Bora dhe Donaldi nuk e kanë konfirmuar asnjëherë ribashkimin e tyre, ndonëse detajet i kanë nxjerrë gjithmonë zbuluar. Së fundmi, një veprim i Romeos ka zbuluar edhe më shumë se si qëndron e vërteta. Ai ka ripostuar në Instagramin e tij një video të një fan-page të dyshes Bora-Donald, ku duket një fanse e tij duke kënduar këngën më të re të aktorit. Ky veprim ka zgjuar shumë komente në Instagram, duke lënë të kuptohet se mes çiftit kanë një rikthim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te A e konfirmoi Romeo publikisht ribashkimin e Borës dhe Donaldit? FOTO Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Protesta e Partisë Demokratike mund të quhet zyrtarisht e hapur, pas nisjes së marshimit nga ana e kreut të forcës së djathtë politike, Sali Berisha dhe mbërritjes përballë Kryeministrisë, ku është ngritur edhe foltorja demokratë. Një numër i lartë qytetarët është grumbulluar në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me pankarta në duar, flamuj dhe brohoritje, ata bëjnë me dije se kanë dalë të protestojnë për rritjen e çmimeve, duke u shprehur kështu kundër Qeverisë dhe veprimeve politike të ndërmarra nga kjo e fundit. Të ftuar në protestë janë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, si edhe forcat e tjera opozitare politike. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pritet po ...
Komentet te Nis protesta e demokratëve Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali dje ka raportuar për dyshimin se është ndotur uji në Kaçanik, ku si pasojë qindra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Kaçanikut, Salih Malsiu, ka folur për Sinjalin dhe ka konfirmuar se rreth 300 qytetarë janë helmuar nga uji i pijes në këtë komunë, që nga data 5 korrik deri më sot. Sipas tij, shumica e pacientëve kanë pasur simptoma të njëjta. “Prej 5 korrik deri më sot kanë marrë trajtim rreth 300 pacientë, një shumicë prej tyre i kanë pasur simptomat e njëjta, barkqitje, vjellje, mundim”, është shprehur Malsiu. Malsiu po ashtu bëri të ditur se, analizat kimike kanë dalë dhe rezultati ...
Komentet te Rreth 300 pacientë po trajtohen si pasojë e helmimit nga uji në Kaçanik, drejtori i Shëndetësisë flet për Sinjalin Janë të Mbyllura
Interesimi i Chelseat për yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, nuk është blof, pasi Blutë janë seriozë dhe duan ta realizojnë blerjen e tij. Portugezi ka qenë i lidhur me Real Madridin, Bayern Munichun dhe madje edhe Atletico Madridin që kur kërkoi të largohej nga Old Trafford. Por sipas MARCA, Chelsea është më seriozi për nënshkrimin e numrit 7, dhe ata janë në gjendje t’i ofrojnë atij atë që ai dëshiron – futbollin në Ligën e Kampionëve. Pronari i ri Boehly dëshiron një superyll Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly, dëshiron të nënshkruajë me një emër të madh pas ardhjen së tij në klub. Ai shpreson të arrijë diçka ...
Komentet te Chelsea është serioz për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos – detajet e reja në lidhje me lëvizjen e portugezit drejt Londrës Janë të Mbyllura
Ditën e sotme, gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj dyshohet se është vetëvrarë, pasi u hodh nga kati i katërt i banesës së tij. Për vdekjen e 60-vjeçarit ka reaguar hoxha nga Tirana, Ahmed Kalaja, ku përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se i ndjeri Myftaraj ka bërë thirrje për gjenocid ndaj myslimanëve. Tutje ai ka thënë mos të lutet njeri te postimi i tij i bërë, pasi do u bëjë “block” atyre që e bëjnë një gjë të tillë./Sinjali ...
Komentet te Hoxhë Kalaja për vdekjen e Myftarajt: Mos të lutet ndonjëri për rahmet, apo na thotë ngushëllime se i bëj “block” Janë të Mbyllura
Gjatë vizitës së fundit në Prishtinë, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kishte thënë se janë duke punuar për organizimin e takimit Kurti-Vuçiq, i cili pritet të mbahet gjatë muajit korrik. Nga zyra e kryeministrit Kurti kanë thënë se ende nuk ka ftesë zyrtare nga Brukseli për një takim të tillë, por ai mund të ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi ka thënë për Telegrafin se është folur nëpër takime të ndryshme mundësia për takim të kryenegociatorëve dhe pastaj edhe të krerëve shtetërorë, Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë. “Ende nuk ka ftesa zyrtare. Nëse do të ...
Komentet te Takimi Kurti-Vuçiq mund të ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut Janë të Mbyllura
Gazetarja spanjolle e prestigjiozes “El Pais”, Maria Antonia Sanchez-Vallejo, ka reaguar pas lajmit se konsulli i Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi, është shkarkuar me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që drejtohet nga Donika Gërvalla. Gazetarja spanjolle ka thënë se Krasniqi ka qenë një mik i madh i Spanjës dhe se ka ndihmuar gazetarët spanjollë që të afrohen me Kosovën. “Sa keq të mësosh largimin nga Nju Jorku të konsullit Krasniqi, një mik i madh i Spanjës dhe që ka bërë kaq shumë për t’i afruar gazetarët spanjollë me realitetin e vendit të tij. Do te na mungosh!”, ka shkruar ajo. Dje Lulzim Krasniqi përmes një ...
Komentet te Shkarkimi i Krasniqit nga Gërvalla, gazetarja e “El Pais”: Sa keq, ishte mik i madh i Spanjës Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për një rast të detyrimit, pas denoncimit të bërë nga një grua, e cila ka raportuar se ka rënë pre e një personi, të cilit ia ka dhënë mijëra euro. Sinjali mëson se ajo është detyruar t’i jap të holla të dyshuarit, i cili e kërcënoi me familjen e saj. Burimet e Sinjalit thonë se bëhet fjalë për shumën prej 8 mijë eurosh, që i dyshuari ia mori viktimës, duke e kanosur seriozisht në lidhje me vëllain e saj. Gruaja e shqetësuar ka njoftuar Policinë se si u përballë me të dyshuarin A.A. dhe rrëfeu para hetuesve policorë se ky nuk është rasti i ...
Komentet te Burri nga Ferizaj e detyron një grua t’ia jap 8 mijë euro, e kërcënon për vëllain e saj Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim i cili obligon lokalet e gastronomisë t’i shërbejnë qytetarët me ujë. Rreth kësaj çështje ka reaguar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, të cilët thonë se uji që shpërndahet te konsumatorët, është i sigurt për pije dhe se ka kontrolle ditore për cilësinë e ujit. Nga kjo kompani kanë thënë se cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike “sipas parametrave të cilët janë në Pjesën A dhe C në Udhëzimin Administrativ Nr.10/2021 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu”. “Me monitoring të shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do te bëhët mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet ...
Komentet te Qeveria i obligoi lokalet ta shërbejnë, sa është i sigurt uji i çezmës Janë të Mbyllura
Për disa mësimi fillon dhe përfundon në klasë (sallë), e për disa të tjerë fillon dhe mbaron në shtëpi, dikur vonë. Krejt kjo varet se si e merr profesionin e mësuesit, nga vullneti për të kontribuar në gjeneratat e reja, apo vetëm për një pagë. Ky profesion është fisnik dhe zhvillohet edhe jashtë objektit shkollor, sepse nevoja për dije vazhdon. Njëri nga profesorët që tërë ditën e ka në dispozicion të studentëve është Artan Haziri. Profesori Artan Haziri, e don dhe e respekton shumë profesionin e tij. Ai thotë se ju përgjigjet studentëve në çdo kohë për çdo problem që ata e kanë me lëndën e caktuar. Jo vetëm kaq, ...
Komentet te Kush është profesori qe e don punën? Janë të Mbyllura