Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së Boris Johnson?

Lajme
Boris Johnson do të japë dorëheqjen si lider i konservatorëve dhe do të largohet nga posti i kryeministrit kur të zgjedhet një lider i ri. Ai pritet të largohet nga Downing Street pas më pak se tre vjetësh në detyrë, pavarësisht se kishte fituar një shumicë të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-ës. Lexo po ashtu: Boris Johnson pritet të japë dorëheqje Kryeministrat në largim pritet të qëndrojnë në detyrë derisa të gjendet një pasardhës. Por si ndodh kjo? Si e zgjedhin konservatorët një lider të ri? Pasi një lider konservator jep dorëheqje, fillojnë zgjedhjet për një lider të ri partie. Sipas rregullave aktuale, kandidatët kanë nevojë për mbështetjen ...
Komentet te Çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së Boris Johnson? Janë të Mbyllura

Kërcënon Lista Serbe: Të ndalen ngacmimet ndaj serbëve, në të kundërtën do të kundërvihen

Lajme
Lista Serbe ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër strukturave ilegale në Shtërpcë mëngjesin e sotëm. Aksionin, Lista Serbe e ka quajtur politik dhe kjo sepse sot ka qëlluar të jetë një festë në Shtërpcë. “Fakti që aksioni është ndërmarrë gjatë një feste të madhe, Shën Gjoni, konfirmon se është veprim puro politik i institucioneve të Kosovës i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës”, thuhet në reagim. Lista ka thënë se aksione të tilla po merren gjithmonë në festa ose ngjarje të veçanta për serbët, ndërsa ka kërcënuar me kundërpërgjigje. “Lista Serbe, përveçse dënon gjithçka që po ndodh sot në Shtërpcë, kërkon që menjëherë të ndalen ...
Komentet te Kërcënon Lista Serbe: Të ndalen ngacmimet ndaj serbëve, në të kundërtën do të kundërvihen Janë të Mbyllura

Ministrja Haxhiu: Asnjëherë pishman s’i bimë për gazin lotsjellës brenda e jashtë kuvendit

Lajme
Ndaj replikave të ish-drejtorit të policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, tashmë deputet i PDK-së, të menjëhershëm e pati reagimin ministrja Albulena Haxhiu, duke i thënë se nuk janë penduar as sot, për sjelljet e tyre me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Kjo meqë Qalaj i tha Haxhiut që deklaratat e saj paraprake janë të pabaza, duke i ditur sjelljet e saj dhe të partisë që ajo përfaqëson brenda Kuvendit të Kosovës. ”Për veprimet tona ne jemi përgjigj përpara ligjit, pavarësisht se kanë qenë politike ne jemi dënu nga gjykatat për ato. Dhe asnjëherë pishman si bimë për gazin lotsjellës, sepse kanë qenë veprime politike, sepse pikërisht falë asaj rezistence ...
Komentet te Ministrja Haxhiu: Asnjëherë pishman s’i bimë për gazin lotsjellës brenda e jashtë kuvendit Janë të Mbyllura

Kosova e dhimbjes: Aparaturat u zhytën në ujë, polici me kancer humbi shikimin pas ndërprerjes së rrezatimit

Lajme
Të gjitha aparaturat në Klinikën e Onkologjisë së QKUK-së, janë të zhytura në ujë tash e një javë. Kjo pas reshjeve të shiut që ranë të enjten e fundit të qershorit në Kosovë. Sherrin kësaj situate po ia shohin më së shumti pacientët kosovarë, e sidomos ata që kanë nevojë për shërbime onkologjike si pasojë e sëmundjes së kancerit, leukemisë e tumoreve të ndryshme. E se kur do të rregullohen këto aparatura, nuk dihet. Si rrjedhojë të gjithë pacientët me kancer që kanë nevojë për terapinë ditore të rrezatimit, janë të detyruar që atë ta marrin jashtë Kosovës. Në QKUK ishte vetëm një aparaturë e tillë. Ka disa muaj që ...
Komentet te Kosova e dhimbjes: Aparaturat u zhytën në ujë, polici me kancer humbi shikimin pas ndërprerjes së rrezatimit Janë të Mbyllura

S’ka kuorum, Kuvendi nuk e voton Byronë për Konfiskimin e Pasurisë

Lajme
Nuk ka pasur kuorum për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Në Kuvend ishin 61 deputetë, ndërkaq kanë votuar 45 pro. Partia Demokratike e ka quajtur këtë iniciativë joserioze, të pamatur dhe e vobektë. Të njëjtit kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Kushtetuese, kurdo që deputetët e shumicës do ta votojnë projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ndërkaq, deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi tha se ky projektligj ka mangësi dhe se sipas saj kjo byro rrezikon mos të jetë e pavarur. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te S’ka kuorum, Kuvendi nuk e voton Byronë për Konfiskimin e Pasurisë Janë të Mbyllura

Vdes gazetari Kastriot Myftaraj, u hodh nga kati i katërt i banesës

Lajme
Gazetari i njohur, Kastriot Myftarja, është ndarë nga jeta mesditën e sotme, pasi dyshohet se kreu vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar Policia e Shtetit, të cilët kanë bërë të ditur se Myftaraj u hodh nga kati i katërt i banesës në lagjen Ali Demi në Tiranë Njoftimi: Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vdes gazetari Kastriot Myftaraj, u hodh nga kati i katërt i banesës Janë të Mbyllura

“Pse s’ke nejtë te çika, dil prej shpisë”/ Vjehrra e denoncon renë për dhunë, nusja: Jetojmë 10 anëtarë në banesë, kam tentu me mbytë veten

Lajme
Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe vjehrrat të cilat kanë probleme me nuse, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është raportuar dje në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, ku një e moshuar ka denoncuar nusen e djalit në Polici, duke e akuzuar për dhunë. Ajo ka deklaruar se para një jave reja e saj e ka sulmuar fizikisht, ndërsa dje kur ishte kthyer nga vajza e saj, 47-vjeçarja e ka pritur vjehrrën me fjalë ofenduese e ...
Komentet te “Pse s’ke nejtë te çika, dil prej shpisë”/ Vjehrra e denoncon renë për dhunë, nusja: Jetojmë 10 anëtarë në banesë, kam tentu me mbytë veten Janë të Mbyllura

Në pikë të ditës ndizen dritat në rrugët e Prishtinës

Lajme
Mungesa e ndriçimit publik është vetëm një nga shumë problemet, me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës. Por siç duket, jo të gjitha lagjet e kanë hall ndriçimin publik, kjo ngase rrugët të cilat të çojnë te xhamia e Llapit, funksionojnë edhe ditën, përderisa ka zona tjera banimi të cilat ankohen që ndriçimi iu mungon natën, atëherë kur është domosdoshme. Në fotografitë e dërguara nga një sinjalizues nga rruga që dërgon te xhamia e Llapit, shihet teksa dritat e vendosura në rrugë, janë të ndezura në pikë të ditës. Ndryshe, qytetarët e disa lagjeve në kryeqytet janë ankuar vazhdimisht për mungesën e ndriçimit publik. Shumë nga ta, përmes komenteve dhe ...
Komentet te Në pikë të ditës ndizen dritat në rrugët e Prishtinës Janë të Mbyllura

Edhe sot numër i lartë i rasteve me COVID-19, MSH publikon raportin

Lajme
Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 258 raste të reja pozitive me COVID-19, nga 810 testime gjithsej. Ndërkohë, janë shëruar 64 persona dhe është nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga virusi, shkruan Gazeta Sinjali. Aktualisht në Kosovë janë 1602 raste aktive me COVID-19, ndërsa 65 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edhe sot numër i lartë i rasteve me COVID-19, MSH publikon raportin Janë të Mbyllura

Aksion antidrogë në Kaçanik, ndalohen 3 persona – sekuestrohen 5 kg marihuanë

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar dje operacionin “Mali”, ku pas hetimit disa mujor, janë bastisur disa shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse, në fshatrat Ivajë-Kaçanik, nën dyshimin se në të njëjtën shtëpi është duke u bërë kultivimi i bimëve narkotike të llojit ”Canabis Sativa”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur njëzet e gjashtë (26) paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 5 kg e 227.6 gram si dhe gjatë këtij operacioni, janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar. Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje ...
Komentet te Aksion antidrogë në Kaçanik, ndalohen 3 persona – sekuestrohen 5 kg marihuanë Janë të Mbyllura