Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

E rëndë në Tiranë: Shtëpia përfshihet nga zjarri, vdes foshnja 6 muajshe

Shqipëri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Në rrugën “Gani Domi” ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetases J.L. Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6 muajshe. Si pasojë ka ndërruar jetë foshnja, ndërsa shtetasja J.L ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E rëndë në Tiranë: Shtëpia përfshihet nga zjarri, vdes foshnja 6 muajshe Janë të Mbyllura

Qëllohet me armë ish-kryeministri i Japonisë, sulmuesi kapet menjëherë/ VIDEO

Rajoni dhe Bota
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara dhe u dërgua në spital. Sipas disa raporteve, sulmuesi i tij i dyshuar u arrestua. Ish-guvernatori i Tokios, Yoichi Masuzoe, tha në një postim në Twitter se Abe, 67 vjeç, është në një gjendje të arrestit kardiopulmonar. Termi në Japoni përdoret shpesh përpara se të konfirmohet zyrtarisht vdekja. “Cilado qoftë arsyeja, një akt i tillë barbar nuk mund të tolerohet kurrë dhe ne e dënojmë ashpër atë”, tha sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno, raporton rel. Abe po mbante një fjalim për një kandidat zgjedhor në Nara kur ndodhi sulmi. Abe ka thyer rekordet ...
Komentet te Qëllohet me armë ish-kryeministri i Japonisë, sulmuesi kapet menjëherë/ VIDEO Janë të Mbyllura

Babë e bir rrahin keq 19-vjeçaren në Prizren, e godasin me grushte e enë qelqi – përfundon në spital

Lajme
Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre, të cilët pa hezitim i rrahin ato, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Ismail Kryeziu’ në Prizren, ku një 19-vjeçare është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe vëllai i saj 17-vjeçar. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë të ditur se e reja ka pësuar lëndime trupore në kokë, fytyre dhe ekstremitete. Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj është ...
Komentet te Babë e bir rrahin keq 19-vjeçaren në Prizren, e godasin me grushte e enë qelqi – përfundon në spital Janë të Mbyllura

Mot ‘vjeshtor’ në Kosovë, shumë shi dhe rënie e temperaturave nën 20 gradë celsius

Lajme
Nga sot në vendin tonë pritet të freskohet moti. Sipas njoftimit të Prishtina Weather nga sot pritet të mbajë mot “vjeshtor” në vend, me reshje të shumta shiu, ndërsa në fundjavë pritet edhe rënie e temperaturave nën 20 gradë celsius, raporton Gazeta Sinjali. Java e ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, ditëve të para do të mbetet me mot paksa më të freskët dhe kryesisht me diell. Erërat që pritet të fryjnë, do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të mira dhe pranueshme. Indeksi i rrezeve ultraviolete ditën e enjte mbetet në vlera shumë të larta, me ç’rast ...
Komentet te Mot ‘vjeshtor’ në Kosovë, shumë shi dhe rënie e temperaturave nën 20 gradë celsius Janë të Mbyllura

Luana Vjollca konfirmon duetin me Mc Kreshën, zbulon pak nga projekti

ShowBiz
Prej ditësh përflitej se Luana Vjollca do të sjellë një këngë me Mc Kreshën, por asnjëri nuk kishte konfirmuar asgjë. Sot, ka qenë Luana e cila ka publikuar një video, duke zbuluar një pjesë nga projekti i ri muzikor. Kënga titullohet “Nuk o ka ma qet” ndërsa data e publikimit nuk dihet ende. Kujtojmë që Luana ka sjellë disa këngë në kuadër të projektit “Thuaje”. Ai ka publikuar dhe disa episode ku ka rrëfyer përjetimet e saj ndër vite. Në njërin prej episodeve të projektit, Luana rrëfeu se si kishin tentuar ta përdhunonin. “Nuk do t’i cilësoj fansa këta njerëz që më kanë krijuar një lloj traume. Kanë bërë që ...
Komentet te Luana Vjollca konfirmon duetin me Mc Kreshën, zbulon pak nga projekti Janë të Mbyllura

Djali i Biden filmon veten duke pirë drogë – “The Sun” publikon pamjet shqetësuese

Rajoni dhe Bota
Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, e ka filmuar veten duke pirë drogë në një banjo gjatë detoksifikimit për të cilin babai i tij kishte paguar 75 mijë dollarë. Në pamjet ekskluzive që janë siguruar nga e përditshmja britanike “The Sun” shihet djali i presidentit, thellësisht i trazuar, duke marrë drogë në një banjë shëndetësore, në janar të vitit 2019. Hunter, 52 vjeç, fillimisht shihet duke shikuar përreth dhe duke prekur veten seksualisht. Më pas ai largohet nga vaska për një kohë të shkurtër dhe kthehet sërish me substanca narkotike dhe një kanaçe. Në fund të videos shqetësuese, Hunter shikon i përhumbur në kamerë. Hunter xhiroi këto pamje ...
Komentet te Djali i Biden filmon veten duke pirë drogë – “The Sun” publikon pamjet shqetësuese Janë të Mbyllura

‘O Avdi fol bre’: Deputetja e VV’së ‘djersitet’ duke e lexuar fjalimin dhe prapë s’kuptohet asgjë (Video)

Lajme
Deputetja e Vetëvendosjes (VV’së), Tinka Kurti, shkaktoi të qeshura në rrjete sociale me një fjalim që mbajti sot në Kuvend, të cilin përpos se mezi e lexoi, nuk kuptohej çka po do të thotë, shkruan Gazeta Metro. Teksa fliste për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, Kurti herë bllokonte e herë thoshte fjali pa pikë kuptimi.   “FatmirësishtË, Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër për këtë iniciativë….(pushon disa sekonda)…pra duhet t’u kthehet atyre që u është marrë. Ata që u pasuruan në kurriz të të tjerëve, të qytetarëve, duhet ta kthejnë pasurinë aty ku e kanë….ku është marrë. Kështu është shumë mirë që të vazhdohet me Byronë ...
Komentet te ‘O Avdi fol bre’: Deputetja e VV’së ‘djersitet’ duke e lexuar fjalimin dhe prapë s’kuptohet asgjë (Video) Janë të Mbyllura

Politikanët më të pëlqyer në Kosovë, sipas sondazhit të PIPOS

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është cilësuar si politikanja me notën më të lartë në matjet e fundit të opinionit publik me 3.01%. I dyti në matjet e opinionit publik të realizuara nga PIPOS del se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është politikani i dytë më i vlerësuari në vend me 2.82%. I tret si politikani me notën më të lartë del të jetë lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku me 2.49%. Pas tij janë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me 2.3% dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me 2.07%. Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1050 respondentë dhe prezantuar në Rubikon në Klan Kosova./Telegrafi ...
Komentet te Politikanët më të pëlqyer në Kosovë, sipas sondazhit të PIPOS Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Ky është pronari i shtëpisë në Zveçan ku u gjetën 55 mijë euro pajisje për kriptovaluta dhe drogë

Lajme
Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në një objekt në Zveçan, që ka rezultuar me konfiskimin e pajisjeve të kriptovalutave që kapin vlerën prej 55 mijë eurosh, si dhe një sasie të narkotikëve. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari në shtëpinë e së cilit u gjetën këto pajisje dhe droga është Stefan Nedeljkovic, i cili gjendet në arrati. Sipas informatave të para, pajisjet për prodhimin e kriptovalutave që janë konfiskuar nga Policia janë në vlerë prej 55 mijë eurosh. Ndërsa, në total si dëshmi/prova gjatë kontrollit janë gjetur si në vijim: – Katër (4) kamera video incizim – DVR – Makinë për ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është pronari i shtëpisë në Zveçan ku u gjetën 55 mijë euro pajisje për kriptovaluta dhe drogë Janë të Mbyllura

Prindërit e Thaçit shkojnë nesër në Hagë, takohen për herë të parë që nga arrestimi i ish-presidentit

Lajme
Pas gati dy vitesh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pasi që nga ajo periudhë po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte. Prindërit e ish-presidentit, Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë atë nesër. Ata do të nisen mëngjesin e së premtes dhe do të qëndrojnë për në kryeqytetin e Holandës deri në orën 16:00, raporton lajmi.net. Dëshirën për ta takuar të birin, e kishin theksuar edhe gjatë vizitës së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në Burojë të Skenderajt. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Prindërit e Thaçit shkojnë nesër në Hagë, takohen për herë të parë që nga arrestimi i ish-presidentit Janë të Mbyllura