. Kompania u licencua me 24 qershor, por të pyetur nga Albanian Post, nga ...
Komentet te Marrëveshja për energjinë s’po respektohet, flasin nga BE për Albanian Post Janë të Mbyllura
Parlamenti i Shqipërisë voton sot projekt-rezolutën e mazhorancës që dënon masakrën e Srebrenicës. Në projekt-rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Nismëtarët pohuan se projekt-rezoluta iu referohet 3 rezolutave të miratuara nga Parlamenti Evropian në vitet 2005, 2009 dhe 2015. Nisma vjen pas rrëzimit në muajin maj të rezolutës së dorëzuar nga Sali Berisha. Mazhoranca e rrëzoi me argumentin se nuk mund të votojë një nismë të një personi të shpallur non grata nga ShBA. Ndërkaq, Partia Socialiste ka kërkuar që të kalojë me ...
Komentet te Nisma e mazhorancës: Rezoluta për Srebrenicën, votohet sot në Kuvend të Shqipërisë Janë të Mbyllura
Një grua ka përfunduar në prangat e Policisë dje në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë, pasi ka kërcënuar një 20-vjeçar, i cili është pronar i një ‘Mobi shop-i’ në atë zonë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pasi 48-vjeçarja kishte kërkuar nga i riu që t’i fshiheshin disa fotografi dhe video të publikuara në internet nga persona të panjohur. Sipas pronarit të biznesit, ai e kishte fshirë njëherë materialin e publikuar të klientes së tij, por që ato ishin shfaqur sërish. Kjo ka bërë që 46-vjeçarja ta kërcënojë 20-vjeçarin me fjalët ‘kam me ta kall lokalin’, pasi që sipas saj, marrëveshja ka qenë që ato materiale të ...
Komentet te “Kam me ta kall lokalin”/ I tha t’ia fshinte disa foto dhe video në internet, gruaja kërcënon pronarin e një ‘Mobi shop-i’ në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura
Nga ora 19:00 pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do të zhvillohet protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës. Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës, raporton euronews. Ashtu si në protesta e tjera, do të ketë një kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast. Që prej orës 16:00 do të ketë kufizime në qarkullimin rrugor në ...
Komentet te Opozita shqiptare sot në protestë, Sali Berisha nuk e përjashton asnjë skenar Janë të Mbyllura